Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Urime gazetës Dita, vërtetë ditë që mos të kesh kurrë natë! Është bërë kjo tribunë e mendimit të lirë qytetar. Me shumë vonesë, por më në fund erdhi rasti që po e presim, jo për t’u hakmarrë, por për të besuar se mund të kemi e të bëjmë shtet ku “qeni të njohë të zotin”, si thotë një shprehje e vjetër popullore, ku qytetarit me drejtësinë e vendosur t’i rritet siguria për jetën, punën, pronën. Drejtësia e famshme shqiptare i ngjan një gomari të çalë ku nuk të çon asgjëkundi. Deri tani me këtë drejtësi kanë fituar hajdutët, kriminelët, të korruptuarit, vagabondët, trafikantët e panumërt të drogës e të armëve, të mishit të bardhë, trafikantët politikë në çdo fushatë zgjedhore, qeveritarë, nëpunës të lartë që na janë bërë pashallarë pa punuar, me vila e me pasuri të panumërta. Këta prokurorë e gjykatës majmunë, të poshtër e të degjeneruar, janë lënë të lirë midis tyre të bëjnë si u do qejfi. Duhen reforma, po, duhen, po edhe gjithëpërfshirje. Po me kë? Me këtë opozitë, me këtë institucion të drejtësisë, me këtë president, kurrë nuk besoj se do bëhet ajo që duhet. Duhet bërë revolucion, përmbysje totale, në njerëz e në legjislacion, e nëse nuk duan ata që kanë bisht e dorë brenda, si të PD-së apo të tjerë, të bëhet referendum, populli të vendosë për mënyrën, modelin e reformës. Sali Berisha, e keqja më e madhe e këtij kombi nuk fle, ai ka politizuar ekstremisht e i mban lidhur pas vetes instancat e Presidencës, gjykatat, prokurorinë, SHISH-in etj. Ka deformuar PD-në, e ka lënë pa mish e pa kocka, e nuk do të bëhen ndryshime se ruan menderen e tij. Në këto rrethana nuk duhet humbur kohë! Z.Edi Rama dhe Ilir Meta, jeni në momentin e sprovës tuaj, tani do duket përkushtimi dhe respekti për popullin e sidomos për ata që ju kanë votuar. Çdo vonesë është kosto e rëndë për Shqipërinë, për partitë në mazhorancë, e më keq për të dy ju!
