Kryeministri Edi Rama zbuloi se i ka dërguar një mesazh, jo publik, por në telefon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor.
Kreu i qeverisë tha se Basha nuk iu përgjigj mesazhit dhe më pas i bëri edhe dy thirrje publike që të uleshin bashkë për të përballuar fatkeqësinë, por mori përgjigje negative, pasi lideri demokrat refuzoi.
“I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne.
Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sesin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje. I kam bërë edhe dy thirrje publike. Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq. Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët” tha Edi Rama te ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova.
o.j/dita

Mire pas termetit ia paska derguar me telefon, po me 21 janar 2011 me cfare ia dergoi mesazhin?
nëse i ke ““shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij.”
atëherë përse e bën publik??
ai nuk të është përgjegjeur por paska vepruar sipas mesazhit tënd”Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq.”
çfar ke kërkuar tjetër??
të ta merte në gojë??
jo se e ka problem buzkuqi,por ty nuk e di se përse të djeg miza??
te ka ra byça ne uje prandaj !!