Kryeministri Edi Rama vijon të kritikojë punën e Bashkisë së Tiranës.
Ai ka thënë se qeveria po vazhdon të prishë ndërtimet pa leje në kryeqytet, pasi bashkia e ka braktisur këtë të fundit.
“Vijon në Tiranë shkulja e çibanëve që mbinë kudo nëpër trotuare e në mes të rrugëve të braktisura nga bashkia”, shkruan kryeministri.
Por, menjëherë pas deklaratës së Ramës ka reaguar Lulzim Basha.
Sipas tij, Rama është kthyer në një bahçevan, që pështyn atë që ka mbjellë.
“Sa i vjetër dhe prapa kohe z. kryeministër.
Punëpak e fjalëlumë.
Në bashki grindej për qeverinë, në qeveri grindet për bashkinë.
Nuk merret me punësimin, sigurinë, ekonominë, por si bahçevan i keq pështyn farën që vetë mbolli”, shkruan Basha.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka nisur sot një aksion për prishjen e objekteve pa leje në kryeqytet.
Gjatë këtij aksioni, pritet të prishen rreth 600 objekte të jashtëligjshme

Edi Rama ben ate qe di me mire qe kur ishte Kryetar Bashkie kur rregulloi Lanen dhe Parkun Rinia, nderkohe qe Lulzim Basha nuk di te beje ASGJE sic e tregoi edhe kuseria makaber ne rrugen Durres-Kukes ku me shume vodhen vartesit e tij se ai vete dhe per tutorin e tij Sali Berishen. Prandaj me llogjike dhe optimale eshte qe Edi Rama te kthehet ne Bashkine e Tiranes dhe t’ja leje vendin e Kryeministrit nje Profesionisti modest inteligjent me shkolle dhe dipllome sagllam Perendimore qe te mos kete nevoje t’i thote Fullan Mediokrit:
“SI U PARAQITA?”
ne kontaktet me Boten e Civilizuar.