Rama tifoz i katalanasve: Do të fitojë Barça ‘el Clasicon’

anazapta

Mesfushori i kombëtares shqiptare që luan në La Liga, Valdet Rama, pret që Barcelona ta fitojë ‘el Clasicon’ në Santiago Bernabeu.

Futbollisti i Real Valladolidit ka thënë se është një tifoz i katalunasve dhe se ekipi i tij i zemrës do të triumfojë në superderbi.

“Nga fëmijëria jam tifoz i Barcelonës dhe ëndërroj të luaj një ditë. Mezi e pres ndeshjen. Kam folur me Messin dhe me tha se do të fitojmë 2-0… Po bëj shaka. Mendoj se duhet të fitojë Barcelona, sepse ndryshe nuk mund ta mbrojë titullin. Do jetë lojë e zjarrtë”, ka deklaruar Rama.

Barcelona është katër pikë pas Real Madridit dhe me një fitore do të kthehej në garën për titull.

valdetbarca

Share This Article
3 Comments
  • I bej thirrje Totiles, duku mos u zhduk, te diskutosh spektaklin e soten ne Bernabeu, duhen komentues qe vleresojne spektaklin dhe Totila eshte nje nga ata.
    Fantastike kjo ndeshje, qe do te mbahet mend per mrekulline dhe na la deri ne sekonden e fundit ne ankth.
    Dhe si gjithmone Barcelona mori frytin qe i takonte.

  • Barcelona eshte ekipi qe i ka bere LOLO te gjithe ekipet e tjera dhe 4 golat ne Bernabeu kunder madrileneve dru me pre treguan se ne futboll nuk fiton brutali, por teknika, aftesia dhe intelekti i lojes kolektive. Le te mos harrojme se kete teknike fubtolli e krijoi i madhi Guardiola dhe ai krijoi edhe kete ekip boteror qe beri REZIL Realin e Madridit ne shtepine e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *