Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
Edi Rama publicistikën e filloi vetëm. Me artikujt brilantë për të drejtën e fjalës arsyetonte e thumbonte regjimin berishian qysh me rënien e firmave piramidale e deri sa u bë lider i opozitës. Le të shofim me rradhë prurjet.
Fatos Lubonja shok fëmijërie, publicist zhurmëmadh që donte të luftonte Berishën duke kundërsulmuar Ramën. Donte të bëhej orakull i demokracisë por asgjë të re nuk tha. Banalitetin e politikës së tij e kritikoi hapur Kristo Frashëri kur Lubonja shkonte deri në Londër pa qenë historian. Pastaj u bë edhe ksenoman.
Preç Zogaj. Shkrimtar i thënçin edhe publicist. Ruante hyrjet edhe daljet në zyrat e PS. Udhëzonte si duhet të dërrmohej pushteti i Berishë. Sot puthador i Berishës, bërtet në televizion me sa ka në kokë.
Aurel Pasari. Publicist, penë e zonja por hedh lumin edhe të shan kalin. Nuk pati jehonë në publicistikë megjithëse ju kundërvu hapur Edi Ramës.
Ben Blushi. Deputet e publicist, njeri që puna nuk i ka bërë hajër. Kërkon e kerkon por nuk e njeh punën. Jep direktiva dhe udhëzime, për tufëzat dhe arrëzat si Ramiz Alia. Me këta publicistë është përballur Edi Rama të cilët mendoj se i ka shpërfillur, dhe mirë ka bërë.
