Duke folur për rëndësinë e përdorimit të maskës, Rama thotë se është më mirë që të mbahet një maskë sot se sa të mbyllen dyqanet nesër. Kjo duke vendosur theksin tek evitimi i një karantine të përgjithshme.
“Nëse të gjithë e marrin për dobësi unë them që është e më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqani nesër e shkollës dhe e qytetit nesër. Shumë e thjeshtë, unë s’kam mbajtur maskë jashtë, por do e mbaj pasi brenda nuk diskutohet.
Kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund ta shmangim. Dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer të 5 veta bashkë, tek oraret e kufizuara, mbyllja pas orës 8 apo 9 të darkës nuk dua të kalojmë tek këto masa dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa.
Objektivi i çdo shqiptari është të mos i mbyllim në shtëpi, të mos mbyll dyqanin dhe të mos mbyllë shkollën.
Kështu që duke komunikuar me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë së fundmi prej tyre opinion që është koha për të bërë të detyrueshme makën sepse duke abuzuar me faktin që nuk lejohet jashtë njerëzit nuk e mbajnë as brenda” – tha Rama.
o.j/dita
