“Rama e ha turpin me bukë”! Basha: Mashtroi për paketën e tretë dhe bonusin e mjekëve, në shkolla mungon uji e dezinfektimi

Ornela

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripërsëriti planin e tij me pesë pika për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

Në konferencën e përditshme, Basha theksoi se qeveria ka braktisur sistemin shëndetësor, ka mashtruar e gënjyer mjekët e infermierët për bonusin, si dhe ka lënë shkollat në mëshirë të fatit.

“Sistemi shëndetësor vazhdon të mbetet e braktisur, i papërkrahur. Çdo mjek duhet të jetë i pajisur me pajisjet mbrojtëse për vetveten dhe pajisjet që luftojnë virusin. Bonusi prej 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët është një premtim i pazbatuar, gënjeshtër. Pika e dytë ka të bëjë me hapjen e shkollave dhe pasojat që kjo ka sjellë si për mësuesit, stafin, ashtu dhe nxënësit e familjarët e tyre. Kemi kërkuar testimin periodik të tyre, sic e bëri Kosova, por refuzojnë ta bëjnë.

Në shkolla vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, nuk ndodh dezinfektimi i klasave. Po kështu, asnjë hap për të garantuar teknologjinë e nevojshme për vogëlushët që nuk kanë nevojë, për t’iu mundësuar mësimin. Kryeministri shqiptar është i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr, që e ha turpin me bukë. Premtoi paketë të re ndihme, por nuk ka paketë të tretë për asnjë”, tha Basha.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Atje ku te djeg miza per vete , e ngre zerin me larte dhe akuzon , por akuza qendron mbi ty mor delenxhi hajdut qe vazhdon pasurohesh duke I vene gjoba oligarkeve te molepsur me ty per ryshfete e korrupsion , kush do ta merrete me 37 euro tonin nga miku yt? dole huq o demokrati I kuq por ora nje dite do vije o tradhetar I kombit, o Esati I Detit.

  • Si EDI RAMA dhe LUL BASHA, nga nje fabrike kane dale, te dy plehra jane, te dy mashtrues, te dy maskarenj dhe genjeshtare.
    Asgje nuk dine te bejne, por per te vjedhur, per te grabitur fonde, leka, evro, kete e bejne me ndergjegje te plote dhe me shkathtesi prej profesionisti.
    Tiranen te dy sa qene krietar bashkie e shkatarruan. Ku eshte Stacioni i Trenit i Tiranes??!! I vetmi krieqytet ne Evrope pa rruge hekurudhore??!!.
    Kurse Lali i Modh EDI me Lalin e Vogel ERI, shkaterruan Tiranen, me shembje ndertesash, te Teatrit Kombetar, me ndertime KULLASH kot me kot. Mendohet te shembin edhe simbolin e Tiranes Kullen e Sahatit e keshtu me radhe.
    Duan te vendosin dore edhe ne ndertimet e bera e bera nga arkitektet italjan qe jane edhe famoz boteror.
    Trafiku i qarkullimit te makinave eshte bere kancer per qytetaret, e keshtu me radhe gjithçka eshte bere katastrofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *