Takimi dhe firmosja e disa marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës vitin e kaluar në Pejë ka nisur së zbatuari.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Transporteve në Kosovë,Fatmir Limaj kanë inaguruar doganën e Kosovës në portin e Durrësit
Në fjalën e tij, Limaj u shpreh se ky hap është vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës dhe ai Europës.
Kryeministri Rama sot nga Porti i Durrësit, duke folur për inaugurimin dhe hapjen e pikës doganore të Kosovës, tha se kjo do të ndihmojë shumë sipërmarrës nga të dyja vendet.
“Më vjen shumë mirë që mblidhemi në një stacion tjetër për të çelur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer kështu Portin e Durrësit jo vetëm një doganë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Dogana e saj këtu në Durrës është pika e bashkimit doganor. Vazhdimi i këtij procesi me vendosjen me të nijetin standard për të gjitha pikat doganore.
Tani njohja reciproke, mundësi e kryerjes së procedurave doganore përmes teknologjisë dhje realizimit të qëllimit të një administratës, i cili ka dy krah apo dy koka funksionon si një trup i vetëm. Ma ha mëndja se kjo përbën një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë tregtarët. Kjo e kthen kufirin mes Kosovës dhe Shqipëri në formal. Kështu në hyjmë një një proces , që na çon jo vetëm në bashkëpunim doganor”, tha Rama.
l.h/ dita

Kuptimi shkencor i te vertetave qe zhvillojne natyren dhe shoqerine nnjerezore dhe zbatimi konsekuent ne organizimin demokratik te partive politike e chdo organizate jo-politikd, do te choje pstjater ne nje Ballka te unifikuar dhe jo te diskriminuar ne Lindor e Perendimor, apo Europian dhe jo-Europian.
Po kur te perurohet wc-ja atje do te thirren perfaqesues nga e gjithe bota?