Rama dhe Berisha që nuk njohim

anazapta
gazeta dita cover

Udhëtim në psikikën e dy liderëve kryesorë në Shqipëri. Ndrydhjet dhe kufizimet në fëmijërinë e hershme. Dallimi mes dy vatrave familjare. Krahasimi i një konviktori ambicioz dhe vetëkërkues me një “çun tirone” të apasionuar pas ngjyrave.

Përse të dy personazhet janë të ndikuar nga gjurma komuniste? Si ka ndikuar ecuria jetësore, për të sjellë si produkt një Berishë agresiv, në gjendje konstante tensioni dhe një Ramë që është më pak i disiplinuar por i ambjentuar më herët me mjedisin qytetar. A e rrezikon Berishwn këmbëngulja e tij për të lënë një pasardhës të sigurt?

 

Ditën e zgjedhjeve Edi Rama u dha një intervistë dy gazetarëve francezë. Befasia e kësaj interviste ishte thënia e Ramës se, kam një problem me vdekjen dhe historinë, dua të lë një shenjë, të bëj gjëra që do të shënohen në histori e që do të jetojnë edhe mbas vdekjes sime. Dy gazetarë, M. Nano e S. Minxhozi reaguan shpejt mbas kësaj deklarate. Meraku i tyre? Frika se mos nën peshën e këtij pikësynimi do të kemi te Rama rishfaqjen e atyre sjelljeve autokratike për të cilat u ndëshkua Sali Berisha me votë nga populli. Shqetësimi i tyre më duket i drejtë, aq më tepër kur je djegur, je përvëluar dy herë nga qulli.

Shtroj atë pyetje të cilën ngurruan që t’a shprehnin gazetarët e përmendur më sipër: sa është e mundshme, sa mbartet te Edi Rama e keqja predispozuese, që Kryeministri i ardhshëm të rrëshqasë në terren autokratik, t’i rrëshqasë vendosjes së drejtësisë, të kthehet në një mbështetës të korrupsionit, të harrojë që i kërkohet me insistim nga populli dhe Perëndimi ndërtimi i një shteti ligjor ku njerëzit e pafajshëm të mos vriten nëpër rrugë e sheshe sepse demostrojnë kundër arrogancës së Qeverisë. Nuk kisha ndërmend që të merresha me një ide të tillë, por për dreq ma shtiu në mendje vetw S. Berisha me atë që tha në një emision televiziv.

 

SALI BERISHA USHTARAKUniversiteti i Berishës, sipas Berishës

Disa ditë përpara zgjedhjeve Sali Berisha, Kryeministër e mjek, i pranishëm në emisionin televiziv Zonë e Lirë, pohoi me zë të lartë se universiteti i parë i njeriut është periudha nga lindja deri në moshën tre vjeç. As drejtuesi Çani dhe asnjë tjetër nuk i bëri atij pyetjen – kjo gjë që qenka kaq deçizive për formimin e njeriu aq sa e quajnë universitetin e parë të jetës, si ka qenë ky universitet për ju si individ, si të ka formuar, çfarë roli me vlerë apo antivlerë ka luajtur më pas në moshë madhore ?

Më befasoi ky pohim i Berishës. Në ka politikan i cili nuk duhet që t’a thotë një gjë të tillë, dhe që me mëndjelehtësi, për fatin e tij të keq, nuk e analizon për vete por përpiqet që t’ua japë si mësim të tjerëve, ky është Sali Berisha.

Përgjatë shkrimit do përpiqem që të bëj një “gjenealogji të njerëzores” për subjektin Edi Rama si Kryeministër i ardhshëm dhe për të qenë më i kuptueshëm do përdor metodën krahasuese duke e vendosur përballë subjektit Sali Berisha Kryeministër.

 

Pak fjalë mbi nocionet temperament, karakter, personalitet

Që nga lindja çdo njeri ka një fondament biologjik të përbërë nga konstitucioni organik i trashëguar (konstitucioni hereditar) prej të cilit rrjedh forma dhe proporcionet e trupit (konstitucioni morfologjik) dhe modaliteti i funksioneve vitale si ai qarkullues, respirator, endokrin etj, (konstitucioni fiziologjik). Konstitucioni hereditar plus karakteri e personaliteti përbëjnë “gjenealogjine e njerëzores”.

Kur një individ i vetëdijshëm arrin të kryejw sjellje që bien ndesh me etikën dhe normat njerëzore, në këtë rast urtësia popullore thotë  “vajti në fis”, “e ka në gjak”, ose “dardha bie mbi dardhë” duke iu referuar fondamentit biologjik, konstitucionit hereditar të tij. Ky kompleks i këtyre elementeve përcakton një strukturë psiqike dhe temperament të fillimit. Përse themi të fillimit? Themi të fillimit sepse faktorëve shumë kushtëzues trashëgimor u duhen shtuar kushtëzimet e tjera që u detyrohen faktorëve ambientalë shoqëror, të cilat influencojnë deri diku jetën e njeriut.

Por ç’është temperamenti, karakteri dhe personaliteti? Temperamenti shpreh impulse, tendenca instiktive, dispozicione, nevoja, gjendje afeksionale. Me temperament jemi mësuar të kuptojmë stilin e sjelljes së një individi. Ky stil shfaqet herët në moshën e një individi, ka një bazë biologjike dhe është shumë stabël në kohë e nëpër situata të ndryshme.

Karakteri është elementi psikologjik që jepet ose fitohet gjatë jetës dhe kalimi nga një shkallë te tjetra në rrugën evolutive provokon ndryshime të karakterit me pasoja edhe të tipit social-kulturor. Te fëmija karakteri nuk dallohet akoma nga temperamenti, vendimi nuk dallohet akoma nga impulsi, proçeset frenuese janë pak të zhvilluara, skemat mendore gjithashtu pak të zhvilluara etj.

Ndërsa personaliteti jo vetëm unifikon aspektet biologjike të temperamentit dhe ato psiqike të karakterit të influencuara nga ambienti, por krijon edhe vlera, modele të reja të sjelljes.

Klasifikimi i personalitetit është bërë sipas disa tipeve e sipas disa modeleve. Çdonjëra prej tyre mund të krahasohet me një hartë e cila ka si qëllim që të thjeshtojë vizualizimin e mbretërisë së shpirtit njerëzor. Njëlloj si egzistojnë harta gjeologjike, politike, rrugore etj, ashtu edhe hartat e tipologjisë së personalitetit ndjek një interes specifik. Asnjëra prej tyre nuk është gjithëpërfshirëse, asnjëra nuk është gjithçka në vetvete. Studimi i një harte nuk mund të zëvëndësojë asnjëherë eksperiencën e vet territorit të shkelur nga njeriu..

Sot psikanalistët preferojnë që të flasin për personalitet/karakter si një modalitet të strukturuar të të menduarit, të dëgjuarit dhe të sjellurit që rezulton nga ndërveprimi i ambientit në dispozitivin gjenetik e kulturor të individit dhe që është i modifikueshëm.

 

Përse dështoi S. Berisha në raport me kohën?

Pas këtyre shtroj pyetjen- përse dështoi S. Berisha në raport me kohën? Përse njëlloj si Ramiz Alia që mbas marrjes së pushtetit kishte momentin historik për të bërë punë historike, nuk arriti dot të ngrihet në nivelin e ideve që i kërkonte koha? Përse nga një njeri që e njihte sistemin administrativ të centralizuar, mbeti rob i metodave të dosjeve e shantazheve të zyrave diktatoriale, nuk u shkëput dot nga mendësia e punës sipas stilit të centralizuar diktatorial?

Le të kthehemi te universiteti i parë i moshës deri tre vjeç.

Nga lindja deri në moshën tre vjeç, fëmija është totalisht nën masat ushqyese dhe vëzhgimin e pandërprerë të nënës. Gjatë kësaj faze fëmija fillon të flasë për vete (unë, e imja) duke marrë formë koshienca e vetes. Dy vjeç fëmija fillon të zbatojë rregullat, me refuzime të thjeshta hera herës si pjesë të një proçesi dinamik të kundërshtisë ndaj prindërve. Proçesi i mësimit të gjuhës së nënës zhvillohet me hapa të shpejtë si një element shumë i rëndësishëm i koshiencës në evoluim. Me nivelin e gjuhës që zotëron si tre vjeçar fëmija mëson emrin e disa emocioneve dhe arrin që të bëjw lidhjen e këtyre emocioneve me situata të caktuara. Te fëmija 3-4 vjeç vizionet negative me skena e episode të përsëritura veçanërisht për vetveten mund të zhvillojnë një gjendje me humor të turbulluar, me humbje të interesit dhe të kënaqësisë në aktivitete normalisht të kënaqshme, thjesht depresion fillestar të moshës 4-5 vjeçare.

Mbas moshës tre vjeç fillon faza e shkëputjes graduale nga ky kujdes deri në zhvillimin e një pavarësie (4-5 vjeç) ku në qendër tw reflektimeve të tij janë konceptet “e mira/ e keqja” që i referohet konceptit biologjik të “afrimit/largimit” nga një rrezik. Mbi këto koncepte fillon të zhvillohet autovlerësimi.

 

Rëndësia e emocioneve në fëmijëri

Kanë shumë rëndësi këto emocione (frika, dashuri, inat) si gjendje mendore dhe fiziologjike të fëmijës që përcaktojnë modifikime të sjelljes së tij, kushtëzuar nga stimuj të jashtëm apo të brendshëm, të lindur ose të fituar përgjatë këtyre viteve. Frika, dashuria dhe inati pasohen në moshën 5 vjeç nga të tjera emocione bazë, si turpi, ankthi, xhelozia dhe zilia. Ka filluar tashmë parapërgatitja për një sjellje morale që nuk ka më nevojë për vëzhgim prej më të mëdhenjve. Gjatë kësaj periudhe përfundimisht janë hedhur themelet mbi të cilat ndërtohen variacionet e arkitekturës së sjelljes në vitet e ardhshme të jetës së fëmijës.

Evoluimi i emocioneve (ndjenja e fajit, falja, trishtimi, zemërimi, shpresa, brerja shpirtërore, sharjet e herë pas hershme, nofkat ofenduese, zhgënjimi etj.) e ndihmojnë fëmijën që të kuptojw ndryshimin midis botës së brendshme dhe asaj të jashtme, krahas njohjes më mirë të vetes. Pesë vjeç fëmija është qartësisht egoist. Pason faza e përgjigjes “jo” gjatë së cilës fëmija provon kënaqësinë e kundërvënies ndaj prindit. Sidomos shoqërohet me konflikt prindëror të të njëjtit seks.

Ndërsa 6-7 vjeç fillon të zhvillojë një sens moral me kahje në një drejtim dhe të ngurtë si, p.sh, bazohet në mendimin që të gjithë i duken njësoj. Në moshën 9 vjeç paraqet një ëndërrim më pak të ngurtë, më të balancuar. Në fillimet e shekullit të kaluar kjo periudhë e fëmijërisë konceptohej si fazë kur kërkohej që fëmija të bëhej i rritur sa më shpejt të ishte e mundur, pa u kuptuar dhe vlerësuar kjo periudhë e jetës. Në varësi nga shtresa shoqërore së cilës i përkiste vizionet ishin të ndryshme. Në shtresën shoqërore më të zhvilluar ekonomikisht fëmija ishte i rrethuar nga prindër të cilët luanin një rol shumë përcaktues në jetën e tij, ndërsa në shtresën e fshatarve dhe të proletarwve, përveç një mortaliteti të lartë infantil, në pjesën më të madhe të rasteve dominonte vënia në punë e fëmijve që në moshë fare të vogël. Deri në kohën e Rusoit fëmijëria trajtohej në libra si një moment inoçence. Ishte Frojdi që iu kundërvu këtij qëndrimi dhe që me shumë argumenta shkencorë tregoi se në vitet e para të fëmijërisë mbijnë farat e të gjitha perversiteteve të jetës së tij adulte. Fazat e zhvillimit të njeriut janë si fazat e një mikrokozmosi. Të gjitha këto sa më sipër të shtyjnë të bësh pyetjen- këto vlera që fitohen gjatë kësaj moshe çfarë mendimesh, vesesh, pasionesh, instiktesh, etj, ndezin te njeriu në vitet që vijnë më vonë?  Tani le të ndalemi te problemi konkret…

 

Edi Rama dhe Sali Berisha, krahasim i fëmijërisë

Përballja studimore krahasuese e Edi Ramës me Sali Berishën për këtë periudhë fëmijërie që po flasim tregon qartë prezencën e dy ambienteve familjarë krejt të ndryshëm. Edi Rama i rrethuar nga kujdesi i dy prindërve të përkushtuar sepse edhe mundësitë i kishin të plota, dëgjonte këshilla edukuese të të dy intelektualwve, shikonte e latohej në rritje e sipër i rrethuar nga objekte arti e libra të shumtë në gjuhë të huaja, dëgjonte biseda për piktorin Zef Kolombi, shikonte piktura të tij si i afërm i familjes, për fisnikët e kohës së mbretërisë, bënte shfaqje teatrore për fëmijë,  zbavitej në plazh, shikonte albume ku nuk mungonte erotikja, etj, etj.

Shtresë tjetër ishte familja e fëmijës Sali Berisha, e cila me gjithë mangësitë ekonomike natyrisht që dëshironte më shumë për fëmijën e vet, por vobektësia, ambienti gjeografik i ashpër e i izoluar dhe niveli kulturor i ulët mundësonin zhvillim të limituar.

Kemi dy nëna, njëra Sheqerja (Berisha) që e fillon ditën në mëngjes herët duke u kujdesur për bagëtinë, fati i saj, ndërsa tjera Aneta (Rama) që ka bërë studimet në Varshavë, e që në kuadrin e detyrimeve të zakonshme familjare shikon të përparojë në profesionin e vet. (Dua të qartësoj plotësisht se kam respekt të veçantë për punën e çfarëdo lloji, jashtë paragjykimeve përçmuese. Punës i falem).

Sigurisht natyra malore e ashpër luan rol të madh dhe të jetuarit shumë larg nga familjet e tjera nuk i ka mundësuar fëmijës S. Berisha lodrat në grup të cilat janë me shumë rëndësi për zhvillimin psiko-social të mëtejshëm. Zona e Tropojës me një nivel shumë të ulët zhvillimi kishte raste të shumta të sëmundjes së sifilizit. E trasmetueshme në breza sëmundja e sifilizit prej dekadash godiste me pasoja të rënda banorët e zonës. Veçanërisht komplikacionet neuropsiqike që njihen me emrin “neurosifiliz”, fazë e rëndë e sëmundjes (e cila për këtë është simbolizuar me një bust në Muse’e de l’Homme në Paris).

Pra fëmija S.Berisha duke u rritur zhvillohet brenda një ambienti familjar e shoqëror me kondita e rrethana jo aq të ngrohta e të shëndetshme në detajet e tyre, takime shumë të rralla me të rritur që vijnë në shtëpi nga qyteti e që me tregimet e tyre ia nxisin fantazinë këtij fëmije, gjë që gradualisht e bëjnë që të shtrojw pyetjen-çfarë do bëhet me mua?

Faza e shoqërizimit fillon të marrë formë në sajë të proçesit të hyrjes në shkollë.

 

Edi Rama dhe Sali Berisha, krahasim i adoleshencës

Në këtë fazë të jetës dy personazhet tanë kanë përsëri ambiente jetese shumë të ndryshëm. I riu Sali Berisha me inteligjencë natyrore të spikatur fillon shkollën e mesme shumë larg fshatit të tij, brenda jetës sa shoqërizuese aq edhe të ashpër. Jetë konvikti me shumë mangësira financiare, veshje krejt modeste, pamundësi për të shkuar shpesh pranë vatrës familjare, psikologjikisht i motivuar për të fituar simpatinë e drejtuesit të shkollës e të konviktit, mëson se egziston mundësia e të qenurit komunist, kupton se duhet mësuar gjuhë e huaj me çdo kusht, e tmerron mendimi i natës se mund të kthehet një ditë në fshatin e ashpër të lindjes, prandaj rruga e karierës i del si shpëtim nga ky rikthim, etj, e të gjitha këto e ndikojnë drejt sjelljes ambicioze vetmitare, zemërues me shumë aspekte të jetës së përditshme.

Ndryshe është puna me të riun Edi Rama. Shoqërizimin, veshjen, sportin, flirtet, gjuhët e huaja, librat dhe formimin nëpërmjet diskutimeve, i ka me tepri. Ndihet shumë i plotësuar dhe sistemin komunist fillon t’a shikojë e mendojë si një korracë që e kufizon në plotësimet e mëtejshme. Ky terren elitar familjar dhe shoqëror e shtyn gradualisht drejt koncepteve të jetës, rolit të njeriut në shoqëri, vlerat që duhet të krijojë, pengesat që i ngrihen njeriut nga shkurtësia e jetës, po vdekja – kjo kosë që një ditë do na presë vrullin e idealeve ? etj. etj.

Mbi tunelin e komplekseve të adoleshencës egzistojnë biblioteka të tëra me libra. Ashtu si fëmijëria, edhe adoleshenca është një periudhë transformimesh të shpejta biologjike të kombinuara me kërkesa të reja dhe pritshmëri ambientale. Në këtë fazë të jetës lulëzon te këta individë një sentiment tërësisht human, ekstremisht torturues, brengosës e rraskapitës në vazhdimësinë e tij, shtypës dhe shpesh i pasuportueshëm, mjaft i vështirë për t’u administruar, sidomos kur vazhdon të rritet në drejtim patologjik, ndjenja e zilisë.

Në këtë kontekst psikologjia sjell gjithmonë shëmbullin e përrallës së Hirushes, shërbëtores së përçmuar dhe injoruar nga njerka dhe vajzat e saj. E përse? Thjesht sepse, bukuria e saj fizike dhe shpirtërore vazhdonte të lulëzonte akoma më hijshëm megjithë të këqijat që pësonte dhe djallëzitë e kurdisura nga ato që e rrethonin. Përrallë është Hirushja, por nga xhelozia e zilia kanë nisur luftëra.

 

Zilia, konviktori Sali dhe “moderni” tiranas Edi

Zilia, ky sentiment urrejtjeje përzier me hidhërim lind nga ndërveprimi i dy aspekteve themelorë: 1-Tjetri posedon ato që ti i kërkon por nuk i arrin dot, dhe 2- vetëdijshëm apo pavetëdijshëm fantazia përpunon ide në drejtim të shkatërrimit të asaj që tjetri posedon.

Provon një ndjenjë shumë të fortë torturuese kur krahason situatën e vet me atë të dikujt që e konsideron me më shumë fat.

Këtu ka një detaj shumë paradoksal. Arrihet deri aty saqë të shtohet dominueshëm zilia kundrejt personit që megjithëse ka pësuar një dështim fatkeq shoqëror prap se prap vazhdon të ruajw qetësinë, t’i kundërvihet mëshirës me logjikë të shëndoshë dhe të ruajw një gjendje humori të mirë. Një ndjenjë e tillë armiqësore jo gjithmonë varet nga çështje ngushtësisht materiale, ose që nuk mund të arrihen as me para e as me pushtet, si p.sh. qartësia shpirtwrore, buzëqeshja e brendshme, energjia pozitiviste që reflekton, ndjenja e një komforti lumturor, thjeshtësia e pa shtirur.

Forma dhe shkalla e fenomenit varet dhe ka edhe bazën e vet shkakësore: 1-mungesa e afeksionit gjatë fëmijësrisë e adoleshencës, 2-vetmia torturuese që përshkruhet si “monstra asocial, joshoqërore”, 3- frustrimi, 4- dëshira të parealizuara.

Konviktori njëzetvjeçar Sali Berisha (klasat e shtatëvjeçares ik e hajde kilometra të tëra në ditë, shkolla e mesme në konvikt, universiteti në konvikt, fjetja në konvikt si mjek i ri, periudha në konvikt deri sa mori shtëpinë e re pas martese) ka shumë arsye që të ndiejë thellë brenda vetes nevojën e të qenurit i barabartë, në mos mundësisht përmbi bashkëmoshatarët kryeqytetas.

Nga ana tjetër kemi të riun “modern” tiranas Edi Rama, i cili fillon të dallohet për opinione ndryshe, për humor të hollë zbavitës, hokatar i ngeshëm dhe që pasi është endur sa në plazh e nëpër bulevard të kryeqytetit kthehet krejt i relaksuar në mbrëmje në shtëpi.

Nëpër trurin e të dyve gëlojnë interesa dhe qëndrime tërësisht të ndryshme në shumë drejtime.

Me diferencë moshe, të dy jetojnë brenda të njejtit sistem komunist si tipa, përcaktimin e të cilëve na e bën shumë saktë antropologjia filozofike e Gehlen dhe Plessner. Njëri, Sali Berisha egziston si njeri i “institucionalizuar”, “aparatçik” sipas E. Hoxhës, Komandantit të S. Berishës, si burokrati kufomë n/punës i protokolleve të mbledhjes së organizatës, i planeve të punës, që për të mbijetuar e ngjitur shkallët i duhet të qëndrojë ngushtësisht brenda kornizave të institucioneve zyrtare partiake e shtetërore.

Shkolla, universiteti, memoria e fortë, inteligjenca e spikatur e kanë ndihmuar për të krijuar një paraqitje bindëse, entuziasmi personal, admiruese. Janë raste të veçanta nervozizmi dhe paniku ato që bëjnë që të dalw atavizmi trashëgimor i S. Berishës, bëhet brutal, arrogant, fizikisht kërcënues, madje edhe mund të vrasw.

Shpërthime të tilla atavike e kanë bërë që të humbasë shumë në sytë e shqiptarve. Rastet e shpërthimeve atavike në Parlament kur me një minimum ngacmimi e humb kontrollin e kanë nxjerrë ashtu si është në origjinë dhe me siguri (së paku shpresoj) kur i ka parë pas dy ditësh në TV, i ka ardhur turp. Kështu  edhe kur ka parë demostruesit nga dritarja e zyrës, i është ndezur fantazia atavike, instiktet e fjetura që i mbart në gen, sepse ka menduar që kundërshtarët po e çnderojnё, logjikёn ia mbysin emocionet çnderuese, konceptet  primitive. Këto ngrihen mbi funksionarin e shtetit dhe me brutalitet instiktiv ai ka urdhëruar vrasjen e demostruesve. Instikti atavik, tërbimi psikologjik e dominon në situata të vështira. Si tani kur ka pësuar humbjen e rëndë të zgjedhjeve. Nuk pajtohet dot me kete situatë. Sjellja, veprimet flasin me zë shumë më të lartë sesa fjalët.

 

“Institucionalizimi” dhe Berisha-Rama në dyert e PD-së

Krahasoj sjelljen atavike të S. Berishës me atë të E. Ramës dhe si mjek më bën shumë përshtypje se edhe kur S. Berisha e ka prekur E. Ramën në gjërat më të thella të moralit familjar e njerëzor, E.Rama i ka amortizuar sharjet dhe ofendimet. Shihet qartë diferenca.

Edi Rama ekziston natyrshëm i “pa institucionalizuar”, tipikisht indiferent ndaj presionit institucionalizues, i konsideruar si shprehje e njeriut të civilizuar. Shfaq sjellje solidariteti mbrojtës shoqëror kur në aksionet e rinisë me shkollën, nuk qëndron pasiv, por kacafytet e rrihet me grushta kur ndonjë nga djemtë e fshatit ngacmon shoqet e klasës.

Antropologjia filozofike na thotë se tipi i “institucionalizuar” karakterizohet nga ndryshime, kthesa të shpejta befasuese, kap momentin kur shikon që ato i sigurojnë karierë dhe pushtet. Këto kthesa karakterizohen nga ai që quhet “honi i mohimit, i harresës” mbasi tentojnë dhe fshijnë nga biografitë e tyre detaje të shumta që lidhen me njerëz apo ngjarje të cilat nuk pranojnë që t’i kujtojnë dhe as durojnë dot që të aludohet për ato.

Sali Berisha nuk duhet të ndihet i turpëruar e të vuajw sepse ka lindur në Viçidol të Tropojës. Në diktaturën komuniste familja e lindte fëmijën atje ku jetonte. Turpërimi duhet të vijë kur në moshë madhore kryen veprime antinjerëzore.

Në formimin e tij Berisha ishte intelektuali që lëvizte vetëm brenda hapësirës së kulturës profesionale të universitetit, shkollë e cila zhvillohej strikt brenda shinave institucionale të dogmës komuniste. S. Berisha është tipi i personalitetit njerëzor “të institucionalizuar” produkt i të gjitha diaboliciteteve që prodhonte sistemi i mbyllur administrativ parti-shtet.

Analogjia flet vet. Shfaqja e papritur, befasuese e komunistit të institucionalizuar Sali Berisha te porta e PD-s së ardhshme i gjeti krejtësisht të papërgatitur shumë njerëz të sferës së kulturës shqiptare.

Po në rastin Edi Rama si njeri i civilizuar, i pa institucionalizuar? Pedagogu Edi Rama kishte nisur “Refleksionet” si imperativ i thirrjes së brendshme të personalitetit të idealistit, pa urdhër nga Partia, thjesht si akt intelektual në dobi të mendimit shoqëror shqiptar. Për atë se çfarë duhej të shprehte PD-ja në shoqërinë shqiptare, shfaqja e Edi Ramës te porta e PD-s ishte një sjellje krejtësisht e pritshme, e natyrshme, e pa menduar dy herë, aty e kishte vendin si një kundërshtues shumëvjeçar i koracës komuniste. Të institucionalizuarit e PD-s nuk e pranuan, nuk e thërritën, ishte jashtë konceptit të tyre institucional social-filozofik.

Një parantezë: nuk besoj se ftesa për Edi Ramën Ministër Kulture ka ardhur thjesht nga mendja e Fatos Nanos i cili për mendimin tim nuk mbart seriozitet të perspektivës institucionale të asaj shkalle, prandaj shtyhem nga opinioni se dikush tjetër ia ka futur Edi Ramën në mendje F. Nanos dhe si rrufjan ekstravant herë origjinal e herë i shtirur, e shfrytëzoi përfshirjen e Edi Ramës në projektin e PS-s si kapital të krediteve të veta.

 

RAMA AMBASADA IZRAELITEEdi Rama te PS-ja

Krejt organikisht, jo me kthesë habitore erdhi Edi Rama te PS-ja mbas shumë vitesh pune të suksesshme në Bashki. Kaq graduale erdhi zgjedhja në krye të PS-s sa kur ajo u bë fakt, askush nuk shtroi pyetje habitore. Para disa vjetësh E. Rama hodhi idenë “përtej së majtës dhe të djathtës. Ishte një risi ideore, risi konceptuale për lidershipin shqiptar. Të kujton idealistët e parullës së shqiptarizmës si ideal patriotik. Duket qartë se E. Rama kur thotë përtej të majtës e të djathtës ka kapur thelbin që, mbas tre brezash komunizëm në Shqipëri nuk ka të djathtë e të majtë, komunizmi e rrënoi hierarkinë e vlerave dhe të shtresave shoqërore, barazoi gjithçka. Prandaj thërret- nuk është koha për hipokrizi politikanësh, lëreni të majtën e të djathtën. Ia keqinterpretuan me qëllim e pa qëllim, të institucionalizuarit e pushtetit të S. Berishës dhe naivët e PS-s, pa tentuar që të kuptojnë thelbin.

Mendoj se socialistët e pranuan dhe e mbështesin në projektin e tij E. Ramën mbi të gjitha sepse te ai shikojnë të kundërtën e antivlerave që mbart dhe që ka manifestuar S. Berisha. Tek rasti i tij kemi personalitet me çrregullime të rënda paranoide. Këto shfaqen kur një individ karakterizohet nga, mosbesime dhe dyshime që e shtyjnë të interpretojw si keqdashëse motivimet e të tjerwve ndaj tij e sidomos ndaj njerëzve që subjekti i adhuron shumë (fëmijë, prindër, familjar), shoqëruar me dominim të frikës tronditëse se ata do dëmtohen për shkak të tij, nga frika e vazhdueshme se do tw pësojw tradhwti nga persona shumë të afërt e të dashur, me perspektivw psikodinamike që shkon sipas atij që quhet “mekanizmi mbrojtës i projeksionit” (defensive armor plate) përgjatë të cilit karakteristikat e quajtura të këqija atribuohen, projektohen jashtë vetes, mbi persona të tjerë, apo mbi gjithë ambientin, i cili në vazhdimësi konsiderohet si armiqësor e i rrezikshëm. Individit të prekur nga kjo, i mungon reflektimi i kthjellët mbi vetveten nga disfunksioni i mekanizmit feed-back individ-ambjent rrethues shoqëror. Te personazhi Sali Berisha, mendoj se kemi të bëjmë qartësisht me një të tillë.

Më pak të rrezikuar nga rrëshkitja në shpërthimin e simptomave janë ata njerëz që kanë durimin të dëgjojnë, që kanë një sens humori të shprehur, njerëz që kanë aftësinë e autokontrollit dhe zotërojnë aftësinë e njohjes me koshiencë të gabimit. Nëse janë prezente këto karakteristika si shenja të një autovlerësimi të lartë, individi në mënyrë të kufizuar mund të klasifikohet si personalitet krejtësisht i “shëndoshë”. (Të tillë e mendoj personazhin Edi Rama.)

Paranoidi me çrregullime të klasifikuara tipike është një kriminel potencial dhe real. Po të pyesësh njëmijë vetë në Shqipëri se a mendon që në një situatë të njëjtë me 21 Janarin a do të mund të urdhëronte Edi Rama si kryeministër që të qëllohej për të vrarë demostrues? Besoj se 998 nuk do e besonin absolutisht, do përgjigjeshin “JO”.

 

busti fatos nano sali berisha edi rama 18 prill“Murtaja emocionale” dhe një përfundim

Kur lexon librin “Analiza e karakterit” të Vilhelm Reich, ndeshesh me konceptin e “Murtaja emocionale” që është një sjellje e veçantë neurotike e paranoidit e cila shpërthen rregullisht nga uria e kënaqwsisë së pa përmbushur dhe drejtohet ndaj kujtdo që ekspozohet si subjekt i lirë dhe krijues. “Murtaja emocionale” është një nga karakteristikat dalluese e tipit të njeriut të “institucionalizuar” si S. Berisha.

Një nga programet më inteligjente të kulturës perëndimore në funksion të mbrojtjes nga “intoksikimi prej pushtetit”, të mbrojtjes së shoqërisë nga pushtetarët paranojakw  është rezoluta e të drejtave themelore të njeriut. Ky program ngrihet si një mur ku përplasen tendencat autokratike të njerëve me pushtet, të intoksikuar nga pushteti me sëmundjen e personalitetit patologjik.

Thënia e E. Ramës se kërkon të lerë një shenjë mendoj se ka një domethënie shumë serioze. Si intelektual tregon që ka kuptuar mirë një gjë, përjetësia vjen nëpërmjet punës, ndërsa pushteti është instrumenti. S. Berisha mendoi që të përjetësohej nëpërmjet pushtetit, u intoksikua nga pushteti deri në paranojë antisociale me akte kriminale. S. Berisha është i vdekur moralisht shumë më tepër sesa të vdekurit fizikisht të Gërdecit e të 21 Janarit. Gabimi i tij fatal? Kërkon të lerë pasardhës besnik duke menduar se kështu do sigurojë vazhdimësinë familjare në pushtet.

Bazuar në këto që thamë më lart, në gjenealogjinë e njerëzores mund të them se kemi këtë tabelë personalitetesh njerëzore të dy personazheve tanë:

Gjenealogjia e njerëzores për subjektin Sali Berisha – me një bërthamë biologjike – temperament, të formuar në breza në një ambient natyror të egër e shoqëror specifik të prapambetur, me strukturë karakteriale të “institucionalizuar” nën efektin e murtajës emocionale që vërteton se mbart shumicën e embrioneve që e transformuan në një tip personaliteti antisocial paranojak, totalisht i intoksikuar nga pushteti, personalitet i “institucionalizuar”, gjenerator sherri i përjetshëm.

Gjenealogjia e njerëzores për subjektin Edi Rama – me bërthamë konstitucioni hereditar shoqërisht elitar, i formuar si individualitet mbas një fëmijërie dhe adoleshence të kategorizuara shumë të shëndetshme, i pa “institucionalizuar”, liberal përparimtar, tipi i personalitetit të “shëndoshë”.

*Autori është mjek dhe jeton në SHBA

 

Share This Article
37 Comments
  • une jam sociopat ,,lexojeni me poshte
    1. Sociopatët janë joshës. Ata janë karizmatik dhe prandaj u afrohen njerzit sepse dëshirojnë të jenë pranë udhëheqësit. Sociopati tërheq njerëzit që kanë dëshirë të vrapojnë pas karrierës apo të udhëheqin.
    2. Sociopatët janë më spontan dhe më intensiv se të tjerët. Ata kanë një tendencë për të bërë gjëra, që të tjerët vështirë se mund t‘ i marrin me mend. Ata nuk respektojnë rregulla.
    3. Sociopatët nuk kanë ndjenjë turpi, nuk pranojnë faj dhe nuk njohin pendim. Ata nuk kanë në trurin e tyre arealin që merret me përpunimin e këtyre emocioneve, prandaj ata pa u prekur në ndërgjegje, mashtrojnë njerëzit, u kërcënohen apo u shkaktojnë dhembje. Ata bëjnë çdo gjë që i shërben interesit të tyre, pa marrë parasysh se dëmtohet të tjerët.
    4. Socipatët shpikin gënjeshtra të çuditshme për përvojat e tyre. Ata ekzagjerojnë paturpësisht dhe kur flasin, duken si të besueshëm.
    5. Sociopatët dëshirojnë të dominojnë të tjerët dhe të fitojnë me çdo çmim. Ata urrejnë humbjen në një përleshje dhe do të mbrojnë gënjeshtrat e tyre me të gjitha mjetet deri tek absurditeti logjik.
    6. Sociopatët në fakt janë njerëz shumë intelegjent, por përdorin fuqinë e intelektit të tyre për të krijuar iluzione tek të tjerët . IQ-ja e tyre e lartë, i bënë ata shpesh njerëz shumë të rrezikshëm. Këtu qëndron arsyeja pse killerët serik me sukses i ikën ndjekjes ligjore.
    7. Sociopatët nuk janë të aftë të dashurojnë. Ata kujdesen vetëm për vete. Ata mund të shtiren se dashurojnë apo se janë të pasionuar, por këtë e bëjnë për ta fituar atë që duan, por në fakt, ata nuk ndjejnë dashurinë sikur unë dhe ti.
    8. Sociopatët përdorin një gjuhë poetike. Ata janë mjeshtër të fjalës dhe të aftë të bëjnë monologë, që janë mbresëlënës dhe hipnotizues. Ata janë ekspert për të treguar tregime të mira, ndonjë herë janë edhe poet.
    9. Sociopatët nuk kërkojnë kurrë ndjesë. Ata nuk gabojnë kurrë, ata nuk ndjehen kurrë fajtorë, ata thjesht nuk dinë të kërkojnë ndjesë. Në fakt edhe kur janë fajtorë, në vend se të kërkojnë të falur, ata kalojnë në sulm.
    10. Sociopatët kanë halucinacione dhe besojnë pa asnjë dyshim, se çdo gjë që ata thonë, ajo bëhet realitet, edhe atë, vetëm pse e thonë ata. Charls Manson, killeri sociopatik, është i njohur për fjalët e tij: „Unë nuk kam vrarë kurrë ndonjë njeri. Unë nuk kam nevojë të vrasë dikë. Unë e DI . Unë e kam këtu“ dhe prek tëmthin. “Unë nuk duhet të jetojë këtu në këtë botë fizike…“
    Autori vazhdon me shpjegime se sociopatët kur zihen në vepër, arsyetohen me shpjegime fiktive, zemërohen shumë dhe kërcënohen. Nëse ai zihet me një valixhe me para që sapo i ka vjedhur, ai thotë se i shpëtoi parat nga një hajdut dhe ishte duke kërkuar pronarin e parave për t´ ia dorëzuar. Ata janë mjeshtër për ta shpallur veten hero, por shpesh herë fundosin edhe shoqëri të tëra në kaos. Ata dinë mirë të manipulojnë grupe të njerëzve dhe t’ i bëjnë njërin kundër tjetrit dhe të shpallin veten shpëtues. Me një sociopat nuk mund të diskutohet në mënyrë racionale dhe logjike. Aty vetëm humbet kohë dhe nervozoni sociopatin. Ata kanë halucinacione në shumë shtresa dhe truri i tyre refuzon argumentet. Sociopatët kuptohen kur analizohen mendimet e tyre. Ata kurrë nuk u përgjigjen fakteve, por gjithmonë sulmojnë sjellësin e lajmit. Ata zbulojnë vazhdimisht përralla bizare. Ata shpesh imagjinojnë helmime, shenjtëri dhe shpëtim. Sociopati modern është një rrezik për të gjithë…
    PS.
    Nuk do të dëshiroja të isha në rolin e Edi Ramës. Këshilla të afërmve të Berishës që del si derivat, si rrjedhojë nga ky artikull është kjo: ndihmojeni të jap dorëheqje. Ndryshe, dhembja do të jetë e madhe për të, për ju dhe për vendin…

    Rekomandimet e autorit Mikes Adams lexuesve
    Mendoni me mendjen tuaj, ruani gjithmonë dyshimin. Shumica e njerëzve gënjejnë, ndërmarrjet, qeveritë dhe institucionet. Ka shumë gjëra të mira në botë, por ka më shumë egoizëm dhe makutëri, që rrejshëm paraqiten si të mira. Mos ndiqni ndonjë njeri si një guru apo profet, mos iu bindni, ai që kërkon këtë, është profet i rrejshëm. Lirohu nga autoritetet e rrejshme. Respekto rregullat morale dhe kërko të respektohen ato. Angazhohu për ta mbrojtur jetën. Mbani çdo gjë të gjallë me nder, njerëzit, kafshët dhe bimët. Ata janë mbrojtësit tu. Mbroni pluralitetin e jetës dhe ardhmërinë. Bëni një jetë autentike. Praktikoni atë që mësoni. Mbani fjalën. Mos thoni diçka tjetër e bëni diçka tjetër. Mbroni të pafuqishmit. Bëni rezistencë kundër tiranëve. Kërkoni liri dhe drejtësi. Ndihmoni të tjerët sa herë të mundeni dhe transferoni tek ta diturinë dhe mos i bëni të varur prej jush. Thoni të vërtetën. Ajo është e fuqishme, ndoshta më e fuqishmja në gjithësi. Drita e të vërtetës rrezaton më kthjellët se sa rrena dhe iluzioni. Dhe nëse njerëzit në rrethin tuaj nuk njohin të vërtetën, atë e njeh universi.

    • “Un jam rrit si Zog-Mali,ndersa Edi Rama esht rrit si zvaranik neper bunkiere”.Keto jane fjalet e nje burri gati 70 vjeçar qe mundohet ta sfidoi konkurentin e tij kryesor Edi Rama,20 vjet me te ri ne moshe.Pyetja eshte se çfare zogu eshte Sali Berisha sot,dhe si ka ndodhuar evolimi i tij???
      Djaloshi Sali u arsimua ne nje sistem i detyruar shkollor,i mundesuar nga sistemi i kaluar komunist,per te gjithe femijet shqiptar deri ne thellsite me te larta malore te Shqiperise.Fale kesaj te mire qe pati ai sistem dhe si rezultat i perkushtimit te djaloshit Sali,ai vazhdoi studimeve falas ne Fakultetin e Mjeksise dhe u diplomua si mjek ne kryeqytet.Pra zogu i malit u be ZOG-TIRONE.Mjeku i ri Sali e kishte kuptuar se per te ecur perpara ne jete duhej qe te aderonte ne Partine e Punes dhe keshtu ndodhi ndryshimi i tij dhe ai u be Zog Komunisti.Saliu nuk u kthye per tju sherbyer njerzve ne bjeshket krenare te Tropojes,nga kishte ardhur ,sepse atij i pelqeu jeta e Tiranes,i pelqente tju sherbente atyre qe ndertonin bunkere per shqiptaret.Pra ndodhi ndryshimi i trete,Berisha u kthye ne Zog-Blloku.Erdhi viti 1991 dhe Saliu qe u dergua tek Levizja studentore shfrytezoi shancin per te marre frenat e Partise Demokratike.Pra ndodhi ndryshimi i katert, Zogu i Bllokut u kthye ne Zog-Blu,dhe u be Presidenti i shqiptarve.Hypur ne pushtet dhe duke qeverisur pa pergjegjsi Sali Berisha ndertoi firmat piramidale dhe i dergoi shqiptaret ne lufte civile.Ketu ndodhi ndryshi i peste ,Berisha u kthye ne Zog-Kallashi duke shkaterruar perfundimisht shtetin dhe ushtrin shqiptare.I detyruar nga protestat popullore dhe zgjedhjet e parakohshme Sali Berisha u kthye ne opozite dhe u perpoq ne vitin 1998 te merrte pushtetin me dhune.Ketu ndodhi ndryshimi i gjashtei tij,Berisha u kthye ne Zog Gjarpni.Viteve ne opozit ai filloi te merrte leksione nga Podesta qe po e pregadiste qe si ti fitonte zgjedhjet,dhe ketu ndodhi ndryshimi i shtatet i tij,Berisha u shendrua ne Zog-Kameleoni duke u rikthyer ne pushtet me premtimin se tashme ka ndryshuar.Por ndodhi ajo qe i ndodh vetem atyre qe i shperblejne me perulsi eprorve qe e sollen ne ne krye te shtetit shqiptar.Firma amerikano-shqiptare qe kishte krijuar Podesta dhe familja e Berishes, per tu pasuruar me arsenalin e madh te armatimeve qe na la si trashegim sistemi komunist,shkaktoi tragjedine e Gerdecit.Ketu ndodhi ndryshimi i tete i Berishes dhe ai u kthye ne Zog-Baruti..Zgjedhjet e viti 2009 i vodhi dhe i manipuloi me egersi te papare dhe ketu ndodhi ndryshimi i nente,Berisha u kthye ne Zog-Dhelpre.Mbajtja e qeverisjen se vendit ne koalicion me Ilir Meten,per te cilin ai vrau me 21 Janar 2011,beri qe Berisha te shendrohet perseri ne Zog-Plumbi.Sot jemi ne vitin 2013,vetem 5 dite para zgjedhjeve Parlamentare dhe ai kerkon perseri te na mashtoi qe ti japim voten per te mos ikur nga Kryeministria,ku po drejton me egersin e nje Skozofreni dhe fuqine e nje sulltani qe paguan jeniçeret e tij besnik,me parate qe fiton duke shitur dhe vjedhur pasurin e shqiptarve.Keshtu qe po na jepet mundesia qe te shikojme dhe degjenerimin e tij te fundit,Berisha eshte kthyer tashme ne ZOG-THIU.Por, ai harron se shqiptaret s’jan zogj gomeresh,por jan ZOGJ-SHQIPONJE qe me vota do ja heqin jelekun antiplumb,qe Sali-ZOG-Berisha te lahet nga ndryshku qe mban mbi pendet e tij te sterrosura.
      A.V.Gjermani.
      Shkrimi i reduktuar eshte botu ne gazeten Shekulli me date 20 Qershor me titullin “Zog Thiu ai qe na qeveris”.

      • Vetem koha do te na tregoje te verteten, por mos harroni HISTORINE.
        Saliu 2 here e mori ne dore qeverisjen e vendit dhe 2 here e la si stan qenesh.
        Nderkohe qe Edi Rama e ka treguar veten, si ne vitet 90′ me studentet ashtu edhe me Tiranen kur u be kryebashkiak.

        PS: edhe pse motivoheni nga paraja dhe pushteti i sali berishes, ju lutem mos beni krahasime te kota, shapi dhe sheqeri nuk jane e njejta gje.

  • Ka nje gabim te madh Redaksia, ne pranimin e vendosjes ne menyre paralele, te Edit me Saliun. Keni rene ne graceken e krahasimit, ndoshta edhe per te theksuar dallimet. Nuk ka njeri qe te vendoset paralel me njeriun me te shpifur qe ka nxjerre ky vend. E jo me pastaj te vesh perkrah Edi Ramen qytetar. Vite drite larg katunarit injorant.

    • Ca thua ti more? Ku e ka te shkeqyeren kjo analize?? Nqs aturo deshiron te beje “studime shkencore” le ti beje dhe po te jene shkencerisht te pranueshme, le ti botoje ne revistat e specializuara! As qe dua t’ia di fare per dy personazhet publike, njeri me psikopat se tjetri, por ajo qe me shqeteson eshte “masturbimi” intelektual i autorit. Duke menduar se po ben ndonje zbulim shkencor ai thjesht tregon se ka formimin e atyre individeve qe dikur uleshin bordurave, hanin fara luledielli dhe fishkellenin kur kalonte ndonje goce! Shkurt, autori paraqet mendime shabllone, tipike shqipetare (te cilet gjykojne se 65 % e popullesise shqipetare rurale ishte e prapambetur dhe 35% i popullesise urbane ishte “Ajka” e vendit).
      Sali Berisha eshte plehe, kriminel dhe meriton jo burg pour varje si sadami per krimet qe ka bere, por kjo s’ka te beje fare me fakti se ka ka lindur, cfare pune bente e ema, apo ku ka kaluar femijerine. Shembujt te panumert te njerezve te medhenj, humaniste, shkencetare, politikane, qe kane jetur ne kushte shume te veshtira dhe ne familje analfabete ka me qindra….. mos harroni se psikologjia nuk eshte shkence exacte sic mundohet te na e shese ky (apo kjo?) minella …!
      Flmnd.
      Plaku i maleve

  • E kuptova vete mbase ngaqe eshte grek ortodoks dhe ne gjakun e tij jane krijuar arketipat pederast te Malit Atos karekterizuese te prifterinjve te sotem greko-ortodoks

    • o Tori, ai Tori i gropes se Sejdise n Tiron je ti mo? 🙂 Po ca lidhje ka ortodoksia shqiptare me greket o idiot. I bie qe edhe ruset, bullgaret dhe rumunet jane greke meqe jane ortodokse?? Ik o plehre percarese, kullot andej nga shpellat e Saliut, o legen. Analiza esht shkencore, pak e gjate, por bindese

      • O shoku qe e quan kete servilizmin e Minelles analize te shkelqyer.Kjo analiza te ben per te vjell.Minella me sa shoh eshte kloni ortodoks i Fahri Balliut biles kam degjuar qe po shkruan nje liber te titulluar Edi Rama mes kasandrave.Biles edhe emrat e dy analisteve te medhenj te liderve shqiptar duket sikur jane nxjerr nga bodrumet fanarioto-sulltanore te Stamboll-Kostandinopojes.Per ate tjetren ne Tirane jam mos boj sikur do ma hash k… ti inteligjenca patriotike shqiptare qe vec vicidol e malok e ke mendjen a thua se prejardhja jote dhe pjeses tjeter te komentuesve antimalok vjen nga radhet e Komneneve

  • Duket se autorit i eshte merzitur puna ne usa si “super”, (ata qe jetojne ose i kane vizituar te afermit e tyre e dine cfare do te thote) dhe me rolin e sherbetorit kerkon te zere ndonje vend pune duke i bere lavde “profesionale” kryeministrit te zgjedhur …..Rama….hahaha….o cfare popull dembel jemi….te gjithe pranojne te lepihen vetem qe te mos punojne…..mblidheni mendjen o njerez se vetem puna mund te na zhvilloje e te mos kemi nevoje te lepihemi….

  • Meqenese komenti im i pare u censurua do te doja te dija nga doktor Minella cilat jane arsyet qe duke pasur nje femijeri kaq te lumtur ne adoleshencen e vone dhe pjekuri ne personalitetin e Edi Rames u shfaqen devijacione seksuale si ekzibicionizmi e te tjera e te tjera .Mos ndoshta femijeria e tij nuk ka qene kaq e lumtur dhe kryeministri ardhshem mund te kete qene pre e ndonje abuzimi seksual nga prinderit ose te njohurit qe ne pergjithsi jane shkaqet e ketyre devijacioneve

  • Thjesht gjeniale persa i perket analizes psikologjike.
    rreshqitje e pashmangshme ne drejtim te simpathise dhe antipathise karshi njerit ose tjetrit personazh te analizuar. ne fund te fundit dhe dr. Minella eshte njeri me teperament, karakter dhe personalitetin e tij. sidoqofte pertej vleresimeve personale qe jep autori per njerin apo tjetrin, jam entuziast per analizen dhe mendoj qe shkolla amerikane ka influencuar mire ne formimin e mevonshem te autorit.

  • ky eshte nje shkrim bajat ku lartesohet edi rama..nje person drogaxhi,te dhunshem,nje person qe mohon te birin e tij
    nje person jo familjar qe martohet 4 here.
    Nje person qe nuk ka azgje te perbashket me shqiptarin tradicional

  • E papame. Nese doni te njihni Berishen eshte analiza me e sakte qe kam lexuar ndonjehere. Te tjerat jane mbi veprime momentale, kjo kap thelbin e monstres

  • analiza eshte e mire, ka baza shkencore dhe ka argumentim te forte. Mendimi im i perhershemka qene qe te dy personat ne fjale, Berisha e Rama jane border line, dmth nje hap ndan nga teprimi. Por ne rastin e Berishes ana tjeter e kufirit eshte psikopatia, per Ramen ana tjeter eshte thjesht teprimi

  • Një analizë shkencore psikologjike, që të spjegon psenë e veprimeve të individëve, si një rezultante të përcaktuar nga “vektorët” -konstantet e origjinës e formimit psiqik të tyre.
    Prandaj është e vështirë që të ndryshojnë e shërrohen ata që preken nga “murtaja emocionale”.
    Shkrime te tillë janë të rrallë sidomos në shtypin tonë.
    Redaksia e “Dites” mirë do bënte ta botonte edhe në ndonjë gazetë me zë-europiane, se do kuptojne me mire kush është Lideri i PD-s dhe sa shumë largë Edi Ramës !

  • Saliut nuk duhet te hidherohet,per keto cfar mendojn psikologet,se fundja fundit,nga Lopet e dhite vjen,por shyqyr u gjen Liria per te, per tu vendosur ne Kryeqytetin tone!
    Ndryshe Edi Rama,e ka par asfaltin qysh ne djep,dhe kjo te le te mendosh se nga njerez te tille,njerez te artit,kultures vijn vetm te mira?
    Gjuha zyrtare qe duhet perdorur ndaj publikut qytetar ne parlament, nuk u servir ndonjeher nga Saliu,gje qe shum psikologe e politikane,e quajn tiran e jo kryeminister!
    Saliu eshte vetem nje Egoist,bile shum naiv e i tepruar!
    Keto 22 vjet me te, kemi humbur aqe shum,sa per 45 vjet se bashku,sepse ai nuk harin te kuptoje,se Europa dhe SHBA gjithnje kan bere loje me te,per interesat e tyre ekonomike,por kurren e kurres nuk ju esht dashur,nje ideolog i tille,qe servir vetem injorance duke e mbushur shqiperine me Xhami e ekstremizem,vetem e vetem per pushtet e ekspansion per egon e tij ndaj shoqerise!

  • Eshte thjesht nje perkthim i librit te Vilhelm Reich-ut me ndonje shtojce te vjedhur aty e ketu.
    Bravo Minella i bonove sociale amerikane!
    Mbase nuk e di qe me metoden kopjo/ngjit (copy/paste) e dergoi ne hale Shqiperine Sali Shiqere Berisha.
    Originaliteti greko-çameve i ka munguar gjithnje, sepse ben pjese ne morfologjine psiqike te DNA-se kulturore çamjane.
    Thjesht je nje perçues i megallomanise dhe injorances post moderne.

  • te falemners doktor,
    eshte boll e vertet se Saliu ka bane shume shkolla e din gjuhe te huaja, por kur e kapin xhindet e socialistave fillon te derdh lume sharjesh ne dialektine tij malesor, gja qe na tregon na shikuesve se asht i ngulur me rraj te forta ne psikiken e njeriut me taban primitiv.
    shkrim shume interesant. falemners

  • Autori ben mire qe jeton ne USA pasi ne kete menyre e justifikojme me menyren empirike te trajtimit te problemeve….Trajtimi “alla USA” i problemeve shqiptare eshte njesoj sikur Criminal Code-in e vendeve perendimore ta aplikonim ne Shqiperi ose anasjelltas. “Transplanti” sjell gjithmone reaksionin kundershtues te organizmit. Cilesimet jane si te 23 vjeteve me pare..”konviktor ziliqar dhe sederli”…. “tirons rob zoti dhe me plakun me bole”….Ne 1990 eshte larguar “autist-autori” nga vendi?? p.s- pervec Freud-it mundohu te lexosh dhe Lewin,Piaget..etc

  • Mua me duket se venia ne nje linje e saliut te vucidolit me pinjollin e nje familje te nderuar si familja e Edi Rames, eshte bere me qellim te keq, se kur gjyshi i Edi Rames, kishte biblioteke ne shtepi, babai i Sali Berishes, nuk dinte se ceshte libri dhe as se kish pare me sy.
    Nuk mbulohet dielli me shoshe, dhe dita sbehet nate se do dikush te krahasoje njeriun e shpellave me nje cun tirone. Qofte edhe nga ndonje qytet me tradita.

  • NJeriu ka nevojë për të tilla analza faleminderit.Unë mendoj, njerzit që meren me këto analiz duhet të shkruajnë sa më shumë në mynyrë që njerzit të kuptojnë të vërtetën në mynyr që saliu mostë ketë mundësi që gënjejë më

  • Me vjen keq por nuk ka asnje personazh me emrin Minella Aleksi. Me thane qe me kete emer shkruan Ardjan Vehbiu. Me vjen keq qe nuk del me emrin e vet.

  • Qe Sali Rame Berisha i Sheqeres eshte monster nuk ka nevoje per mjek.
    Perendia e ka denuar te mos trashegohet me gjakun e vet, por te bastardeve.
    Thjesht duhet quajtur gjysh i bastardeve.

    Lavdi zotit qe jam i ri e qe do ta shof fatin e dhjere te basterdeve te tij.

  • Shenjat e para të racizmit paszgjedhor ndërshqiptar?

    Edi Rama ende nuk ka ardhur në pushtet tamam. Duhet t’i marrë votat nga parlamenti. Shumë pritje e shpresa ka ngjallur për shkak të premtimeve – për më shumë mirëqenie e rregull, mbrojtje ambienti dhe më shumë kulturë në përgjithësi. Edhe ideja e fundit e tij që në institucione të ketë redaktorë të gjuhë shqipe në mënyrë që të mbrohet gjuha nga bastardimi i mëtejmë edhe institucional, është një nismë e mirë. Rama ka premtuar se qeveria e tij do të sillet në mënyrë shembullore ndaj medieve, të cilat nuk do t’i pengojë gjatë punës. Duket se disa medie në Tiranë e kanë keqkuptuar këtë liri. Gazeta “Dita” e Tiranës, e cila zor se e meriton të quhet gazetë, sot ka prekur pikën deri më tani më të ulët të primitivizmit. Në një biçim analize një penë idiotike rreket të analizojë Berishën dhe Ramën nga ana psikologjike. Sipas këtij budallallëku Berisha qenka i pagdhendur për shkak të “natyrës malore”, ndërsa Rama qenka i liçencuar me fisnikëri, i rritur në një familje piktorësh, i rrethuar përherë me kulturë dhe si i tillë paskësh pasur rastin të shikojë edhe albume “ku nuk mungonte erotikja”. Berisha qenka, ndërkaq, i prapambetur për shkak të nivelit të ulët kulturor të zonës prej nga rrjedh. Racizmi kulmon me konstatimin se nëna e Berishës qenkësh kujdesuar për bagëti, ndërsa mamaja e Edi Ramës paskësh studiuar në Varshavë. – Nëntoni i tekstit të me-nder-me-thënë gazetës “Dita” të Tiranës është ky: veriorët janë malokë e çeçenë, kultura shqiptare po banuaka përtej lumit Shkumbin. Në ambientin e pistë mediatik shqiptar edhe kjo murtajë shkrimore do të kalojë pa asnjë protestë serioze.

    Zgjedhjet e 23 qershorit kanë shumë anë pozitive, përtej largimit më se të nevojshëm të Sali Berishës, i cili e kishte shndërruar shtetin në ndërmarrje private. Një gjë tjetër pozitive është se kundër Berishës votuan jug e veri, lindje e perëndim. Votoi madje edhe Shkodra kundër Berishës, votuan me të madhe kundër tij Dibra e Mirdita, Shqipëria e Mesme, krahinat jugore, po ashtu. Tani del një paçavure-gazetë e Tiranës dhe na bën analiza “shkencore” dhe përgjithësuese, duke e marrë Berishën si model të veriorit primitiv.

    Edhe ky shembull tregon: shqiptarët e krahinave të ndryshme në Ballkan nuk kanë informacione për njërin-tjetrin dhe janë të ngarkuar më zi se gomarët me paragjykime. Në Kosovë është një turmë që vërtet mendon se Edi Rama në shtëpi flet greqisht dhe se jugu vetëm detin e ka të mirë, ndërsa banorët e atjeshëm na qenkan disa kuaj Troje të futur nga Athina për të destabilizuar Shqipërinë. Paragjykuesit shqiptarë nga Kosova është mirë të shkojnë në Përmet dhe rrugës të shohin flamurin shqiptar duke valëvitur nëpër ballkone shtëpish – një shenjë kryengritëse kundër ndikimit grek. Por, nga ana tjetër, edhe racistët e Tiranës duhet të shkojnë në Tropojë e Tetovë, Prizren e Prishtinë, Gjilan e Gjakovë për t’i varrosur paragjykimet e tyre idiotike. Kur të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin gazeta si “Dita” nuk do të kenë mundësi të botohen fare, së paku jo për t’u lexuar…

  • wow, qenka bere Minella Aleksi i majte e po na shan Salën !!

    A mos po ben projeksion tek vetja Minella, i cili si fierak qe eshte, ka jetuar vete ne konvikt ???

  • E kemi shprehur shpesh që fenomeni Berisha, është objekt studimi për psiko-analizën. Doktori M. Aleksi, ka shkruar të vërtetat nën këndvështrimin profesional. Ka disa komentues që i bëjnë vërejtje pikërisht në ato pikpamje që ai vetë i ka nënvizuar dhe sqaruar. Lexojeni me kujdes shkrimin se gjithçka keni të paqartë, do e gjeni të sqaruar. Mendoj se analiza është shumë e qartë dhe e kuptueshme për mjedisin shqiptar. Natyrisht analizat mbështeten mbi baza teorike dhe përgjithësuese. Ndoshta disa këndvështrime mund dhe të mos përputhen me realitetin e dy figurave që analizohen, por në thelb mendoj se analiza qëndron. Qoftë në figurat si individë qoftë dhe në krahasim me njëra –tjetrën. Natyra njerëzore e shprehur përmes dy individëve të lindur e rritur në mjedise natyrore, familjare dhe shoqërore krejt të ndryshme, natyrisht që do reflektohet në dy karaktere dhe personalitete që qëndrojnë mbi baza krejt të ndryshme. Sigurisht që analiza nuk është absolute në kuptimin që, nga e përgjithshmja ka edhe përjashtime. Por në rastin tonë konkret kjo analizë përputhet me faktet.
    E vërteta më e madhe dhe e pamohueshme njerëzore është se, “Njeriu nuk mund të zgjedhë as prindët por as dhe vendin ku lind e jeton në moshë minorene”. Pra natyrshëm kjo nuk lidhet me vetveten e askujt dhe askush nuk ka pse të turpërohet apo të ndihet inferior. Por kjo lidhet me mjedisin, kulturën, nivelin arsimor, familjar dhe shoqëror. Sepse mentaliteti provincial i shqiptarëve, ka kultivuar në vite kompleksin e inferioritetit, ndryshe nga bota ku njerëz me kulturë dhe mendje hapur sillen shumë natyrshëm midis tyre, pavarësisht origjinës familjare apo vendit ku banojnë. Për shqiptarët nuk ka qenë kështu dhe fatkeqësisht vazhdon të mos jetë kështu. Kjo për shumë arsye qoftë mentaliteti, qoftë të trashëguara, qoftë të kultivuara nga rregjimet por edhe nga natyra e vetë individëve. Por ka dhe arsye që i kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Të gjithë e dimë që ne shqiptarët arritëm deri aty sa të ndihemi fajtorë pse ”jemi shqiptarë” dhe disa kanë arritur të mohojnë nënë e babë, për të ecur përpara dhe për të mbijetuar atje ku jetojnë sot. Ndryshojnë emra e mbiemra, vetëm që ti përshtaten një realiteti i cili nuk i pranon ashtu siç janë në të vërtetë. Kur udhëtojnë jashtë apo gjenden në mjedise të ndryshme , nuk guxojnë të pohojnë origjinën e tyre. Kjo natyrisht i ka shpjegimet e veta dhe ne i dimë shumë mirë se cilat janë. Pra fenomeni i inferioritetit apo komplekset që kemi ne si shqiptarë, në shumë raste janë diktutar dhe nga reagimet e botës së zhvilluar ndaj “fenomenit të prapambetur shqiptar”. Por ky inferioritet p.sh nuk reflektohet tek individë apo personalitete që kanë çarë me punë dhe vetëm me punë, kudo ku jetojnë sot në botë. Pra thelbësorja e kësaj analiza për mua është dhe mbetet kjo që puna, përpjekjet, e vërteta, e moralshmja, e njerëzishmja, e ndershmja janë karakteristika që nuk e lënë në baltë asnjë individ, kushdo qoftë ai, ngado që të vijë e kudo që të jetojë. Sidomos këto janë absolutisht të domosdoshme për personalitetet që pretendojnë të jenë liderë dhe të lënë gjurmë në histori.
    Për mua Berisha nuk e gjeti dot rrugën e hyrjes në histori me nder. Mund të jenë shkak arsyet e analizës së mësipërme apo dhe të tjerë faktorë. Për E. Ramën mendoj se do ta gjejë këtë rrugë, sepse puna, vizioni, qartësia, kultura, mjedisi rrethues shoqëror dhe familjar, janë faktorët që nuk do ta lejojnë të gabojë.

  • ARDIAN vEHBIU pse nuk bëhesh iluzionist,se duke u shndruar nga gazetar opinionist ne doktor do lesh me goje hapur j vetem Shqipetaret por dhe Amerikanet

  • ARDIAN VEHBIU pse nuk bëhesh iluzionist,se duke u shndruar nga gazetar opinionist ne doktor do lesh me goje hapur joj vetem Shqipetaret por dhe Amerikanet

  • Je i madh Doktor Minella. Analize shkencore bindese. Le te jete kjo analize nje mesazh per te gjithe ata qe duan te behen lidershipa. Qe kur te kam njohur ne Fier para 20 vjetesh te kam vleresuar per kapacitetin intelektual qe zoteroje sidomos ne profesionin si doktor ne spitalin ushtarak te Divizionit Fier.. Tani u binda qe je personaliet ne te gjitha fusha te jetes. Respekte nga nje miku yt ish ushtarak.

  • Minella te uroj me gjithe zemer per kete shkrim profesional dhe shterues. Te gjitha idete qe dalin nga shkrimi juaj bashkohen me mendimin e shume intelektualeve te vertete dhe shqiptareve te ndershem. Urime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *