Ka nisur në orën 10:00 seanca maratonë në Kuvend. Kryeministri Edi Rama prezanton programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ndërsa do të votohet edhe kabineti i ri pas dekretit nga Presidenti Meta.
Pjese nga fjala e Rames:
“Axhendat partiake nuk do të marrin peng rendin e ditës së Kuvendit. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Jo armiq, por konkurrentë, shpresoj të jetë kështu edhe për ju. 25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kur i fryn konfliktit, akuzon, shan dhe fyen, kush bllokon.
Basha para zgjedhjeve doli në protestë me vajzën, e risjell këtë moment se gjithçka bëjmë e lidhim me fëmijët tanë. Nuk duhet të harrojmë se cdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq të gjithë fëmijëve.
Të rinjtë janë larguar në kërkim të një jete më të mirë, por ka prej tyre që rikthehen për të investuar eksperiencën. Mund të ketë ende plot gjëra që i pengojnë për t’u rikthyer, por pengesa më e madhe për rikthimin e tyre i ka themelet këtu në këtë sallë dhe mbahet në këmbë nga ne, katundi jonë politik.
Hendek mes katundit të politikës dhe botës së fëmijëve, unë dëshiroj që fituesit të jenë ata që nuk votuan, që nuk kanë ende moshën, fëmijët e Shqipërisë.
Interesi i fëmijëve në qendër të politikbërjes, shpejtësi në reforma që bëjnë shtet në emër të fëmijëve. Nuk do ta harroj një stërgjyshe, që tha: Cdo gjë për fëmijët e mi është si të dyfishosh pensionin tim. Bonus mujor për familjet me shumë fëmijë për të nxitur rritjen ekomomike dhe demografinë.
Kur isha në bashki krijova cekun e bebes, që u shtri në të gjithë Shqipërinë, u bë copy paste politike qeveritare, por ka degraduar. Në 2015, 6 mln ishte borxh për mos lëvrimin. Edhe gjatë mandatit të parë tonin nuk është përmbushur me korrektësi, iu kërkoj ndjesë prindërve dhe fëmijëve, që nuk e kanë marrë në kohë apo se kanë marrë.
Do ta rrisim cdo vit, duke nisur nga viti i ardhshëm. Do të përqendrohemi edhe shkollat dhe edukimi. U uroj mësuesve dhenxënësve një vit sa më të mbarë sa më të suksesshëm dhe argëtues. Pagat e mësuesve janë rritur këtë vit ndjeshëm dhe do të rriten gjatë këtij mandati. Duhet të rritet mbështetja morale. Thirrje kryetarëve të partive dhe deputetëve që të rritemi dhe të vetëdigjësohemi për dëmin që u bëhet fëmijë si pasojë e mos respektit, ti mbrojmë me pasion pozicionet tona, por mos lejojmë të gjithë që bashkëjetesa politike të prodhojë shembuj të këqij”.

Edhe Putini, ne Rusi, per te ngritur renien drastike te lindjeve, ofroi shperblim mjaft te mire per to. Jo vetem kaq, por asistenca qe u jep familjeve per femijet e lindur, shkon deri ne njefare moshe, jo vetem per rritjen e te vegjelve, por edhe per edukimin e tyre ne shkolle etj. Ngriti edhe komisone te posacme per te kontrolluar familjet qe ndihma te shkonte vetem per femijet dhe te mos abuzohej me te. Pati teper sukses, duke e ngritur mjaft lindshmerine ne vend.