Vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ku ‘gjakrat’ mes palëve janë nxehur, kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se koalicioni PS-LSI ka bërë shumë punë për reformat, dhe kjo sipas tij është e pamohueshme. Nga Mallakastra, në një takim elektoral me qytetarët, i pari i qeverisë premtoi se PS do të garantonte e vetme rritje të ekonomisë në mbi 5%, ndërsa i ftoi ata që të votoni.
Mes të tjerash Rama u bëri thirrje qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bashkohen për të bërë shtet.
“Të bashkohemi pavarësisht bindjeve politike, pasi qëllimi ynë është që të bëjmë shtet. Ta shembim sistemin e kalbur te administratës. Luli di vetëm te flasë kur është para kamerave. Gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës Luli dilte ne fushate me buke ne dore. Pasi mori votat, e harroi bukën. Saliun mbajeni në zemër, në mendje Shqipërinë”, nënvizoi Rama.
Ai shtoi më tej se disa parti votën e marrin me premtimin për të marrë pushtet.
“Besoj shumë fortë që gara elektorale e 25 qershorit është një garë për Shqipërinë që duam. 25 qershori nuk është një takim elektoral i radhës, por është për të vendosur nëse flamurin e Ismail Qemalit ta ngrejmë më shpejt. Disa parti votën e marrin me premtimin për të marrë pushtet. Ne kemi bërë shumë reforma. Koalicioni ynë ka bërë shumë reforma, kjo është e pamohueshme. Por sot është momenti që tu kërkojmë hapur një votë që do garantojë përgjegjësi të plotë për PS. Një votë që do na japë timonin e reformave pa qenë të detyruar që të ulim të tjerë në përherë.

PO KRYEMADHI QE THOTE: “T’I JAPIM FUND TIRANISE DHE OLIGARKISE”?
sepse:
Keta mafioze me pushtet duan t’i bejne shqyptaret totalisht budallenj ose e kane vrare mendjen qe te vazhdoje avazi i vjeter i vjedhjeve makaber te fondeve publike, njesoj si ne kohen e qepes te Enverit.
PO A KA ZGJEDHJE ME IDIOTE SE KETO NE SHQYPNI?
Ku pushteti qe ka vjedhur si magjyp per 4 vjet me radhe hiqet si opozite agresive?
Edi Rama nuk duhet te marre asnje vote ne diber as ne bulqize. mashtroi te gjithe ate popull te vuajtur atje qe i dha dhe i besoi voten perpara kater viteve. Edi rama nuk meriton voten e shqipetareve dhe per shperdorimin qe i beri ai votes dhe pushtetit qe ju dha nga shqipetaret kater vite me pare. Ai tallet me popullin shqipêtar duke thene qe luli(lulezim basha) nuk ben ilir meta nuk ben une jam me i miri dhe nuk keni ke votoni per vecse atij. edi rames i duket vetja i bukur. Vetem per kete ai duhet te ndershkohet me vote nga shqipetaret me 25 qershor.