Rama: Do ulim taksën e energjisë në 6 %, Interkonjeksion me Kosovën

redaktor

Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar gjatë ditës së sotme në Peshkopi, programin ekonomik të PS-së. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se PS do të ulë në 6% taksën e energjisë për qytetarët kur të vijë në pushtet, nga 20% që ajo është aktualisht.

Dua të theksoj domosdoshmërinë e një plani të përgjithshëm kombëtar, sepse duhet t’i japim fund veprimeve kuturu të tokës që po heq çdo muaj pasuritë e përbashkëta dhe po e kthen në truall të ndërtuar jashtë çdo kushti dhe për t’i dhënë një drejtim të qartë vendit në rrugën e zhvillimit.  Duhet të përcaktojmë një plan kombëtar zhvillimi në të gjitha drejtimet, si në zhvillimin ekonomik, urban, mjedisor etj. Është e nevojshme që ne të kemi një plan strategjik për sigurinë energjitike, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, në mënyrë që në të gjithë hapësirën shqiptare të mund të garantohet jo vetëm furnizimi me energji, jo vetëm e ardhmja e këtij furnizimi, por me çmime të arsyeshme, që mund të jenë të përballueshme qoftë nga famijet, qoftë nga bizneset. Pas 23 qershorit do të ulet në 6 përqind taksa për energjinë për qytetarët, që sot është 20 përqind”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama premtoi se pas 23 qershorit do të vihet në zbatim projekti i interkonjeksionit me Kosovën, që aktualisht po mbahet bllokuar nga qeveria.

“Do të vihet në jetë projekti i interkonjeksionit, që pavarëson Kosovën nga Serbia dhe integron tregun energjitik duke shtuar një lidhje të re që është penguar në mënryë më absurde dhe më të dyshimtë nga qeveria. Projekt  që mbahet në sistar si shprehje kuptimplotë, që ka dallim mes nesh dhe atyre që qeverisin, që për atdhetarinë dinë vetëm të flasin, ndërkohë që ne dimë të bëjmë dhe jo vetëm të flasim” shtoi Rama.

Rama gjithashtu përsëriti sërish se pasi PS-ja të vijë në pushtet, do të anulojë të gjitha koncesionet që janë në shkelje të ligjit dhe të kontratave, ndërsa shtoi se zyrtarisht sot vidhen 100 mijë tonë naftë dhe popullit i faturohet një humbje prej 45 milionë dollarë në vit, të cilat, sipas tij, mund të përdoreshin për të ndihmuar njerëit në nevojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *