Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi sot se me ardhjen e socialistëve në pushtet qytetarët shqiptarë do të jetojnë si të barabartë përmes dijeve dhe aftësive të tyre. Në tryezën e organizuar pasditen e sotme për programin e PS-së për punësimin rinor, Rama deklaroi se PS do të investojë seriozisht në arsimin profesional. “Ne do investojmë në arsimin profesional shumë seriozisht. Zhvillimi i vendeve të BE është e lidhur si trajektore me mirëqenien e arsimit evropian. Është premtimi i parë për mandatin e parë, për të rithemeluar kriteret e shkollave ekzistuese. Si mundet që shkollat ekzistuese të ristrukturohen dhe rrjeti i arsimit profesional të ndërtohet në baza të reja, nuk mjaftojnë paratë e shtetit dhe as të donatorëve dhe as angazhimet në një drejtim. Duhet bashkëpunim me sipërmarrjen. Është një proces që kërkon që qysh në krye të herës, në shkollën e mesme por edhe më parë të nisë një decentralizim që të fusë prindin në strukturën vendimarrëse të shkollës dhe komitetin e prindërve si monitorues i procesit mësimdhënës, për të shkëputur nga kthetrat e politikës së palës”, tha Rama.
Me Ledi Shamkun? 🙁 Shume pesimizem i jep arsimit dhe politikes ne teresi ajo vajza qe qan para kamerave si shume e deshperuar per arsimin, situaten ekonomiko-sociale…
Valter a kushdo qofsh, me siguri ti je nga ata njerezit llafazane e driteshkurter, i penduar edhe se ke lindur, perderisa Ledi Shamku te transmetoka pesimizem. Mua sa here e lexoj a e degjoj, me percjell respekt per cdo fjale qe thote per gjendjen aktuale. E po ashtu me percjell edhe optimizem (e nganjehere me tepri) kur shtjellon politikat e menduara nga PS per arsimin. Nese gjendja e arsimit eshte – dhe ketu po citoj vleresimet e huaja te BB – “per te ardhur keq”, mos e kerko ndjesine e hidhur tek znj. Shamku, po tek autori i katandisjes, Sali Berisha. Keshtu pra, numero deri ne pese para se te shkruash, se perndryshe njerezia qe e njohin edhe gjendjen edhe zonjen ne fjale, do mendojne ose qe ti ja fut kot, ose qe ta kane ngrohur xhepin keta te Saliut. Mire?