Shqipëria duhet të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, por nuk duhet që të luajë rolin e vëllait më të madh për shtetin kosovar, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Rama vlerëson se Prishtina kryesisht në raport me Beogradin është një palë serioze dhe kredibile që mund t’i trajtojë vetë problemet e saj.
Rama ka folur edhe për korrupsionin, afrimin e dy qeverive shqiptare me atë të Turqisë, premtimet e parealizuara të Berishës për Kosovën, entuziazmin shqiptar…etj. Sipas tij, problemi i korrupsionit nuk lidhet me faktin se shqiptarët janë të korruptuar, por sistemi është ende larg të qenit një sistem që të garantojë çdo qytetar dhe shoqërinë si e tërë dhe t’i mbajë njerëzit që punojnë në shtet larg tundimeve të korrupsionit.