Reagon AGK / Rama e shtrin në Kosovë luftën e tij kundër mediave

Ornela

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për një postim në Facebook ku shprehet se pajtohet me një akademik shqiptar, i cili ka akuzuar mediat e Kosovës për përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër Shqipërisë.

“E pata të pamundur të mos e ndaja me ju”, shkroi Rama të martën, duke iu referuar një postimi të mëparshëm nga Rexhep Qosja, i cili akuzoi televizionin T7 dhe Gazeta Express për përhapje të “urrejtjes shoviniste ndaj Shqipërisë”.

Qosja tha se këto media ishin edhe më keq sesa ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç. Ata ia kishin kaluar edhe “kryeministrit të Serbisë mbretërore, Nikola Pasiç, ose ministrit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror, UDB, të Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandar Rankoviç, ose kryetarit të Serbisë pseudodemokratike-fashiste Sllobodan Milosheviç, që e kanë dëshiruar aq shumë zhbërjen e shtetit shqiptar”, tha ai.

Duke mbështetur këto pretendime, Rama akuzoi mediat kosovare se po zhvillojnë “një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mërkurën, se i konsideronte sulmet e Ramës shkelje të së drejtës për liri të shtypit, “sidomos duke marrë parasysh raportet e dobëta të kryeministrit me mediat në Shqipëri”.

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha për BIRN se Rama ishte bërë tashmë “i famshëm në nivel ndërkombëtar për shumë arsye të gabuar” për shkak të sulmeve të tij të përsëritura ndaj gazetarëve, shpesh duke shënjestruar në veçanti gazetaret.

Sipas Kusarit, Rama ishte mërzitur nga mediat e Kosovës për shkak se qeveria e tij nuk duron dot mendime të ndryshme, kjo ishte arsyeja pse ai tani “po përpiqej të ndoste hapësirën publike edhe në Kosovë”.

Kusari tha se liria e medias ishte përkeqësuar me shpejtësi në Shqipëri nën qeverisjen e Ramës, duke theksuar veprime të tilla si paketat kundër shpifjes, mbylljen e faqeve në internet dhe fushatat e denigrimit kundër gazetarëve individualë.

Në korrik 2019, qeveria e Shqipërisë zbuloi një seri amendimesh ligjore në ligjin për median audiovizuale të vendit si dhe në ligjin për komunikimet elektronike, me synimin për të rregulluar atë që e quan ‘epidemi’ të lajmeve të pavërteta në median në internet.

Më vonë, në dhjetor 2019, parlamenti i kontrolluar nga socialistët miratoi dy ligje që synojnë rregullimin e mediave online, pavarësisht kundërshtimit të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, UNDP-së dhe organizatave vendase për lirinë e shprehjes dhe të drejtave të njeriut.

Në fund të janarit, pas një presioni të madh në vend dhe ndërkombëtar, deputetët e partisë në pushtet morën një vendim të minutës së fundit për të pritur një vlerësim të Komisionit të Venecias, një organ këshillimor i Këshillit të Europës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se i ftonte të gjithë aktorët politikë dhe të tjerëve t’i drejtohen institucioneve kompetente në raste shpifjesh të mundshme “dhe të mos kryejnë fushata degraduese kundër gazetarëve”./BIRN

Share This Article
10 Comments
  • D I T A : E çuditeme por e vertete.Shktimi i Rexhep Qoses ishte i drejt-perdrejte.Askush me mire se Ai nuk e ndjek medjen Shqipetare dhe Kosovare.Ndaj ata qe pergojojne Qosen dhe Ramen jane dashakeq te tyre dhe vendit te tyre.Ne tashme i dim kush jane shpifsit e vertet ne te anet e kufirit.
    -Me tipiku eshte Berat Buzhala i Kosoves,i cili eshte bere pale me Salistet,Ben Blushet e ko ne Shqiperi.Si marionete e levizjes se VV ne Shqiperi ai po shpif njelloi si Saliu per te çoroditur opinionin kombetar e nd/ kombetar si lakej te ndyre ne dem te vendit.
    -Fakti qe propaganda e lukunis se forca te djathta gjithanden edhe ne Kosove eshte shume e eger me prapavije politije ne interes te Beogradit,Rusise,Greqise.
    -FLM-DITA.

    • Kusarja me kusaret jane hedhur ne sulm kunder Edi Rames dhe Shqiperise. S’ka emer me te mire per keta lloj gazetaresh qe mashtrojne dhe hedhin ne qarkullim genjeshtra ne Kosove me parate e pista te UDB-se. Sali Pashe Toptani dhe Ilir Bazhibozuku i floririt jane bashkuar ne nje brigade qamiliste me Hajerin Pashen dhe mediat e tij kunder z. Rama dhe Shqiperise. Pftuuu maskarenj dhe kriminele te ndyre.

  • Keshtu eshte kur gazetarise I futen njerez pa kulture dhe me pa intelektin e duhur. E drejta e fjales, nuk do te thote qe gazetari ti sherbeje politikes per te denigruar tjetrin, por shprehje e te drejtes qe i sherben shoqerise per ngritjen ekonomike, kulturore, emancipuese,etj. Kur gazetari, si në rastin e ketij Buzhales, behet antishqiptar, atehere per cfare te drejte flitet, kur ai denigron te drejtat e mija! Gazetare te tille si Buzhala e kompani nuk duhet te mbijetojne sepse shkelin te drejtat e secilit prej nesh, me palacolleqet qe publikojne. Duhet te kete nje ligj per etiken e medias dhe kjo nuk ka lidhje me lirine e shtypit, por me te drejtat e secilit prej nesh. Liri te pakufizuara qe demton lirine e tjetrit nuk ekziston kerkund.

  • I ke te gjithe puthuaj Medie qe i finacoj Grek e Serbe

    apo Miqte e tyre ,

    per te minjuar Shtetin/KOmbin Shqiptare .

    U Experimetua me Mediet Shqiptare ,

    duke gjetur natyrishte elementin e gatshem qe shkerdhehet per pare me te Huajin me i bo varrin Shqiperise ,
    dhe e palikojne edhe ne Kosove .

    Vetem idiotat mundet ta ven be dyshim nji metodologji te tille .
    Kosovaret me shume ,e kane nji experience te tille nga ish Jugosllavia ,
    ku qe nga femijet e deri ke hoxhet ,Serbi experimentonte gjitehcka me ta ,per ti shkaterruar si njerez e per ti ber mos te ndiheshin shqiptare ,apo te ishin te bashkuar.

    Problemi eshte se sot e mbare shqiptaret jae shtuar Pederastat qe pallohen me ose pa pare nga cdo i Huaj

  • Te gjithe ju plehrat , brenda e jashte Shqiperise , qe versueleni me terbim kunder ligjit per shpifje , jini armiqte e betuar te demokracise , te te drejtave te njeriut , duke e rreshtuar veten me llumin e krimit . Gjate gjithe historise njerezore , shpifja ka qene e denueshme moralisht , si nje e keqe qe i shkaktohej pa te drejte nje personi tjeter . Per kete arsye , qe me krijimin e vet , shteti ka marre persiper te mbroje cdo subjekt qe e sulmon delikti i shpifjes .Duhet te jesh idjot , nga koka , deri tek kembet , qe ti dalesh ne mbrojtje shpifesit . Mire ai qe eshte i fuqishem , eshte ne gjendje te mbrohet vete nga shpifja , po te dobetin e te pa fuqishmin , kush do ta mbroje ? A nuk i hapet rruge vetegjyqesise dhe rritjes se krimit , carjes se bashke jeteses ne cdo shoqeri ?! Po , ne se nuk do te mbroje ligji , as personalitetet e larta shteterore , kush do ta mbroje qytetarin e thjeshte , apo duhet t`i dale zot vetes dhe shteti e ligji te veshtrojne se si ndeshen mes tyre qytetaret e vet ?
    Per me teper , kethejeni nga vetja , sikur te shpifin per gruan , motren , vajzen , memen , per ty apo kedo tjeter njeriun tend , si do te ndiheshe , kur te demtoheshe e diskreditoheshe rende dhe pa te drejte ne syte e opininonit ?
    Ndaj , mendoj se eshte kriminale dhe keqdashese lufta kunder ketij ligji . Jo cdo rekomandim qe vjen nga jashte , eshte i mire dhe duhet perkrahur . Ato duhet te kalojne ne filtren e logjikes dhe arsyetimit , per te lejuar te depertojne vetem ato qe jane ne te mire te vendit e te popullit . Keshtu do ndertohej nje demokraci e vertete .dhe e qendrueshme .

      • @mirel kaka – Po ti more idiot bodrumesh qe nuk le faqe pa komentuar; perse i versulesh si kafshe atij qe shpreh mendimet e tij personale. Pftuuu pis i ndyre. Ne vend te trurit paske bole UDB-je apo Esfalie.

  • E bukura e postimit te Ramutit eshte se per te krahasuar “shperndaresit e urrejtjes” ne Kosove perdor si shembull serbet, nga Rankovici, Miloshevici e deri te Pashici. ndersa kur merret me vellaun Vucic i tregon serbet si etalon te paqes, si viktima te kosovareve qe nuk duan paqen. Bile ky maskara ka lavderuar disa shkrimtare serbe qe kane aprovuar masakrat kunder shqiptareve, dhe tani krimet e atyre jua vesh kosovareve.
    Nuk ka me plere nga ky

  • Kjo nuk eshte asgje,por te lexosh ketu ne Zvicer gazeten Bota Sot eshte njesoj sikur lexon borben e beogradit,vetem helm dhe vrer kunder Shqiperise dhe cdo politikani temajte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *