Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, janë takuar në hotel “Sheraton” për të diskutuar në lidhje me formimin e qeverisë së re.
Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga LSI-ja, gjatë takimit është rënë dakord që kreu i qeverisë së re do të jetë Edi Rama, ndërsa Meta do të drejtojë Parlamentin. Gjithashtu, një tjetër pikë ku palët kanë gjetur dakordësinë e tyre ka qenë edhe ideja e Ramës për ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit.
“U ra dakord që në funksion të një ndarjeje të përgjegjësive për të përmbushur me sukses detyrimet që burojnë prej votës plebishitare të 23 qershorit për Aleancën për Shqipërinë Europiane, kryetari i PS Edi Rama do të drejtojë qeverinë e re, ndërsa kryetari i LSI Ilir Meta do të drejtojë Kuvendin e ri. U konfirmua angazhimi publik i PS-LSI për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit. U vlerësua se pikësëpari një grup i përbashkët pune nën drejtimin e Sekretarit të Programit të PS, Ilir Beqja, dhe anëtarin e kryesisë së LSI Edmond Haxhinasto, duhet të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator. Ky grup pune do të vendosë kontakte me grupet e interesit si edhe me ekspertë vendas e të huaj të nivelit më të lartë. U çmua e nevojshme, edhe në vijim të kontaktit që të dy kryetarët patën dje me autoritete përfaqësuese të Azerbajxhanit, që në mbështetje të plotë të projektit të TAP të krijohet një Task Force. Kjo Task Force duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit si edhe për të organizuar në bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit. U shpreh shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Të ndalen prokurimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit.
U nënvizua nevoja për t’i dhënë vendit një skuadër qeverisëse që do të sjellë një model të ri sjelljeje e veprimi në procesin qeverisës, si edhe një model të ri gjithëpërfshirës të parlamentarizmit me një frymë bashkëpunuese jo vetëm me opozitën po edhe me shoqërinë në procesin ligjvënës. U dakordësua ecuria e mëtejshme e konsultimeve për strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re, për të cilën do të dëgjohen me vëmendjen e merituar edhe aletatët e tjerë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga LSI.

A u tha gje se si do te zgjidhet ceshtja e:
Fatmir Xhindit,
21 Janarit
Gerdecit
Kosta Trebickes
Remzi Hoxhes
Vjedhjes ne Rrugen Durres Kukes
Faljes se detit Greqise
Vjedhjes se votave ne 8 Maj ne Tirane.
A u diskutua se si do te filloje demshperblimi i te persekutuarve politike (fillimisht mbi 75 vjec)
A u diskutua se cfare masa emergjente duhet te merren qe mos te permbytet Shkodra
A u diskutua se cfare do te behet qe te fillojne kurset kunder analfabetizmit per 15 % te popullsise
A u diskutua se cfare do te behet me ata drejtore, etj qe kane detyruar mesuesit infermieret etj per te dale ne mitingje.
A u diskutua se kur do te filloje heqja e takses per ata nen 300.000 leke te vjetra
A u diskutua se si do te filloje puna per legalizimin e ndertimeve ne zonat informale
A u diskutua se kur do te filooje kontrolli i tenderave te dyshimte
A u diskutua se cili eshte hapi i pare per pronaret pra njohja e prones
A u diskutua se cfare masa fillestare duhet te merren per gjakmarrjen
A eshte diskutuar nese populli do te dije se perse ju shit nafte Milloshevicit
A u diskutua se cfare duhet bere kur ne krye te drejtesise ka monstra si TOMA dhe SASHENKA
Ka shume per te diskutuar dhe populli ka nevoje ti dije.
Pikat e para jane me te rendesishmet: pra vjedhjet, vrasjet dhe terrori qe Ai BARBAR ushtroi mbi ne duke na vjedhur, na rrahur, na vrare enderrat dhe shpresat tona dhe ne fund duke na vrare ne mes te Bulevardit.
O mergimetar, po akoma nuk e ke marre vesh ti qe keto plehra jane nxenesit e BARBARIT qe lame mbrapa? A nuk ishte iliri zevendes i S-hale kriminelit deri kur e nxori shoku i tij ne vidjo duke vjedhur me bllok ne dore? Edi eshte nje frikacak patetik dhe psikopat sa edhe kur do doje te shkoje per te bere shurren do i kerkoje leje Ilir kokelopes….sepse ai 66 mandate pati ne 2009 dhe po aq ka edhe ne 2013!
Gjithesesi, ashtu si ata plehrat qe po ikin edhe keta muterit qe po vijne jane vetem per te vjedhur çfare ka mbetur. Takimi i tyre kishte per qellim te planifikonte ndarjen e parcelave te pushtetit qe secili te vjedhe pa iu futur ne “pjese” tjetrit!
Pershendetje Edi
Jam dakord me ato qe thua por nese do te pranonim qe Edi ka shenja te nje njeriu psikopat (sic thoni ju) atehere keto karaktere nuk pyesin shume per frike etj.
Nga ana tjeter kam nje fare besimi ne nje ndryshim per mire, pasi Edi Rama e ka treguar kete ne Tirane, ndersa Berisha sa here ka qene (madje edhe kur nuk ka qene) ne pushtet, ka sjelle vetem te keqija, madje edhe ka bere krime.
Tjetra eshte se PS nuk eshte si PD ne raport me drejtuesit e saj. Duke qene parti me e hapur e demokratike, PS nuk e ben drejtuesin HERO, Skenderbe, Ismail Qemal etj….. Ashtu sic veproi me NANON, nuk e ka fare problem te beje edhe me RAMEN kur ai te filloje ta dredhe.
Uroj te shkoje per mire se nuk po durojme me. Na vrane enderrat, shpresat, ne fund na vrane edhe ne mes te qytetit ne bulevard…..