KM e citoi, aktorja: Më vjen keq, nuk e kam thënë këtë për Teatrin

J L

Kryeministri Edi Rama ka postuar qëndrimin e një tjetër aktoreje që sipas tij është për një Teatër të ri Kombëtar.

Bëhet fjalë për aktoren dhe regjisoren Ilire Vinca, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas Ramës, aktorja thotë se një teatër i ri do të ishte freski për audiencën, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

Por vetë aktorja, shkruan në postimin e Kryeministrit Rama se mendimin nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet t‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë që po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju faleminderit”, shkruan aktorja.

Postimi i plotë i Ramës:

Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar

ILIRE VINCA :

Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!

j.l./ dita

Share This Article
15 Comments
    • Uuuhhh e paska shpikur KM, sepse i varfri KM nuk ka informacion se c’thote njeri dhe tjetri! Aq me teper per Iliren. Po perse mos ta marrim qe Ilirja e ka thene por ka ndryshuarc mendim, sepse do ti pelqente qe kur te vinte te luante ne Teatrin Kombetar ne Tirane dhe te behej me djerse do ta lante prapanicen me sapllake dhe jo ne dush modern. Madje dushi mund te ishte nje shi qe binte nga jashte. Bravo Ilire! Heren tjeter kur te vish ne Teatrin e lavdishem do te te cojme te lahesh dhe dhjesesh ne banjot ‘moderne’ te ketij Teatri. Ndersa ne dimer do te leme te te dridhen dhembet nga te ftohtit. Se mos kerkon ngrohje, se do gjesh belane! Mund te digjet prapanica nga prushi i mangallit dhe te asfiksohesh nga monoksidi i karbonit te mangallit te gjyshes nga malet e Gjak-koves! Hajde pyke, hajde! Do te ishte nje nder dhe krenari e madhe qe keta qe i ka dhunuar serbi, te kishin me shume respekt per KM e partise (PS-se) qe ju hapi dyert kur serbi po i vriste dhe dhunonte. Sepse po te ishte ai dobici i Vicidolit, nga ana tjeter e Gjak-koves, keto edhe sot do te sherbenin ne kazermat e ushtrise serbe. Nuk e meriton nderin qe z. Rama te beri duke te permendur emrin. Se te ishte per ne shqiptaret e zakonshem, ti do te ishe askushi! Te ka respektuar edhe pse nuk e meritoke!

      • Ore ti pse duhet patjeter te luhen pjese ne ate Teater??

        Ai le te ruhet si Teatri i pare ne Tirane pjese e historise se kryeqytetit.

        Lunet te Turbina ose teater te tjere, bejeni diku tjeter

        Vjen ere kjo pune, o kulla aty o rashe e vdiqa

        • @Banori – Oh cfare mendimi brilant! Te ruhet Teatri si muze! Po sikur me kete aresyetim te ruanim rruget si muze, te ruanim pallatet e komunizmit si muze, te ruanim stadiumet si muze dhe te ruanim edhe kooperativat si muze, dhe ndermarrjet bujqesore. Te ruanim edhe gazermat e ushtrise madje edhe te 600 mije bunkeret. Te ruanim edhe hekurudhat si muze, madje edhe portet e vendit edhe avionet e ngordhur. Edhe konviktet e studenteve ti ruanim si muze dhe te mos i rinovonim. Atehere do te jetonim per te vdekurit dhe jo per te gjallet. Ore a jeni me vete apo jo!? Ju kane budallallepsur me mashtrimet qe perhapin dhe qe ju i perqafoni me ‘dashuri’!

        • More ti doramifasollasi; Po ti mendon qe KM nuk ka njerez qe lexojne gazetat ose qe e kane te veshtire te mbledhin informacion per nje ceshtje te caktuar. Sa e veshtire eshte te mbledhesh informacion ne kohen dixhitale!?

    • Po ty moj zonje te zuri frika menjehere? Nuk t’a ka nevojen njeri.Do ti apo nuk do ndonje tjeter,teari i ri do behet duke shembur germadhen e vjeter.

      • Duke shembur TEATRIN E PARE NE TIRANE

        Duke shembur historine

        Pas 50 vitesh kur te pyetet Kush eshte teatri i pare ne Tirane, do tregojme kullat Fusha te 2020-s

        Turp, nje mije here turp

        Dhe kjo nga nje kryeminister qe e mban veten artist

        Barbon pa piken e respektit per historine e vendit

        I duket vetja se eshte vete gjithe historia, para tij ka patur vetem gjona koti, ky me i miri qe kemi pare ndonjehere

        Ik o legen burre vizitohu nga trute

      • Doni apo nuku doni ju o mijëkënetash e ju o mizakali, Teatri Kombëtar do të qëndrojë si shkëmb graniti në qëndër të Tiranës. says:

        O komentues, o mijë kënetash, t’i dhe soi i yt i mizave të kalit t’a keni të qartë Teatri KOMBËTAR NUK do të dhëmbet, por ju do të shporreni shumë shpejt nga të tre pushtetet dhe do të keni një fund të turpshëm e pa kthim.

        • Hahaha! Po pse cdo te besh more ‘trim’? Do te pengosh shtetin dhe policine! Pa guxo se do ta shohesh se c’te gjen. Teatri do te bjere pertoke shume shpejt sepse ne jemi per evolucionin e Shqiperise dhe jo degresin. Ju jeni vetem per te vjetren, ne shikojme perpara!

  • Ketij KM iu ka trashur lekura.Ve ne poste njerez te inkriminuar dhe thote nuk e dija.Genjen me deklarata te aktoreve te ndryshem,te cilet po thuajse te gjithe ia kane hedhur poshte.Per genjeshtrat,per tenderimet,per inkriminimin e pushteti,po e kritikojne te gjithe,por ai as nuk kuqet e as nuk zverdhet.Kam frike se me kete mendje qe ka do te mesoje me keq se Sala ne 1997!

  • Fjalet per teatrin e RI I ka thene NE telefon president MakronPunonjesit e ERbyth TV Jane ngaterruar por pa kullat e Fushes nuk hapen bisedimet me BE.Edhe princesha Zaharia qe I grabiti pallatin femijeve don teater dhe kulla.nga Fusheja I shqiperise

  • C’ te detyron moj cike te ndrrosh llafin? Burrat nje fjale kane, apo kjo nuk vlen per grate, e ke thane aq qarte sa s’ ka. Dhe nuk e ke akoma as moshen e as meriten te luesh me Km. Sa per z. Rama I them : boll me keto gjera, ne pac pare, beje. Me respekt.

  • nje tufe komentuesisht te pa lodhur qe paguhen dy byreke me gjize e nje dite po nje dite jo me nga bje bardhak dhalle qe skane haberin nga arti,nga klutura apo trashegimia kulturore e qe skane qene asnjehere ne ndonje shfaqie teatrale bejne zhurmuesin duke dale ne favor te ca deshtakeve qe hiqen si aktore nderkohe qe jane militante idiote te partise demokratike e cila i meson edukon udhezon dhe urdheron qe te kuisin si qeni henes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *