Rama: E prekura nga koronavirusi në Durrës, një grua e moshuar

J L

Kryeministri Edi Rama dha detaje për të prekurin me koronavirus në Durrës, kur tha se është një grua e moshuar.

“Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakte, e një kontakti të vetëm dhe një të afërti, djali, babai dhe me radhë 6 të tjerë, që janë kontakte jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë. Dhe dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës, dhe një djalë në Tiranë. Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë, ishte e pashmangshme që ekspertët në bashkëpunim me OBSH të ndërtonin skenarët e një vendi fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Skenarët janë ndërtuar sipas fazave për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit. Por baza mbetet e njëjta,si në skenarin e parë, të dytin, të tretin, si në fillim si në mes, si kur urojmë sa më shpejtë, forca e goditjes nga virusi do të shkojë në rënie”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vetem dje ,kane zbritur ne Rinas 5 avione plot me pasagjere te ardhur nga Italia per ne Tirane ..E more me te qeshur o Rame .Nuk bej propogande sinqerisht .Izraeli ka kohe qe ka mbyllur kufijte . Shqiperia e varfer ska as edhe nje kusht teknik mjeksor ,kjo dihet .Vete shqiptaret duhet te marin masa vete per parandalimin e virusit .Te lene udhetimet me autobuze e urbanet duhen mo te funksionojne per nje periudhe kohe ,brenda shqiperise .Mos shkojne neper klube dhe te shohin fudboll nepr kafenete I lutem shqiptareve ti lene kafenete ne kete peridhe ,te mos i frekuentojne .Ne Kine ka nje renie te gripit ,dhe arsyeja eshte se shteti ka sensibilizuar popullsine ,psh .neper supemaketet ,nuk lejohen te hyne njerezit si dikur ,por ri pocia tek dera e jashtme dhe lejohen ne supermarketet e medhaja deri 20 veta te psonisin brenda etj ..Nuk del me njeri rrugeve si dikur .Deri me tani ka vetem supozime fatkeqesisht , e as edhe nje informacion nga mjeket specialishte per te thene 100 % pra mungojne te dheanat reale . e tj e tj te ketij gripi . .Pra duhet nje vete izolim total te popullsise ,dhe duhet qe qeverite te vene keto rregulla e keto propoganta .Te pakten beheni kete se per te tjerat jane vetem llogje kavaje nga qeveria e juaj ,vetem propogandde., se ndryshe ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *