Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u takuan sot me komuniteti maqedonas në Pustec.
Dy Kryeministrat u përshëndetën ngrohtësisht nga banorët e Pustecit dhe autoritetet lokale. Ata u vizituan shkollën e bashkuar,9-vjeçare dhe e mesme, të zonës, ku u kënduan disa këngë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjetesës mes komuniteteve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve.
“Besoj se është shumë domethënëse që ne jemi sëbashku këtu, sot. Takimi me këtë komunitet nuk është thjesht një vizitë simbolike, por është edhe një mënyrë për të treguar për të gjithë opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni, sesa shumë rëndësi, ne i japim kësaj bashkëjetese dhe sa e rëndësishme është që njësoj si këta fëmijë që i flasin mrekullisht të dyja gjuhët, edhe Shqipëria dhe Maqedonia të komunikojnë mrekullisht me njëra-tjetrën”, tha Rama.
Kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur të dëshmonte përdorimin e gjuhës
maqedonase nga nxënësit.
“Jam shumë i kënaqur që ndodhem sot, këtu në Pustec. Ne jemi mirëpritur nga banorët dhe patëm mundësinë të shikonim një performancë të shkëlqyer recitime në gjuhën maqedonase dhe atë shqiptare. Kjo tregon se gjuha maqedonase përdoret këtu dhe fëmijët e mësojnë atë. Shpresoj se gjuha maqedonase do të ushqehet këtu, natyrisht, në respekt të ligjeve në Shqipëri. Jam i kënaqur që sot jemi këtu, sëbashku me Kryeministrin Rama, të shohim këtë shkollë dhe të takohemi me autoritetet lokale, të diskutojmë problemet me të cilat ata përballen dhe natyrisht, për të vazhduar marrëdhëniet me komunitetin maqedonas që jeton këtu në Pustec”, deklaroi Rama.
Dy Kryeministrat vizituan edhe kishën e Shën Mihalit.

Rreth vitit 1980,nje vizite te tille ne kete zone,ka bere edhe ish kryeministri Maqedonas,Bllagoje Popov.Edhe ai u prit me muzike,kenge e valle nga banoret.Beri vizita ne disa institucione si shkollen e mesme,spitalin,takoj dhe bisedoj me banore te zones.Ne fund te vizites dhe bisedave me popullsine maqedonase te zones beri nje deklarate shume kuptim plote:Pashe me sy ate qe kisha degjuar me veshe!
Keshtu jemi ne Shqiptaret,respektojme minoritetet,i konsiderojme nenshtetas te barabarte me popullsine shqiptare.
Ne zone e Pustecit,ne te 9 fshatrat e tij,eshte bere dhe behet mesimi i gjuhes Maqedonase ne shkollen fillore dhe me tej mesimet vazhdojne ne gjuhen shqipe e maqedonase.Askush nuk ndalohet te flase maqedonisht,ne familje,ne jeten e perditeshme te zones edhe kur ndodhen ne qytete te tjera nga veriu ne juge te Shqiperise…
Grupe artistike nga kjo zone,kane marre pjese ne fesitvale zonale,te rrethit dhe deri ne Festivalin Kombetar te Gjirokastres.
Nxenesit me rezultate te larta,kane vazhduar arsimin e larte,pa asnje diskreditim.
Ja,keto sjellje,keto te drejta,kerkojme qe te respektohen edhe prej shtetit Maqedonas,ndaj popullsise tone Shqiptare ne trojet e veta ne Maqedoni,sepse nuk jemi pakice,por jemi popullsi shtetformuese atje dhe duhet te gezojme dhe shume me shume se keto te drejta qe kane pakicat minoritare.
albanija asht e gjitha sllave.Toponimet jane vula e nje vendi.Maqedonia ska toponime na shiptarski si thone ata,edhe nese ka ndonje makedonet e perdorin vetem variantin sllave gjithandeej….
Vajtesh andej nga ke Dale o skiptari…
Pustecit ja rikthyet emerin nga Liqenas ssipas kerkeses Maqedonase,kjo e arritur fale z.Meta bravo dhe njekohesisht Turp o spurdhjake qeveritare qe kurre se keni ngritur zerin qe ti kthehet emery ne Manastir qytetit me te vjeter se vete Pustecallinjeve.