Rama: Durim, do të ketë plan ekonomik për daljen nga kriza humanitare

redaktor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi qytetarët i janë ankuar në lidhje me mungesën e parave teksa janë mbyllur pothuajse të gjitha punët gjatë periudhës së Covid-19 dhe për gjobat e larta që qeveria ka vendosur në lidhje me shkelësit e masave të ndërmarra gjatë kësaj periudhe.

Në një status në Facebook, Rama shkruan se asgjë nuk zgjidhet për tre ditë dhe se qytetarët duhet të kenë durim në lidhje me situatën financiare.

Ndërsa përsa u përket gjobave, kryeministri shton se ajo janë për shkelësit e jo për popullin.

“Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim!

Na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim! Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion!

Kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë!

Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!

Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros! Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjitha problemet e pasluftës! Frikë aspak, kujdes po!“- shkruan Rama.

Dita ngriti shqetësimin sot (lexo ketu) në lidhje me qytetarët që janë në kufijtë  e mbijetesës dhe shqetësimi nuk ishte për ditët dhe javët që do vijnë, por shumë persona as sot nuk kanë mundësi për t’u ushqyer.

Dita

Share This Article
4 Comments
  • Zoti kryeminister!
    Gjobat ndaj shkelesve 10 fishoi ,se deri me sot nga ju kemi pare qe ua ke falur gjobat qindra milioneshe dhe TVSH e pa paguara,kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore etj te bizneseve,ndersa nuk te ka bere pershtypje qe pensionistet akoma ua kompeson buken dhe gazin me VKM e vitit 1994,qe dritat na i kompeson me pikatore dhe na e merr disa fish nga ana tjeter me TVSH ne faturen e dritave!
    Po u jep miliarda leke ish te perndjekurve dhe trashegimtareve te tyre,por harron se keto leke nuk i nxjerr nga xhepi yt,por nga xhepat tane duke na rritur cmimet,taksat,mbajtur pensionet ne nivele mjerane,ndersa per vete i keni rrogat dhe privilegjet me pash!
    Ne se prap do me kundershtosh,se kaq jane mundesite,une t’i hedh poshte me fakte!
    1-Shteti shqiptar sot paguan miliarda leke ne muaj per pagesat e demshperblimet e personave te pushuar padrejtesisht nga puna me vendimet e gjykatave!
    ]Pse nuk e ndryshon ligjin,qe mbreon zyrtaret qe i kane pushuar padrejtesisht keta mijra njerez qe t’i paguajne ata keto demshperblime e jo shteti?
    2-Shteti paguan miliona euro per fushatat elektorale te partive politike!
    U paguan miliona komuniteteve fetare dhe universiteteve private etj!~
    Pse u duhen dhene keto miliona euro ketyre?
    Do te thuash se keshtu e bejne kudo ne bote?
    Turp nte kesh,por ne bote nuk e kane popullin qe vuan per buken e gojes si ne ne Shqiperi,por ti nuk e di kete gje se vete kurre nuk te ka munguar qe kur ke lindur si cun blloku komunist,as mishi,peshku,bulmeti,nuk e ke njohur kurre fshatin,nuk te ka shkelur kemba ne balte etj!
    Si nuk ka leke qeveria jote kur ,sipas BB ne Shqiperi 50% e bizneseve jane i8nformale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze?
    Qe do te thote se me pa aftesine apo mbeshtetjen e rrogtareve te shtetit tend te pa afte e te korruptuar keto mijra biznese nuk pagujne taksa,tatime e kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore etj duke i shkaktuar shtetit milkiarda euro deme financiare,qe mund te mbulonin investimet jetike te popullit?
    Pse ka ndodhur kjo katastrofe financiare dhe ti pas ketij raporti te tmerrshem te BB jo vetem nuk bere asnje ANALIZE,por nuk ndeshkove asnje zyrtar!
    Mos valle je edhe vete bashkefajtor ne kete krim te tmerrshem qe i eshte shkaktuar financave te shtetit,qe ke heshtur?

  • Pas termetit ky eshte rasti i dyte qe ka kriekaqoli per tu terhequr nga PuPuPu-te vrastare per ekonomine. Ato shuma duhet te destinohen per rimekembjene e ekonomise shqiptare, oligarket kane vjedhur boll per vete e per brezat ne vijim ndaj. Ne te kundert vetem revolta popullore, sic u be per armet kimike, do ta binde kete psikopat qe ti therrase mendjes. Shqiptaret duhet te reagojne e te mos mbeten peng e nje klike maskarenjsh qe po i vjedhin te ardhmen dhe vendin!

  • do me vjedh me shum,aaaaa??
    “Rama: Durim, do të ketë plan ekonomik për daljen nga kriza humanitare”
    ti nuk ja ke idenë që 7 vjet se çdo të thotë plan ekonomik,tashti na del se do të bësh një??
    shko mor pirdhu!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *