Vetëm pak ditë pas përjashtimit të Dritan Lelit nga radhët e PS, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shpërndarë një postim të bërë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.Ambasada e SHBA shkruan se janë shumë krenar me partneritetin me Bashkinë e Vlorës, sakaq kaën falenderuar Lelin për mbështetjen e tij.
“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!” thuhet në postimin e bërë nga Ambasada e SHBA në Tirane shkruhet në postimin e ambasadës.
Dy ditë më parë Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli,, i cili refuzoi të kandidonte për deputetë nën siglën e PS-së, shkruante se është e rëndësishme që mirënjohja të kujtohet. Dritan Leli u përjashtua se nga radhët e Partisë Socialist për shkak se ai refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, pasi mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë.
c.r / dita

Leli u tregua Zotni