Mëngjesin e së enjtes, kryedemokrati Basha ishte në Elbasan me rastin e ditës së verës. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike njoftoi se ai do të zhvillonte ecje nëpër qytet si dhe takime me qytetarët, por duket se diçka ndryshoi në axhendën e tij.
Selia blu fshiu njoftimin e dërguar për mediat ndërsa Basha u largua nga Elbasani në drejtim të Tiranës, pa dhënë asnjë prononcim.
Nga ana tjetër, edhe axhenda e Kryeministrit Rama pati lëvizje të minutës së fundit. Si fillim ishte programuar që ai të ishte në Elbasan me rastin e ditës së verës por më pas në axhendë mbeti vetëm inspektimi i rrugës Tiranë-Elbasan.
Nuk dihet nëse dy rivalët e politikës po përpiqeshin të shmangnin një takim aksidental në rrugët e Elbasanit por kur u mor vesh se Basha ishte kthyer në Tiranë, Rama vendosi në moment të fundit që të mos vazhdonte drejt kryeqytetit por t’i bashkohej për ballokume Qazim Sejdinit.
Rama vizitoi edhe ekspozitën e çelur me fotografi të vjetra të Elbasanit.
l.h/ dita

E ke qare komentimi o i.Hogja!Sikur po bene nje ritransmetim te ndonje ndeshje ku:topin e ka Basha ,niset per ne sul ,terhiqet atje i del Rama qe kerkon tia marr topin por ai niset ne drejtim te paditur pasketaj rama terhiqet dhe ha ballokume me qendermbrojtesin Sejdini !I kam thene dikur kryeredaktorit qe qe kur ke futur gazetaruc si Hogja ,me mire mos lexo se coza coza!Po Bedrana nuk po na shkruan ndonje artikull per kryekunatin ?