Gjatë një takimi me personat me aftësi të kufizuara, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh se me ardhjen në pushtet, do të shfuqizojë ligjin aktual, i cili nuk i vjen aspak në ndihmë kësaj kategorie.
“Ne kemi marrë një angazhim që në 100 ditët e para do të publikojmë një akt të gjithëpërfshirjes në procesin e ligjvënies dhe ligjbërjes për të gjitha grupet e interesit sipas projektit që përcakton se kush janë grupet e interesit. Ne do të bëjmë përfaqësimin demokrat të PAK duke u angazhuar që i gjithë procesi i ligjbërjes do të jetë i konsultuar drejtpërsëdrejti me ju dhe komisionet parlamentare do të jenë të hapura për t’ju mirëpritur dhe për t`ju dëgjuar”, tha Rama.
Duke iu referuar djegies së Lirak Bejkos gjatë grevës së ish-të përndjekurve javë më parë, Rama tha se tragjedia erdhi pasi atë nuk e dëgjoi askush. “I vuri flakën vetes në përpjekje për t’u dëgjuar”, tha kreu i opozitës, duke theksuar se me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit, shteti do të jetë i të gjithëve e për të gjithë.
Zoti Rama, me keet qe ke deklaruar ke bere nje gabim konceptual dhe real: shtet per te gjithe mund te ndertosh, dmth ligje e poltika sociale qe te mbrotrjne dhe mbeshtesin interesat e gjithe shoqerise, por shtet per te gjithe nuk nderton dot as Amerika e jo ti ne Shqiperi, mbasi i pari qe do privilegjohet do jete pushteti, i pari qe nuk do ndeshkohet do jete kupola e pushtetit, te paret qe nuk do ken mundesi te jetojne mire do jene ata qe nuk do kene lidhje me pushtetin, te paret qe do denogrohen e do cenohen prej zbatusve te ligjit do jene ata qe nuk kane lidhje me pushtetin, pra populli e ka ngrene e populli do ta haje perhere.