Rama: Do të bëjmë administratën, ashtu siç bëmë policinë

Gazeta Dita

Si kryeshembull të të gjitha ndryshimeve në vend në katër vitet në pushtet, Edi Rama mori Policinë e Shtetit.

“Policia e shtetit, institucioni më qesharak që gjetëm katër vjet më parë, sot është institucioni më i besueshëm i qytetarëve dhe e gjithë kjo falë Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafës, dy njerëz që tregon se PS është një skuadër fituesish”, tha Rama.

Në mitingun përmbyllës të fushatës në kryeqytet, kreu i Qeverisë tha se në të njëjtin shembull do të ndryshohet edhe administrata publike.

“Ashtu siç e bëmë ne Policinë e Shtetit, ashtu siç do të bëjmë administratën publike; duke ua prerë rrugën influencave të partive politike dhe duke ua dhënë në dorë profesionistëve, djemve dhe vajzave profesioniste që të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën”, u shpreh ai.

“Nuk ka ulja taksash dhe rritje shpenzimesh që sjellin zhvillim po nuk pati shtet”, vijoi ai.

Rama mbrojti edhe reformën në arsim dhe dha edhe arsyen se përse kjo reformë kundërshtohet.

“Arsyeja është se reforma jonë në arsim ka ende shumë frute për të dhënë, por ndërkohë ka dhënë një frut që le ta ngrejë dorën një prind dhe të thotë që unë e imagjinoja se kjo do të bëhej ndonjëherë në Shqipëri, që sot nuk ka më rëndësi asgjë përveç pikëve të mbledhura nga mesatarja dhe provimi i maturës shtetërore. Ata që janë kundër reformës në arsim kanë humbur pushtetin mbi shpirtrat e të rinjve”, tha ai.

Share This Article
3 Comments
  • Ky po thote qe pasi e vuri policine ne sherbim te kanabisit tani do te vere edhe admijistraten ne sherbim te trafikut te droges. He me te lumte! Perpara per fitorje te reja!

  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    Te krenohesh me Saimir Tahirin dhe policine e shtetit,qe e ktheu Shqiperine ne nje vend te kutivimit dhe tregetise se droges,dhe bashkepunimit me boten e krimit e korrupsionit deri me sot,kjo me duket amoralitet dhe jo arritje e rradhes.Mjaft me,vetem me kete dekarate sa bajate aqe dhe te perdale ,si dhe me mos uljen e taksave,Rama ushqeu boten e krimit dhe korrupsionit,por ka humbur nje shumice votuesish.Kjo nga padia,jo,por nga pazaret e pista te natave te errta te rradhes se jashteqitjes shqiptare ne dite e vite ne krye te tre pushteteve.Rama e Basha me meten ne hije me kete palo propogande con uje tek qoftelargu,qe do te thote amoralitet dhe banditizmi politik,pra ne bashkepunim me djallin.Nje marri e shkuar marrise,nje bashkefajesi qe nuke duhet injoruar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve.Bijte e eterve dhe mostrat e tyre vazhdojn te derdhin lor krokodilesh vetem e vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes ,pra popullin dhe popujt.O sot o kurre me voten e tije SOVRANI duhet ti ndeshkoje keto djaj me fytyre njeriu qe nuke kane te ndalur ne ligesi.Per kujtese,kjo politike para zgjedhjeve na kujton Aleksander Meksin qe ne fund te fushates rriti cmimin e bukes.Cmimi qe paguan humben referendumin.Kurse Rama-Basha dhe Meta ne hije kerkojne te pengojne Reformen ne Drejtesi.Aresyeja nuke ka shumicen,sikurse dje qe bashkeqeverisi me vrasen e te superkorruptuar me ze,fikure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe popullor e medjatike,qe do te thote turpin e hajne me buke.Mjaft me,SOVRANI duhet ti veje nje kryq te madha fleteve te votimit,qe shqiptaret te shporrin njehere e mire keto shushunja dhe ujqer e cakej qe nuke kane te ndalur ne ligesi.Mjere ato mjerane qe cfrytezojne pushtetet dhe i sherbejne djallit.Dita e gjykimit po afron,askush nuke do te munde ti shpetoje banges se akuzes per mijra krime e superkorrupsione ne dite e vite deri me sot.Besoni.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim si dhe nje pasuri kombetare dhe private e tjetersuar dhe e grabitur nga fuqia e pushteteve qe kerkon drejtesi dhe jo lloqe kavaje;thote populli.

  • Policia e 2013 institucion qesharak?

    Po ku ka me qesharake se sa t’i besh thirrje policise se shtetit per ta angazhuar ate ne fushate elektorale, dhe ajo te kete frike te mos e zbatoje kerkesen?

    Thirrja per fushate ishte mesazh i qarte dhe njekohesisht dhe garanci per veprim nen moton: “Beni si them une, se sa te me keni mua do i keni gjithmone shpatullat e ngrohta!”

    Kerkimi i faljes me pas ishte fare pa vlere, se mesazhi per veprim u dergua dhe e beri efektin. Jo me kot Nacua ua qendisi letren ambasadoreve. Tani pritet vetem shqyrtimi dhe verifikimi i shitjes se votave ne Berat.

    Ashtu sic shkruan dhe parafolesi, PS-ja pas gjithe ketyre gafave me oke rrezikon te dale ne opozite, prandaj dhe po synohet perdorimi i gjithshkaje, perfshi ketu dhe thirrjet lypsare drejtuar emigranteve,

    Po si mund te kerkosh ndihme nga emigrantet, kur edhe sot pas 4 vitesh ata nuk mund te votojne me rruge te thjeshte postare nga qytetet ku jetojne?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *