“Rama do t’i japë Erdoganit bazën e Pashalimanit!” Meta: Presidenti s’i di të gjitha

J L

Presidenti Ilir Meta ashtu sikur kishte paralajmëruar në orën 13:15 ka dalë në një konferencë për mediat ku ka bërë edhe një herë një rezyme për arsyet e kthimit të ligjit për turizmin detar dhe shtesën e koncesionit në portin e Porto Romanos.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk ka informacion për lajmin që publikuan dje mediat greke se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

“Për Pashalimanin Presidenti nuk i di të gjitha, do më duhet të këshillohem me institucionet dhe t’u jap një përgjigje në kohën e duhur. Jo cdo gjë e di presidenti”, tha Meta.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Kjo nuk ka azgje te vertet. M/Mbrojtjes i eshte drejtuar zyrtarishte Sh.B.A qe Pashalimani te kthehet ne nje baze detare e NATOs.Qe do te thote se ne Pashaliman, nese kthehet baze e NATOs, do te kene te drejte te akostohen,riparohen,furnizohen e te sterviten te gjitha anijet e vendeve antare .Di apo nuk di Presidenti UFO ta mesoje.
    Nuk eshte hera e pare qe behet ky diskutim.Eshte apo nuk eshte ne plan kjo nuk varet as nga Rama por nga interesat e Aleances.Rama ,Meta ,Luli ,Monika dhe gjithe shebeket e tjere majtas e djathtas vendosin per bageti e bujqesi .

  • E pyeten Pal V.se c’fare mendimi kishte per X-problem te shqiperise.Ai iu pergjegj:Une dhe Enveri nuk dime gje,ate e ka bere Mehmeti ne koke te vet.Historia perseritet por nje shkalle me te larte.Kjo eshte dialektika.(Faleminderit Dita me keto shkrime sepse na hape faqen e humorit qe e kishim haruar)

  • Mos u tall me Pal vaten sepse ai ka qene nje nga drejtuesit me te suksesshem te partise dhe me inteligjencen e tij ka arrur te dalloje e burgose per agjitaion e propogande kushedi se sa armiq.

  • Edhe shume di ore kokekatror, ti je kot je i zgjedhur nga Gramoz Ruci.
    Celsat e kashtes dhe florirn e Krrabes ke ne dore.

  • Per para Edi shet te gjithe Shqiperine; Edhe Olta nga an e saj nuk ben me pak per pak buzeqeshje te huajsh dhe per karriere! Problemi eshte se NATO ka te tjera halle dhe nuk mund tu vije sipas oreksit Rames dhe Xhackes ore e cast!
    Persa i perket lajmit, ne lidhje me Turqine ne Pashaliman duhet te jete fake news. Turqia nuk ka nje arsye te kerkoje te hyje ne Pashaliman!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *