Është Kumbaro ende i mbrojtur nga disa njerëz në shtetin shqiptar?

redaktor

Unë isha vetëm 14 vjeç kur Shërbimi Informativ Kombëtar, SHIK rrëmbeu babain tim më 21 tetor 1995, më shumë se 20 vjet më parë.

Në atë kohë, rrugët që të çonin në Shqipëri ishin më së shumti shtigje dhensh ndaj iu desh sime mëje dhe xhaxhallarëve 10 orë që të mbërrinin në Tiranë dhe të fillonin të trokisnin në dyert e institucioneve për të zbuluar ku e kishin çuar pasi morën një telefonatë që thoshte se ai ishte zhdukur.

Ky ishte fillimi i një historie të çuditshme ku, nën një regjim të ashpër post Enver Hoxha, në demokracinë e Sali Berishës, nëntë burra të shërbimit sekret erdhë në tre makina, morën tim atë nga fabrika e tij për “verifikim” dhe premtuan ta lirojnë atë pas 48 orësh – pastaj e vranë atë dhe i fshehën eshtrat.

Remzi Hoxha ishte një sipërmarrës që drejtonte një kompani të përpunimit. Familja jonë është marrë me prodhimin dhe tregtimin e bizhuve që nga viti 1965.

Kur Slobodan Millosheviç erdhi në pushtet në Serbi dhe ia mori Kosovës autonominë, babai im iu bashkua lëvizjes së rezistencës të thirrur Fronti për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar që më vonë u shkri në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Teksa ai u bë një burrë i kërkuar nën regjimin e Millosheviçit, atij iu desh të largonte biznesin nga Kosova dhe të fillonte drejtimin e një fabrike të vogël në Shqipëri.

Sot e kësaj dite ne dyshojmë se shërbimet sekrete e shënjestruan babain tim sepse gjatë njërit prej udhëtimeve të tij të shpeshta në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, ai u has në një takim që po ndodhte mes Berishës, Kiro Gligorov, presidentit maqedonas dhe Millosheviçit më 31 maj 1993.

Ky takim ndodhi në Shën Naum, një resort liqenor në kufirin Maqedoni-Shqipëri.

Berisha konsiderohej “babai i kombit” dhe për shqiptarët patriotë si babai im dhe miqtë e tij, mundësia që Berisha po bënte marrëveshje me Millosheviçin ndërsa ai po nxiste luftën në Bosnje dhe po terrorizonte shqiptarët në Kosovë ishte një tradhti.

Në një tjetër rast, disa muaj më vonë, babai im dhe skuadra e tij e menaxhimit nga kompania shkoi të inspektojë një prej projekteve të tij në Shkodër, në veri të Shqipërisë.

Pasi mbaruan së punuari, ata shkuan për drekë në një restorant ku ata panë Bashkim Gazideden, kreun e Shërbimit Sekret Shqiptar, duke drekuar me Zeljko Raznatoviç “Arkanin”, krahun e djathtë të Millosheviçit.

Kolegët e tim eti e përshkruajnë atë krejtësisht të shokuar nga kjo pamje. Pas kësaj, ai telefonoi Pjetër Arbnorin, kryetarin e parlamentit në Shqipëri me të cilin ishte mik dhe e pyeti “Çfarë po ndodh? Teksa ne po përgatitemi të luftojmë me ta, njerëzit e tu hanë drekë me Arkanin dhe Millosheviçin.”

Ardian Hoxha me babain e tij Remzi Hoxha dhe familja në pushime në fund te viteve '80
Ardian Hoxha me babain e tij Remzi Hoxha dhe familja në pushime në fund te viteve ’80

Babai im ishte i papërtueshëm. Ai e diskutoi këtë çështje me Ibrahim Rugovën, lideri i lëvizjes kosovare për pavarësi në atë kohë. Ne dyshojmë se Arbnori dhe Rugova e telefonuan Berishën për ta pyetur për këtë. Nuk është sekret që babai im ishte burimi që kishte parë këto takime. Babai im në këtë skenë dinte shumë dhe nuk do të tërhiqej nga kjo. Duke fshirë tim atë, ata do të fshinin të gjithë kujtesën nga këto takime.

Disa cinikë do të thoshin se disidentët, veçanërisht patriotët pasionantë si babai im, janë natyralisht të lidhur me paranojën rreth tradhtisë dhe hamendësojnë shumë rreth këtyre takimeve.

Por unë kam lexuar lajme të pafundme në median serbe, malazeze dhe ndërkombëtare që provojnë se liderët jugosllav në atë kohë, si Momir Bulatoviç i Malit të Zi flisnin haptazi rreth takimit me mikun Berisha, duke e nxitur atë të mbyllte një sy dhe të thyente embargon ndërkombëtare duke lejuar trafikimin në Jugosllavi.

A e mbylli Berisha njërin sy? New York Times raportoi në 1995 se Shqipëria, në veçanti Shqipëria veriore, bastioni i votuesve të Berishës, po e shkelte haptazi embargon e OKB kundër Jugosllavisë, duke furnizuar sasi të mëdha karburanti te tanket serbe që luftonin në Bosnje.

Artikulli shkruante se administrata amerikane e Bill Klinton madje po merrte në konsideratë dërgimin e një note diplomatike te Berisha, teksa Shqipëria po bëhej autostrada e karburantit të fqinjit të keq.

Ndërsa kjo njihej në shtypin ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës, gjithashtu nën sanksione, ende e shihnin Shqipërinë me romantizëm.

Patriotët si babai im që luftonin nga pas, duke u përgatitur për luftë, nuk e besonin kurrë veçse po ta shihnin me sytë e tyre, se figurat kyçe në Shqipëri po e thyenin me dijeni embargon dhe bënin tregti me Millosheviçin.

Berisha ka mohuar akuzat se ai e prishin embargon. Që nga zhdukja, Berisha është pyetur vazhdimisht për fatin e Remzi Hoxhës dhe ai ka mohuar të ketë dijeni. Bashkim Gazidede gjithashtu ka mohuar se SHIK kishte lidhje me zhdukjen e babait tim.

Por kjo nuk është ajo që mendon Xhevat Hana, prokurori i guximshëm i njësisë së krimeve të rënda në Shqipëri. Gjatë një gjyqi të gjatë që filloi në 2008 dhe mbaroi në 2012, prokurori argumentoi se pasi u dërgua në një ndërtesë të SHIK në Lezhë, në Shqipërinë veriore Hoxha vdiq si rezultat i plagëve të marra nga tortura.

Hana, drejtuesi i mbledhjes së provave në këtë çështje, vdiq nga një sëmundje enigmatike në janar 2012. Ndërsa shteti shqiptar që drejtohej nga Berisha pagoi për trajtimin nga kanceri të kreut të SHIK, Gazidede, në 2008, kërkesa e familjes së Hanës për ndihmë financiare nga shteti për trajtimin e tij jashtë hasi në heshtje.

Ndërsa bënte fushatë për drejtësi në lidhje me këtë çështje për 20 vitet e fundit, familja jonë mësoi se torturuesit donin të zhduknin çdo provë që babai im mund të kishte për këto takime polemike.

Plani mund të ketë qenë të nxirrnin provat prej tij dhe ta linin të largohej. Por ai nuk kishte. Nuk kishte smartfonë në atë kohë. Gjithë ç’ka mund të bënin është të rrisnin torturën derisa babai im vdiq, katër ose pesë ditë pas arrestimit të tij, pas të cilit ne dyshojmë se ata u përpoqën të fshehin trupin me shpresën se nëse nuk kishte trup, nuk kishte krim.

Në nëntor 2012, një gjykatë e shpalli Ilir Kumbaron, një nga katër zyrtarët e SHISH, fajtor për rrëmbimin dhe e dënoi atë në mungesë me 15 vite.

Ironikisht, megjithatë, asnjë nga njerëzit e akuzuar për zhdukjen e babait tim nuk po vuan dënimin sot. Tre janë liruar teksa akuzat e tyre kanë rënë nën kategorinë e krimit të kapur nga amnistia, ndërsa Kumbaro besohet se jeton i lirë në Britani.

Berisha dhe Miomir Bulatoviç takohen gjatë sanksioneve në ish-Jugosllavi
Berisha dhe Miomir Bulatoviç takohen gjatë sanksioneve në ish-Jugosllavi

Kumbaro kërkoi azil në Britani në 1996 duke u shtirur si një refugjat kosovar dhe jeton që atëherë nën identitetin e rremë si Shaqa Shatri.

Pasi identiteti i tij u zbulua nga një gjykatë britanike dhe pasi Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij, Kumbaro u zhduk dhe ai nuk është gjetur nga autoritetet britanike.

Megjithëse Amnesty International ka bërë fushatë për vite që përgjegjësit e zhdukjes me forcë të tim ati të sillen përpara drejtësisë, nuk ka ndodhur ndonjë gjë.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, ka provuar se që të zbatohet rendi ligjor, se mund t’i bëjë gjërat të ndodhin, duke luftuar me sukses lordët e drogës në Lazarat në Shqipërinë jugore dhe arrestoi me shpejtësi vrasësin e disa turistëve çekë në veri të Shqipërisë këtë vit.

Në rastin e babait tim, qeveria Rama, duhet të tregojë vullnet politik për të nxitur kërkimin e Kumbaros në Britani, ku ai u pa për herë të fundit.

Nuk ka aktualisht asnjë përpjekje nga institucionet në Shqipëri për të ekzekutuar vendimin për arrestin e Kumbaros. Fakti që kjo nuk ka ndodhur ngre pyetjen: është Kumbaro ende i mbrojtur nga disa njerëz në shtetin shqiptar?

Shumë qeveri kanë ndryshuar në Shqipëri që nga vrasja dhe secila nuk ia ka dalë të nxisë drejtësinë. Por, mbi të gjitha, përveç vënies në vend të drejtësisë formale, ne duam të gjejmë trupin e babait tim dhe ta varrosim atë që brezat e ardhshëm të kenë ku të çojnë lule.

Zgjidhja e krimit jo vetëm do t’i tregojë botës se Shqipëria është gati t’i bashkohet Europës, por edhe të heqë një barrë nga shpatulla e Shqipërisë dhe të tregojë se është në gjendje të merret me të shkuarën.

Është më e lehtë sesa më parë të zgjidhet ky krim i shëmtuar dhe i dhimbshëm, pasi ka një kriminel të dënuar dhe fati mbështetet vetëm në vullnetin politik të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Share This Article
19 Comments
  • Edi Rama duhet ta nise kete pune… nje tren me poshtersira jane bere dhe akoma krekosen palacot. Te beje cfare ka ne dore, se cfare eshte e gjykates, le t’ua leje dopiogjashten atyre dhe perendimit qe na cau b…. per drejtesi. Kjo eshte drejtesia e plepave qe perendimi e mbeshteti se u bene 25 vjet dhe tani nuk ka me vend per hipoteza por eshte fakt se perendimi gjithnje ka patur partnership me te paudhet e tranzicionit dhe indirekt jep mesazhin se jane ne krahun e tij.

    • Po dhe une i ketij mendimi jam duke u perpiekur kete vite nepermjet drejtesise e sbere gje e ske per te bere vetem do harxhos dhe do te te largohen dashamirsit .Prandaj mere e vere ne vend nderin tend me ligjin popullor te kanunit se e di kush eshte dhe dergoje sa me pare ti beje shoqeri babait tend e ndofta i zgjedhin atje mosmarveshjet.Kjo eshte keshilla ime ne mos them dhe e shume te tjereve mos prit tek Rama se ai sdo tia dije per 1meleon perkrahesit qe e ngriten ne fron e jo per ty.

  • Lexova me vemendje kerkesen e bere ne drejtim te kryeinistrit Rama per te nxjerre perpara drejtesise kryekrimin shqipetar e (babai i kombit siç e quan ky çunak,e burrin e shtetit siç e quante nje palo dilomat)per nje nga 1001 krimet e bera qe nga fillimi i karieres se tij kriminale e deri me sot!Se pari do te doja qe kjo familje viktime e radhes Berishiste duket te kerkoje te zbardhen te vertetat per te gjitha vrasjet e zdukjet ne shqiperi nga ky “baba i korbit e jo i kombit siç e quani ju or çunak)duke filluar qe nga 2 Prilli 1991 e deri me 21 Janar 2011!Dor

  • dora berishjane beri nje 97 ku desh çoi vendin ne vellavrasje veri -jug me cubat e tij!Ndaj perpara se te kerkosh nga z.Rama kete vrasje,ke se ku shkon para tij!!Drejtohu te gjithe trupave diplomatike duke filluar qe nga “miqt” ,drejtohu te gjithe organizmave europiane per drejtesine ,drejtohu burrit me mustake B.Nishanit ,kryeparlamentarit Meta e pas ketaj ndoshta i vjen koha edhe kryeministrit Rama.Se fundemi ç’fuqizoheni nje here e mire nga mendja kete “burre leshi” e pas ketaj kerkoni drejtesi nga qeveria e organet e drejtesise se ketij vendi !Mos bjen ne lojrat perseri politike se ka gjasa qe edhe ky mankth familjar per gjetjen te pakten te eshtrave te te ndjerit R.Hoxha te behet nje problem bajat e kerkush mos te te degjoje me.

  • O ZOT O ZOT,

    DREJTESIA NDOSHTA NUK DO VENDOSET KURRE NE VEND, POR TE MOS KESH NJE VARR PER TE QARE TE DASHURIN TEND ESHTE E TMERRSHME.

  • Sa te jet ne pushtet & gjall SB e verteta e R.Hoxhes nuk do te dali kurre,mesa nuk kan dal vrasjet e 4 te reneve ne Shkoder 1991,A.Hajdarit,Trebickes,Xhindit,Olldashit,Santos,gjyqtarit te Vlores-Konomi,shikasi ne Durres,4 ne bulevard,Herdecit,Rr.Kombit,Shitja e detit.Autori i tyre dihet,ka imunitet kombetar e nd/kombetar.Rama i ka te lidhura duart ndonse eshte i prirur te veji shume padrejtesi ne vendin e duhur…!

  • nuk behen me pedicione keto pune , 20 vjet rresht. si thote shkodrani….boll cuni mire je, po per ket pune nuk ben.

  • Kjo ngjarja e tet Eti ngjan me ngjarjen e eleminimit te heroit Pal Melyshi.I cili njoftoi direkt Memhet Shehun,qe ne byro politike kishte agjent ne sherbim te shteteve te huaj.Kaq ishte per te marre fund jeta e Pal Melyshit.Nji hero teper intiligjent qe besonte ne ndershmerin e Mehmet Shehut.Ndersa ato te dy me te cilet bisedoi yt Ate e dogjen jeten e tyt Eti sepse besonin ne patriotizmin e Sali Berishes.Nji tradhetar ky i kompletuem i kombit ne cdo veprimtari deri ne shitjen e detit grekut.

    • “Zef ” !
      T’i lexoj komentet dhe ti pelqej ,por me duhet te them qe per vrasjen e Pal Melyshit ,nuk ke dijeni te sakta .
      Edhe pse jam relativisht i ri ,kam biseduar me ata persona qe kane qene ne organet e sigurimit ne vitet 1948- e me mbas deri sa dolen ne pension ,krejt tagent ,me ata qe sot jasne nga 80-85 vjecare .
      Perndryshe dua qe te them se prej 1950 ,aty nga muaji Maj familja e Palit u internua ne nje zone te Jugut dhe ngeli e tille deri ne 1957 ,por gjate te gjithe kohes familja e tij subvencionohej nga organet e pushtetit te asaj kohe ,me nderlidhes qe me vone lidhen Krushqi me ate familje .
      Kam bisedaur si me Motren e Palit ashtu dhe me femijet e motres se tij si dhe me persona te tjere qe sot nuk kane me frike .
      Eshte ndryshe historia e Palit ,por nuk mundem qe ta beje publike ne kete forum .
      Nuk ka lidhje me Mehmet Shehun ,dhe as me Kadri Hazbiun apo te tjere si Asim Aliko apo dhe Dilaver Pocin ,sepse te pakten ata nuk i njeh njeri per te tile deri me sot sido qe Laveri 2 te paret si Bashto qe ishte i hengri ne bese dhe pasi i sherbyen i vrau si Qente qe vriten ne rruge ,kurse 2 te dytet vdiqen nga Allahu ,Zoti apo perendia ose quaje si te duash ti .
      Sa per problemin e Remzi Hoxhes jam ne nje gjatesi vale me ty ,boll ti behen Saliut 1% mga ato qe mendohet se SHIK-u famekeq i beri Remziut dhe e verteta del ne shesh shume thjesht .
      Sidoqofte shpreh per ty konsiderate dhe qe mendoj se duhet te jesh me origjine ,mbi Zadrime .

  • Futeni ne mors Berishen qe ti tregoi te gjitha mbi cfare ka ndodhur mbi babin tuaj.Sepse te gjithe jane eleminuar kundershtaret dhe sherbyesit ne kryerjen e krimit te babait tend,nen hunden dhe urdherin e Berishes.Ndaj Berisha i din te gjitha veprimet hap mbas hapit dhe krimin ndaj babait tend.

  • Qeveria e sotme duhet ta rihapë këtë çështje. Familja e viktimës a mund t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare? Remzi Hoxha duhet shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

    • Or Vath po te behen te gjithe viktimat e rregjimit Berishjan “deshmor te atdheut” ne qe jemi gjalle na bie te jemi tradhetare pas ketaj,apo jo?

  • Mendoj se qendrimi indiferent i Edi Rames ne raport me organet e drejtesise nuk eshte i bazuar dhe nuk eshte i dreite. Populli e ka zgjedhur me vote qe te kontrolloje te gjitha sekmentet e shtetit. Si i tille edhe dreitesine. Eshte e turpeshme, bile e papranueshme indiferenca ndaj kerkeses se Interpolit per kapjen e kriminelit Ilir Kumbaro. Mos sjellia e tij ne Shqiperi eshte e qellimshme. Ai Mbrohet nga segmente te caktuar te PD ne vendin tone. Policia shqiptare bene namin per kapjen e nje personi qe mbolli droge per te ushqyer femijet, ndersa per nje ish nepunes shteti qe ka kryer krim nuk tregon interes. Kapia dhe gjykimi i Ilir Kumbaros do sqaronte edhe shume perobleme te tjera. Bile do te sqaronte edhe pozicionin e Sefgjinit.

  • Pak a shume rasti i Pal Meyshit eshte ashtu sic jepet ne film.Pal Melyshin e vran shoket e vete ata ne ate kohe quheshin kryeminela.Kure se pan se ai po i eleminonte e vran per pabesin qe u beri.Ky u vra ne vitin 1952.Disa kohe u quajt armik i popullit se keshtu e kerkonte sigurimi i shtetit.Ne vitin 1957e bene hero te popullit.

  • Zef Kallami me vjen keq po ktu nuk je kerkund me ralitetin.Du ju bej edhe nje vrejtje. Nuk thuhet hero inteligjent,po nje person inteligjent.Dhe ju me dashje kerkoni te nxierrni varjantin e Mehmet Shehun sipas variantin te Enverit.

  • Ka te dhena se paska futur hundet edhe ujku i markut ,mereni futjani nje hell te nxehte se po e kruan shume b,,,,n nga qe i dhimbset ,Saliu,si eunuk i tij qe eshte.

  • Ore po pse ja kerkoni qeverise e Rames kete gje xhanem? Nuk e kuptoni se ata nuk levizin fare. Dhe jo se i dhimset Berisha! Por se i dhimset ti dale bllof gjithe kjo histori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *