Rama: Dorëheqja e Denar Bibës nuk ka lidhje me LSI

anazapta

Kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se në fokus të takimit me diplomatin amerikan Jonathan Moore ka qënë zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kryesocialisti Rama theksoi se vëmendja është përqëndruar tek domosdoshmëria e kthimit të besimit tek zgjedhjet.

“Patëm një shkëmbim të hapur dhe të frytshëm opinionesh lidhur me gjendjen paraelektorale dhe sigurinë  siedhe me zhvillimet më të fundit në rajon edhe me ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Duke u përqëndruar tek çështja më e nxehtë ajo e rrëmbimit të KQZ-së dhe praktikisht edhe të rrënimit të këtij institucioni që duhet të jetë i pavarur dhe i papërfshirë nga vorbullat politike. Theksuam domosdoshmërinë  për të rivendosur besueshmërinë së humbur të institucionit kryesor të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga ana tjetër besoj se gjetëm mirëkuptimin e plotë për domosdoshmërin që këto zgjedhje kaq të  rëndësishme për shqipërinë në një moment që është kaq I rëndësishëm për integrimin në BE të mos ketë asnjë arsye që nesër zgjedhjet të jenë të papranueshme” tha Rama.

Ndërkohë, kryesocialisti Rama mohoi aludimet se dorëheqja e Denar Bibës ka të bëjë me marrëveshjen mes PS-së dhe LSI-së për zgjedhjet.

“Është krejtësisht e pavërtetë.  Unë ushqej respekt të plotë për Denar Bibën që nuk vjen nga radhët e PS-së, që nuk është propozuar prej nesh për të qënë një ushtar partie në KQZ dhe me aktin e tij ka afirmuar gjithë integritetin moral dhe ka kundërshtuar cënimin e hapur të cënimit të integritet tëKQZ-së” shtoi Rama.

I pyetur nëse PS-ja ka një emër të të zëvendësuar Denar Bibën, Rama u shpreh: “Nuk flasim për zëvendësim personash por rikthim në ligjshmëri të KQZ”.

 

***

Arvizu dhe Mur takojnë Ramën, ambasadori: KQZ duhet të jetë e lirë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur, dhe ambasadorin amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu.

Ky takim është zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste dhe vjen pas zhvillimeve të fundit që kanë lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një atmosferë të ngarkuar u shkarkua nga detyra Ilirjan Muho, anëtari i LSI-së në KQZ, duke marrë 73 vota në Kuvend. Mazhoranca u arrit sërish përmes votave, që ish-deputetët e së majtës bashkuan sërish me qeverinë.

Dritan Prifti, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, me gjithë përpjekjen e ish-kolegëve të tyre të grupit parlamentar socialist, i dhanë votën pro propozimit të demokratëve për të larguar nga KQZ anëtarin e propozuar nga LSI.

Arvizu i bëri apel mazhorancës se SHBA-të ishin kundër ndryshimeve anti-ligjore në KQZ. Ambasadori kërkoi respektimin dhe lejimin e funksionimit të KQZ-së jashtë çdo ndërhyrje politike, përfshi këtu edhe Parlamentin.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ajo që kemi theksuar në mënyrë konseguente dhe të përsëritur është apeli për të gjithë personalitetet, për të gjitha institucionet, për njerëzit në Qeveri, për njerëzit në opozitë, të veprojnë në mënyra që rrisin besimin e njerëzve, besim jo tek rezultati, por tek procesi, në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet. KQZ është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe, si i tillë, është me rëndësi që pavarësia e këtij institucioni të respektohet. KQZ duhet të jetë e lirë nga çfarëdo ndërhyrjeje nga ndonjë individ, nga ndonjë institucion dhe këtu përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë. Pra, është një thirrje shumë e thjeshtë dhe bazike që e kemi bërë dhe ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është pikërisht mënyra e gabuar për të frymëzuar besimin për të cilin flasim”, tha Arvizu.

Top Channel e pyeti ambasadorin amerikan, nëse ndryshimi i rregullave të lojës është shkelje e çdo kufiri nga maxhoranca. Arvizu dha këtë përgjigje: “Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin”. (TCH)

Share This Article
33 Comments
  • Hajt se po ja pergatit avash avash vendin anetareve te LSI prane KQZ prandaj u dhe urdher Albanes dhe Debarit te dorehiqeshin, do edhe Meta pjesen e tij, pse si kujtove ti?

  • Po kush i hane ato gjera o Rama.Ne se antari KOZ vjen nga PS i lumt bibes eshte treguar burre.Ne te kunderten si fjalet e tuaja te rradhes.

  • .Plani bllokues i vendit.Rama eshef se nuk fiton dhe kerkon ta shkatrroje Shqiperine.
    Kjo dihet se eshte rasti i fundit i tije ne politike.Po nuk fitoji tani ai largohet prandaj kane llogarite shkatrrimin e vendit ne pamundesi te perserisin 1997

  • Sigurisht qe nuk ka lirimi i tij eshte per efekt morali si mund te punonte me ne nje kooperative te leshit dhe lleshit aman o njerez.

  • nuk mundet kurrsesi qe partia socialiste te lejoje te vidhen zgjedhjet perseri ndaj shume mire bene qe u terheqen antaret e kqz te ps dhe pbdnj

  • nuk mundet qe demokracia ne vend te jete kaq e brisht dhe kaq e shkleshme nga kjo qeveri ndaj shume mire qe nderhyri ps duke deligjitimuar kqz me terheqje

  • po e shkaterron vendin dhe demokracine e vendit kjo mazhorance ndaj qytetaret duhet te reagojne dhe te protestjne ndaj ketyre gjerave

  • po lejojme te na ike demokracia nga duart o shqiptare ndaj behuni te virtytshem e reagoni pro politikes se ps per rilindjen e vendit

  • rama dhe lsi nuk kane marrveshje per rrnimin e kqz por per pavarsine e saj dhe moslenjen e berishes ta perdor kqz per interesa vetjake

  • vendi ka nevoje epr rilindje dhe kqz duhet te jete e pavaruar pavarsisht en pushtet esht ps apo pd ndaj qytetareet duhet te nderhyjne me votene tyre

  • duhet te beje cmos cdo shqiptar qe vendi te kthehet en nromalitet qe kqz te kthehet en normalitet qe zgjedhjet te jene te lira

  • shqiperia meriton nje shtet demokratik e jo nje parti shtet komunist sic po na ofron partia demokratike,ndaj duhet reagim nga cdo shqiptar ne menyren e tij

  • nuk kemi nevoje per nje parti shtet qe ti kontrolloje te gjitha se per ate kishim komunizmin para 25 vitesh zoti kryeminister ndaj organizo zgjedhje te lira e te ndershme se do ndeshkohesh nga shqiptaret

  • po shakterroni dh po perdhosni vullnetin e popullit zoti kryeminister ndaj sa me pare qe vendi te mos shkoje ne rpag katastrofe

  • vendi ka nevoje epr liri fjale per liri shprehjeje per zjgedhej te lira per fryme demorkatike e kjo sigurohet vetem nga rilindja qe ofron partia socialiste

    • Dakord,vendi ka nevoje per liri e shprehje te lire,por perse ia mohon kete tre ish deputeteve te tu?, perse kjo ambivamence?, kestu siguroni ju demo-zorine e jo demokracine?

  • nuk ka kohe per te baltosur opoziten se ket po ben kjo qeveri duke thene se doreheqja eshte produkt i marreveshejs ps lsi,trup per keto politika mediokresh qe kane

  • gjithcka qe po ben kjo qeveri eshte te damkos opozitene te thote dhe kta po vjedhin en jemi njesoj por kjo nuk eshte e vetrtete nuk jemi te gjithe njesoj vetem mazhoranca po vjedh

  • duhet zgjedhje imediate dhe presion i amdh nag nderkombetaret qe berisha te terhiqet dhe te kemi zgjedhje te lira ne vend ndaj gjykoni drejt o shqiptare

  • shqiperia eshtye e shqiptareve e jo e berishes dhe pushtetin te tij klientelist ndaj mos lejoni vjedhjenm e tij denojeni me vote ate

  • Z.Rama e quan Biben nje ushtare te KCZ. Mendoni ju se nje ushtare me vullnetin e vet dhe me veteiniciative mund te bjerre donje vendim,pa urrdher te oficerit ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *