Dje qelloi te shihja filmin “Lincoln”. U impresionova me madheshtine e Abraham Linkoln, permes interpretimit te shkelqyer te Daniel Day-Lewis. Abraham Linkoln eshte njeriu qe ndryshoi historine,jo vetem te SHBA, por edhe te gjithe njerezimit. E beri te mundur me miratimin e historikut “Amendamenti 13”.Ky ishte Amendamenti qe beri te jashteligjshme skllaverine ne gjithe territorin e SHBA. Ishte nje vendim i jashtezakonshem historik i ndermarre ne nje moment teper te veshtire, kur SHBA ishin te raskapituar nga Lufta Civile.
Koha kerkonte aktin e Njeriut te Madh ! Koha kerkonte Abraham Linkoln ! Por, jo vetem kaq. Njeriu i madh Lincoln e mori persiper miratimin e Amendamentit 13 ne nje parlament qe perbehej ne shumice nga republikanet (qe ishin pro) dhe ne pakice nga demokratete (qe ishin kunder). Ishte nje vendim i veshtire, sepse per miratimin e Amendamentit duheshin 2/3 e parlamentit dhe, per kete, nuk mjaftonin votat e republikaneve. Duheshin edhe 20 vota demokratesh. Por ishte nje akt historik qe duhet te kryhej me sukses. Linkoln kishte perpara alternativen: ose miratohej Amendamenti 13 me 2/3 e votave, ose SHBA do vazhdonin te lengonin ne agonine e Luftes Civile dhe mbase skllaveria do vazhdonte te ishte ekzistente edhe ne ditet tona. Sigurisht qe, nese ky Amendament rrezohej, nuk do te kishim SHBA te diteve te sotme. Edhe bota nuk do te ishte kjo e sotmja. Do te ishte me e shemtuar dhe e pasigurte !
Lincoln,nje figure mjaft e dashur dhe e respektuar per personalitetin e tij, nuk mund te ishte aq naiv sa te shpresonte qe demokratet do te bindeshin nga argumentat dhe, ndaj, t’ijepnin 20 votat e nevojshme per miratimin e Amendamentit 13 dhe nxjerrjen jashte ligjit te skllaverise. Jo, ky do te ishte nje iluzion edhe pse behej fjale per nje vend si SHBA.
Por Linkoln gjithashtu e kuptoi plotesisht dimensionin historik te momentit dhe e ndjeu mbi vete gjithe peshen e misionit te tij. Ishte koha qe amerikanet duhet tevendosnin nese do te vazhdonin te pengonin vetveten me zinxhiret e skllaverise e te erresisres, apo do te linin hijet e se shkuares per te mos u ndalur me ne rrugetimin drejt diellit te lirise, barazise e prosperitetit. Por, Linkoln duhej te ndihmonte popullin e vet per vendimmarrjen e drejt. Dhe ai duhej ta kryente kete mision me cdo kusht !
Pak a shume, ne te njejtin moment historik ndodhemi ne ne vitin 2013 ! A do te vazhdojme te lengojme ne vorbullen e korrupsionit,mungeses se shtetit, ligjit te xhungles e rraskapitjes ekonomike, apo do te leme hijet pas e do te nisim me ne fund rrugetimin e qarte drejt diellit te barazise, shtetit te se drejtes e zhvillimit te qendrueshem ekonomik? Si gurisht, zgjedhja nuk eshte e vestire! I veshtire eshte realizimi ! Si?
Lincoln-it i duheshin te gjitha votat e republikaneve dhe te pakten te 20 demokrateve te Parlamentit Amerikan per te bere te mundur zgjidhjen. Edhe ne ndoshta nuk na mjaftojne vetem votat e socialisteve per te bere te mundur zgjidhjen. A duhet te kerkojme votat e kujtdo tjeter qe do te na bente te realizonim qellimin historik, ate te ndarjes njehere e mire nga mbreterimi i erresires – kolera e Sali Berishes? Pergjigja pragmatiste do te ishte “po” !
Natyrisht, une po bej nje paralelizem te figurave dhe qellimeve te koheve te ndryshme, te dimensioneve te ndryshme. Por historia duhet te na mesoje dicka. Dhe ajo na meson vetem prej akteve qe kane hyre ne histori, qe do te thote akteve te medha dhe njerezve te medhej. E, ne kete kontekst, asnje krahasim qe na ndihmon ne gjykimin tone nuk eshte i pavend.
Pse e e bera paralelizmin pikerisht me Amendamentin 13 te Lincoln? Edhe per nje arsye tjeter: menyren sesi Lincoln arriti ta kaloje Amendamentin ne Parlament. Lincoln “bindi” 20 deputete demokrate! Disave u ofroi para cash,te tjereve vende pune ne administraten e tij. Po,po ! Abraham Lincoln hoqi skllaverine dhe ndryshoi historine e SHBA-ve dhe te gjithe botes me votat e disa njerezve jo fort te moralshem. Madje pikerisht te atyre njerezve qe ndihmuan te mbanin ne kembe skllaverine per aq sa zgjati. Por ky ishte nje vendim historik ! Dhe historia ka progresuar permes kompromiseve, disa here edhe joparimore. Amerikanet jane ata qe jane sot ne bote, fale miratimit te Amendamentit 13 edhe me ndihmen e votave “te pamoralshme” te disa demokrateve. I madhi Abraham Lincoln e beri te mundur, sepse ishte Burre Shteti !
A eshte me mire qe opozita e udhehequr nga Edi Rama te rrezikoje te humbase zgjedhjet dhe bashke me to edhe momentin historik te ndarjes nga agonia, apo me votat “e pamoralshme” te LSI-se te siguroje realizimin e Amendamentit 13 shqiptar? Kushdo mund tí jape kesaj dileme pergjigjen qe deshiron. Por zgjedhja e Abraham Lincoln na meson se ka momente kur “qellimi justifikon mjetin”.
Vetem se qellimi duhet te jete vertet madhor ! I tille eshte edhe qellimi yne : lenia pas e hijes dhe ecja drejt diellit ! Cdo gje ne funksion te realizimit te tij ! Une jam pro Amendamentit te 13-te shqiptar ne 23 qershorin e 2013 !

I dashur Ilir,
Ke bere nje krahasim shume te goditur dhe mjaft realist. Kjo i duhet sot Shqiperise ,bashkimi per nje qellim te madh ! Jam dakort me Ju . Ky eshte amenadmenti i 13 dhe per te majten shqiptare . Neodiktaturat duhen crrenjosur me cdo kusht edhe pse keto alenca mund te te kene nje shije jo fort te mire ,por Rilindja do fitoje !
Edhe une jam pro, po kush i beson kto legena, ti po krahason Edin me Lincoln dhe ktu me duket se po gabon rende. Edhe une isha pro Aleances Meta-Berisha por e pame sesi na qeverisen. Kush jep garaci Meta mbas 23 qershorit nuk i merr te gjithe deputetet e tij dhe ia kalon Berishes se per leke cfare nuk ben ai.
Ke te drejte Ilir. Eshte nje “mut” qe duhet ngrene per te shpetuar njehere e mire nga KOLERA SALI BERISHA. Amin ! Edhe une jam pro. Forca Rilindje !
Une jam pro gjithashtu 🙂
Jo mor vlla, ca jane keto krahasime:
Si u mendua ne ate kryesine socialiste se do te nderronin lekure ujqit sapo te nderronin srofke? Si pate qe abstenuan?
Po ata kane marre uraten nga krimineli qe deri dje kane mbeshtetur. Rama vete ka thene qe ne do shohim perpara dhe jo prapa. Cfare tregon kjo? Se asnjenjeri s’do persekutohet per krimet qe ka bere ndaj kombit. Nuk e kuptoni se gjatoshi Rama i ka bere pazaret me trashaluqin Meta me kohe e me vakt e priti rastin( si duken bathet qe ne Lasl)
Do i shihet mire tymi kesaj pune ju kur ti vije dita.
Ke bo nje krahasim qe te len goj hapur…..
Cfar jan kto budallalliqe qe shkruan??
E para Edi Rama duhet te bindte te gjithe komitetin drejtues per kete qe ti e quan Amandamenti 13,dhe jo te hante ngjalat e Monikes.
Edi jua beri fakt te kryer kete gje.
Kjo eshte idjotsi politike.
Edi te pregadiste terenin ne PS dhe se bashku me te gjitha ato forca aleate qe i shkuan pas keto 4 vjet ti informonte dhe integronte per kete gje.
I rrofte LSI kur tani do ti ikin aleate e tjere.
Kjo nuk eshte politik por perpelitje per te mbrojtur qe mos te vjedhin votat PD e Saliut duke vendosur rroje Ilir Hajdutin.
ik shife filmin prap,..se mos zbulon dhe ndonje sekuenc qe te ben te kalosh ne orgazem.
Së pari tregon pêrralla dhe ky moral ty,Ilir Meta te ka udhehequr gjithmone qenur merrje para eurosocialisteve nga rrethet per tu nxjerr viza per Greqi,Itali!Së dyti dihet artistikisht nga teoria e letersise moderne(jo ajo e Realizmit Socialist qe te kane mesuar ,se cdo krahasim gjithmone calon!Edhe pse e treguar brutalisht keq,nuk mund të persfrohet me Skllavërine ku re vet brenda tek Sali malokari shpellar(nuk shahen kurre malesoret se jam vet)ndaj idjotesia jote edhe ketu shtohet në vend qe kater vjet me parë të shpertheje me opoziten vjedhjen dhe djegien e kutive te votave!Ti si skllav mizerabel i Sali shpellës,deklarove turpësisht KOKPALARET,ata që sot ty kane te drejte te quajne MORR!I piste,balte ne goje të të majteve idealiste,qe vetem plumbin kursyen pa ta dhene,u torturuan dhe vranë per fytyren tende prej skllavi tek Berisha vrases !Ti duhej minimalisht dy vjet me pare,para 21 janarit tragjik,gjakpashlyer e ndeshkuar si do behet,të kishe dale nga Shpella e kafsheve me dy kembê!Nuk ka asnjë koherencë i madhi Linkoln me këto perralla foshnjore treguar mire per analfabetet qe keni prodhuar me shumice per korrupsionin tuaj te turpshëm!Sali krimineli dhe Banda e tij e prapambetjes edhe pse duhet zhdukur e denuar rende,nuk ka atë konotacion me kohen e Linkoln!Përse sot?Morali i te majtes prej teje ka renien më drastike keto 4 vjet dhe fal PS dhe Edi Rames,mbeti në kufijë të pranueshëm!Rikthimi natyrisht është vlerë,”Me mirë vone se sa kurrë”,por kostua qe ke prodhuar ti,personalisht me kupolen LSI eshte tragjike dhe nuk mund te shlyhet as me pendimin tënd publik,e jo më me përrallat idjotisht të ndertuara në konfront me Linkoln!Sovrani do të thote fjalen edhe per ty,por nese ai ka një baze të mirë të votojë në skede vetem,PS;aty do të vertetohet edhe besimi dhe morali për ty!Nuk besoj se do marresh më shume nga cmeriton dhe nese humbet,duhet të largohesh si i deshtuar dhe mekatar i madh!Sepse prodhove konflikt,korrupsion,pabesi,vrasje,duke turperuar edhe cdo bashkzonas që pergjithsisht te urrejnë!…Vota e LIRE do tregojë!Kulisat nga merr porosite dhe shpresen për tu ringritur janë teper të pështira dhe këshilltaret e tu injorante të kisha gje ne dore do ti perzija te gjithe me shqelma!Prodhove moral të pistë që veshtire të ndahet dhe ne jeten personale…Mijra këshilla të kemi dhënë,sharje,fyerje,duke të kursyer vetem plumbin dhe jeten,sepse ate duhet ta marri natyra a Zoti,sepse na u bëre “baltë” e hidhur në gojë dhe me RIKTHIM NE SHTEPINE E majtë,vonë,serish po perrallis!Vonë,teper vonë…Sovrani le të vlerësojë hapur!Une i bindem vetem atij,me votë të lirë e të pacenuar!
Hahahaaaaa!Mos u merzit Ilir Metaj i Vlores(nese je ai nga Patosi,se ka dhe nga Berati,te njoh mirë!Duhej,si provokim dhe gallatë,pas zemerimeve!Bukur,shume bukur ky shkrim!
Te pergezoj per kete shkrim qe eshte vertet domethenes dhe na jep nje pergjigje te arsyeshme te gjithe ne socjalisteve.
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.