Kryeministri Rama tha sot se qeveria do të sigurojë mbështetje për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. Në një ceremoni me rastin e Ditës së të Rënëve të Policisë, Rama tha se do t’u garantohet punësim bashkëshorteve të policëve të vrarë, strehim dhe arsimim fëmijëve.
“Teksa vija këtu dhe ndiqja dhe fjalë e atyre që patën mundësinë të flasin para meje, mundohesha të përfytyroja jetën e gjithë atyre që nuk janë më dhe shkaqet pse nuk janë më. Askund tjetër krimi s’ka mundur të marrë epërsinë që ka marrë në vendin tonë dhe askund tjetër nuk ka një numër të tillë policësh të vrarë. Ky është një treti vit që familjet e dëshmorëve të Policisë së Shtetit vijnë këtu për të përkujtuar bashku me anëtarë të kësaj familje dhe përfaqësues të qeverisë, të rënët, bashkëshortët e tyre ata që u përballën me krimin dhe lanë jetën në fushën e një beteje fatkeqësisht të pabarabartë, në një betejë ku gjurma e tradhëtisë ndaj Policisë së Shtetit do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e gjithë atyre që u gjendën në beteje, në shpirtin e atyre që sot janë anëtarë të familjes së Policisë së Shtetit që sot do të ngrihen dhe do të veshin uniformën drejt asaj fushe beteje. Tradhtia është e para që duhet të çrrënjoset në përballjen mes shtetit dhe krimit. Tradhtia është e para që ne kemi nisur ta çrrënjosim, për ta bërë sëpaku të barabartë këtë betejë dhe për ta fituar përmes ligjit”.
“Dëshiroj tu them se në përvjetorin e ardhshëm nuk do vijmë këtu kokëulur qoftë për shkak të tradhëtisë së shtetit për shumë prej tyre qoftë për shkak të braktisjes së shtetit ndaj familjes së tyre. Ne do të vijmë këtu me kokën lart se do bëjmë detyrat tona karshi secilës familje të dëshmorëve të policisë së shtetit. Nga ana tjetër dëshiroj me gjithë zemër dhe plot bindje t’ju them familjeve të tyre se në përvjetorin e ardhshëm nuk do vimë këtu kokëulur qoftë për shkak të tradhëtisë së shtetit prej shumë prej tyre, qoftë dhe braktisjes së shtetit prej shumë prej tyre. Ne do përbushim detyrat tona kundrejt të gjithë familjeve të të rënëve, por edhe grave të mbetura vetëm. Asnjëra prej tyre nuk do jetë pa punë vitin e ardhshëm, asnjë fëmijë i tyre nuk do jetë pa përkrahje, asnjë prej familjeve të tyre nuk do jetë pa strehë vitin e ardhshëm”.

Uroj qe 1 vit me pas ta keni mbajtur premtimin. Jane vertete familje ne nevoje dhe e meritojne ta ndjejne perkujdesjen e shtetit me teper se te tjeret. Nuk mund te them per sot veçse nje “Te lumte” per kete fjalim inkurajues ndaj forcave te policise se shtetit.
Besoj fort qe ky eshte nje betim solemn,jo vetem perballe familjeve te policeve te vrare shumica nga tradhetite e pushteteve gangstere te deridjeshem,por edhe perballe cdo polici ne detyre sot.
Qofsh i bekuar Kryeministri im.