Rama dhe në gjumë, është më i zgjuar se Eda Palokja!

J L

Rama çdo përgjigje,

gati ka në gojë,

dhe për mbrojtjen time,

s’ka aspak nevojë!

 

Po Palokja tel,

bën nervat e mia,

kur thotë se ka zënë,

Edin pleqëria!

 

Kur thotë se Edvini,

marrëzira flet,

Palokja beson,

këtë gjë vërtet!

 

O lektor i SHQUPIT,

shko mbytu në lumë,

nga ty më i zgjuar,

Rama dhe në gjumë!

 

Mund të ketë Edvini,

plot kusure-plot,

po veç budalla,

nuk i thua dot!

 

Palokja me shokë,

duhet që ta dijë,

mjerë ai që bie,

në lapsin e tij!

 

Ky lloj “budallai”,

kur polemizon,

vetëm me pak fraza,

të degjeneron!

 

Përgjigja për Edën,

do të mbetet nul,

sepse Rama pjacën,

gjer aty s’e ul!

 

Paloqet e SHQUPIT,

janë vënë në garë,

që PS-në dhe Ramën,

kush të shajë më parë!

 

“Thikën” e debatit,

sa më thellë ta nguli,

se tani është koha,

kur listat bën Luli!

 

 

Mandati i tretë i Ramës i vështirë, por jo i pamundur!

 

Nga PD-ja thonë:

“Rama ta dorëzojë,

një Mandat të Tretë,

s’duhet të kërkojë!.”

 

Dhe pastaj vazhdon,

njëlloj gramafoni,

se duhet patjetër,

të ndodhë rotacioni!

 

Luli me këtë,

keq na ka shurdhuar,

sikur në një ligj,

kjo të ishte shkruar!

 

Rama tetë vite,

është konsumuar,

po nuk ka në mëndje,

hiç për t’u dorëzuar!

 

Meqë i ka ndodhur,

gjithë ky konsum,

duhet që Lulashit,

t’ja japë si llokum!

 

Për një rrotacion,

mund të jetë gjithë bota,

po makinë e SHQUPIT,

është fare pa  rrota!

 

Dhe kjo nuk është fare,

teori e re,

një makinë pa rrota,

zere se s’e ke!

 

Nuk ka asnjë shans,

Lulëzim mavria,

nëse tok me të

s’do qe LSI-ja!

 

Faktor kryesor,

LSI do jetë,

çelësin e pushtetit,

ajo do ta ketë!

 

Sikur me PS-në,

sërish të bashkohet,

meqë shpesh ka ndodhur,

askush nuk shokohet!

 

Kjo është histori,

nga koha e vjetër,

dhe s’po them aspak,

se do ndodhë patjetër!

 

Po prapë opozita,

s’i ka punët vaj,

se të mundësh Ramën,

nuk është aq kollaj!

A.DUKA

Share This Article
11 Comments
  • Edhe ti e paske ulur steken Beni,ke ra ne nivel te paloqes,nuk ke nevoje te jesh psikiater per te kuptuar trapat e Saliut,kur shikon Lulin i ke pare te gjithe.

  • Rama jovetem qe ka ber dicka po Ramen e ngre ne qiell vetem kem ngulja per reformen ne drejtesi si ne planin nacional edhe ne ate kombetare se ata per reformen ne drejtesi mir u tha Rama : e votuat me kartonin lart e me koken ne shal ! As me nje gje nuk hahen shqupsit e Ramen

  • Pena jote o Duka,
    si një roje diktatori,
    kush të shan Ramën,
    nervat xhind t’i nxorri.
    Edhe qen po të ishe,
    s’do flisje kaq besnik,
    Rama ta jep bukën,
    s’i thuhet Ramës ik!
    Mbushi xhepat si servil,
    shit dhe pordhë si poet,
    mercenar të do partia,
    bjeri opozitës siç di vet.
    Mirë bën kështu vazhdo,
    shërbeji padrinos sa më mirë,
    se lirinë ti s’ke ç’e do,
    jargavitu si skllav i lirë.

  • Kush eshte ne pushtet, jo pak por 7 vjet,
    e ekonomine kudo e ka troke dhe ibret,
    vec i zgjuar kurrsesi s’mund te quhet dot,
    ama me plot goje meriton ti themi – Idiot.
    si gjeli ne pleh tregon romuze Ed Rama,
    kurse ngado ekonomise i ka rene flama,
    qeverisja nuk matet me romuze or rrot,
    kur varferine e ke shtuar plot e perplot.

  • Rrotacion në tavolinë do të thotë: 8 vjet vjedh ti, 8 vjet vjedh unë. Në të sëmës drejtësia dhe SPAKU!. Rama bën shumë mirë që nuk pranon rrotacion në tavolinë. Shqiptarët duhet të jenë të marrê të votojnë për ata që shitën, shkatërruan dhe shkretuan një vend të tërê. Dhe eshte shumë mirë që kampet janê ndarê. Nga njëra anë PS-ja dhe nga ana tjetër PD+LSI.

  • Rama mund ta marre prap pushtetin,por jo per shumicen e popullit,por per vete sic ka bere keto 8 vjet!
    Rama shkaterroi shtetin ligjor,demokracine e beri lecke,ndersa administraten publike e rrenoi deri ne fund!
    SAhkurt Rama eshte njeriu me i rrezikshem ne Shqiperi,sot per sot dhe krahasimi me Ed Paloqen eshte me mire te behet me Hitlerin,Berishen,Esat Toptanit etj!
    Ramen krahasoje jo me ato qe ka bere,por me ato qe NUK KA BERE!
    Ramen krahasoje me krimin e organizuar te nxitur ne kulm,me korrupsionin kolosal dhe shumicen e shqiptareve qe vuajne per buken e gojes!
    Rames gendoi se pse nuk i ka rritur asnjehere pensionet per 8 vjet,pse i izoloi pensionistet per 3 muaj pa ju dhene asnje sherbim mjekesor,si vizita,analiza,etj,etj!
    Se pensionistet nuk vuajne dhe nuk rrezikohen vetem nga covid 19,por nga shume semundje te tjera,me te rrezikshme se ajo!
    Por Rama me reklamen boterore konkuron vetem me covid 19 e jo me semundjet e tjera,packa se mijra pensioniste rrezikojne jeten e tyre nga mos kryerja e vizitave dhe analizave te ndryshme tek mjeket specialiste!
    Edhe tani qe u hap karantina,mjeket e familjes dhe ata te specialitetetve komunikojne me pacientet vetem nga dritarja!
    Si mund te vizitoje kirurgu,neurologu,nefrologu,reumatologu,neurokirurgu etj te semurin nga dritarja?
    Cfare mut shendetesie eshte kjo?

  • O Beni ,sa e ul steken more djale .Mut i jati , mut i biri ,mut ai qe beri tane .bukur e thote populli.
    Bej nje bejte tjeter o Beno , si PD ,PS e LSI te dalin parti te jashte ligjeshme . Apo ke frike ? Se eshte momenti dhe koha me e pershtateshme per te shpetuar ne populli .Ja imponon vellezerve te tu shqiptare o Ben Duka ,se vetem keto tre parti kemi ,laj thaj , e te vdesim ,dhe te presim rrotacion na rrekomandon o Duka “.Faleminderit dhe rrespekt “.Ne mos gaboj o Ben djali , Rama ja ka mare ne kthese Sali largqoftit ,e ka rritur borxhin publik me shume se i vellai i ti i madh Sali .Apo ste vjen zeri .Edhe ne kokpalaret dime nje cike arithmetike o Ben djali .Sjemi keq .e kemi bere filloren .

    .Ku ishim , e ku jemi , e ku do vemi ,ne vend numuro thote Duka .Bravo more poet .Mire na keshillon .Shterngoje fort bajgen e pardesy bardheve te Ramiz Alise ,te ndare ne tre pjese ,o Ben djali

    Ke te drejte o Ben Duka qe propogandon per Ramen ,por nuk le edhe shume mbrapa LSI ??.Se Rama do mbjelli vitin tjeter 3 milion rrenje portokalle dhe mandarina ne Puke e ne Kukes .????Lum si ti e lum si ne ,o Ben djali ???

  • Ramen lavderoje se ja arriti te nxjerre jash loje GJ.L.,GJ.K. te gjithe organet drejtuese me ligjin per bashk qeverisje ku njerezit nuk mund te shkonin per tu ankuar ne asnje institucion por vetem tek Rama ,ku te gjitha ankesat te beheshi online,a thua qe populli jone si me i zhvilluari ne Europe i kishte te gjitha kushtet,,per ato institucionet ku punosoje lloj lloj anetari partie si e Albania nje institucion me koti nuk ke ku e gjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *