Rama: Për zonjën Artë dhe për prokuroren e përgjithshme…

Mila Hysotoci

Nga Luan Rama

Më duhet ta them përsëri për të gjithë ata që nuk e dinë, por edhe për ca të tjerë që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, a thua se nuk e dinë që vetëprezantimi si i paditur nuk e përligj injorancën, se Prokurori i Përgjithshëm, e afërmendsh, edhe të gjithë prokurorët e tjerë, nuk komunikojnë me letra të hapura me askënd, me asnjë institucion e aq më pak drejtuar popullit!

Kushtetuta u njeh atyre vetëm një instrument, dhe ky është ligji, prej nga ku buron edhe autoriteti që ata kanë si bartës të tagrit kushtetues për të përfaqësuar akuzën në emër të shtetit!

Kësisoj, letrat a pamfletet publike që nuk janë instrument ligjor i punës së prokurorëve, s’janë asgjë tjetër, por dëshmi e paaftësisë për të kuptuar dhe zbatuar ligjin në përmbushje të detyrës, janë tregues se ata nuk dinë se cila është praktika zyrtare e komunikimit në e për zbatim të ligjit!

E në këtë kontekst, nëse ka një situatë problematike në funksionimin institucional e ligjor brenda prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme nuk mund e nuk duhet t’a trajtojë atë nën refrenin populist “të dashur qytetarë të vendit tim”, që është motivi i letrës së saj publike, sepse kjo praktikë, më së shumti tipike e sjelljes dhe gjuhës mediokre politike, bie ndesh me përcaktimin kushtetues sipas të cilit, “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…”.

Duke besuar e shpresuar se të gjithë ata që si jeniçerët kokëboshë e trutharë janë gati të fillojnë e të bëjnë shërbëtorin e verbër, të paktën këtë koncept bazik do ta kuptojnë, të tjerët i ftoj të pranojnë se qëndrimet e mia publike nuk kanë të bëjnë fare me qytetaren Arta Marku dhe as me atë si grua, si nënë a si zonjë shtepie në shtëpinë e vet. Madje, kurrë e asnjëherë nuk jam marrë e as merrem me jetën dhe privatësinë e të tjerëve, e në zbatim të këtij parimi, ju siguroj se e respektoj privatësinë e zonjës Arta Marku shumë më tepër nga ata që po e përdorin politikisht e publikisht nën moton “të dashur qytetarë të vendit tim”!

Ndërkaq, të gjithë ata që më shkruajnë se “pse e kritikon Prokuroren e Përgjithshme se “ajo është grua e mirë”, “është e urtë”, “është prej rradhëve të të përndjekurve politikë”,”ti je rritur në Mirditë e nuk të takon të sulmosh një mirditore”, “është nga Veriu e duhet ta mbrosh”, e të tjera përgjërime të këtij lloji, fatkeqësisht po më dëshmojnë se nuk kanë kuptuar asgjë nga realiteti kriminal e kolapsi institucional në të cilin gjendet prokuroria edhe për faj të politikës, por jo vetëm prej saj natyrisht!

Legjitimiteti dhe ilegjitimiteti ndahen jo prej emocioneve, po prej ligjit e zbatimit të tij në zgjedhjen apo emërimin, në rastin tonë të Prokurores së Përgjithshme!

E nga ky përcaktim, zgjedhja në kundërshtim me detyrimin kushtetues e bën ilegjitime zgjedhjen e saj, e bën ilegjitim e të pavlerë autoritetin e saj!

Dhe për fat të keq, këtu fillon e keqja, këtu fillon abuzimi, këtu fillon shpërdorimi!

Këtë e di shumë mirë edhe zonja Prokurore e Përgjithshme, e cila edhe letrën e vet publike, pasi e fillon me refrenin “ të dashur qytetarë të vendit tim”, e nënshkruan në fund, Arta Marku, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, një emërtim antikushtetues dhe i paligjshëm, sepse edhe në Kushtetutë, edhe në ligj asnjeherë e asgjëkundi nuk flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm!

Mjafton edhe vetëm ky element formal, për ta konsideruar jo vetëm letrën e saj publike, po çdo akt të nënshkruar prej saj me këtë atribut si të paligjshëm e të pavlerë. Ose më e pakta nul, meqë përcaktimi nul është edhe koncept juridik!

M.H/ Dita

Share This Article
11 Comments
  • Po ik o idiot! Sot gjithe populli ndjen urrejtje per cdo surrat plere si puna jote qe gjasme tu qenka prish gjiza se shkroi një letër Arta. Ne ka nje njeri qe i ngjit tamam ai gjest eshte ajo sepse eshte personi qe ka pozicionin me te qarte nga te gjithe kundra krimit. Kurse rraca juaj e ndyre shume shpejt do zhduket sepse boll na e shpifet me pranine tuaj gjithe qetesi e dashuri…

  • Luan rama, hajduti i batanijeve te shokeve ne shkolle, gje per te cilen dhe eshte perjashtuar dhe sigurisht si hajdut qe eshte ka shkuar dhe ne vendin qe i pershtatet me shume, partine hajdute lsi, na paska shkruar se prokurorja nuk paska te drejte me komunikuar me popullin qe e ka zgjedhur(nepermjet deputetve qe jane te zgjedhur dhe perfaqesues te popullit)dhe cuditrisht nuk na thote asgje per 10 prokuror qe i shmangen detyres per te cilen paguhen dhe nga ana tjeter shkruajne letra ambasadorve, partive e dreqit e te birit.

  • Populli te ngrihet e t`a mproj kryeprokuroren nga bandit e partive politike e perfaqesuesit e tyre,t`a mproj ate nga rebelimi I prokuroreve frigacak e te pa afte,te gateshem tja vien flaken Shqiperis,qe bejne cfar eshte e mundur e me cdo mendyre ta pengojne apo ta shtyjne reformen ne drejtesi e vetingun ne vecanti

  • Secili ka mendimin e tij 8saj 9per probleme te ndryshme,por Luani mund te bej noj vjersh dhe jo te vlersoj Prokuroren e pergjithshme te perkoshme.Ate e detyron Mona te shkruj dicka se po shterngohet laku.

  • mjafton qënja e ramës në LSI për të hedhur posht çdo pretendim për ndershmërinë e tij!!
    ashtu si dhe qënja pjestar i një partie si PD,të humbet ndershmërinë por dhe në të njëjtën kohë dhe përgjegjshmërinë!!
    ndershmërinë ta humb sepse je një pjestar i shkatërrimit,vjedhjes,grabitjes së shqipërisë,të thuash “po unë aq kuptoj”,të heq përgjegjshmërënë!pra je i papërgjegjshëm!i marrë!!
    pak nga pak e njëjtat gjëra mund të thuhen dhe për më të “devotshmit” e PS!!
    që më duket se jeni dhe ju!!
    pavarsisht arsyes për të cilën e bën luan rama këtë shkrim,unë mendoj se ka të drejtë për ato që thotë!pozicioni i “prokurorit të përgjithshëm,të përkohshëm”,është një pozicion i panjohur dhe,për rastin aktual,është i tejzgjatur,i ka kaluar kompetencate e tij!!
    ky person gjysëm legal u zgjodh për një periudhë të caktuar në kushte të caktuara!si kushtet dhe periudha janë tejkaluar!personi ka mbetur!nuk është zëvëndësuar me personin e duhur(që mund të jetë i njëjti)me emrimin e duhur!kushtetues!!
    personi gjysëm legal ka marrë kompetenca që nuk i takojnë,pra merr vendime ilegale!!

    ps:meqënëse rama ka të drejtë për këtë që thotë,nuk është e thënë që të virgjërohet!!atë ska,jo doktorr,por as një spital i tërë nuk mund ta qepë për ti rikëthyer virgjërinë!!sado e rreme të jetë!

  • Kur Luan Rama ishte ministër i Brendshëm i Tos Nanos, është akuzuar se ka drejtuar trafikun e kokainës nëpërmjet portit të Durrësit. Kur Luani i shkarkuar me demonstratën e gazetarëve se kishte goditur kolegun e tyre Babaramo shkoi tek LSI-a në qeverinë Berisha, zëvendëskryeministërishte Ilir Meta, të cilit amerikanët i arrestuan shhefin e kabinetit si narkotrafikant. Ai është ende në burg.në SHBA. Mos vallë Luan Ramën e PS-së e lidhin me LSI-në trafiku i kokainës?

  • Sapo lexova fragmentet e para te ” intelektualit” Felini Rama humba durimin dhe deshiren per ta cuar deri ne fund leximin! Shkaku ishte indinjata dhe protesta per njerez si ky me 100 flamure! Ky ” profesor” i shquar jepe direktiva dhe mesime se si duhet te sillen pushtetaret dhe politikanet, ne rastin konkret k/prokurorja ne situaten e krijuar ne sistemin e drejtesise, (prokurori)!?
    Ne qoftese nuk e di le t’ja thone! ketij Felini! Situata ne sistemin e drejtesise per shkak te qeverisjes se ketyre viteve, ku qeverisen njerez si ti eshte teper dramatike, nuk eshte nje situate normale, ku mund te operohet me mjete normale ! Arta deri me tani ka treguar vullnet, se kerkon ta pastroje kete sistem nga horrat e kriminelet qe e kane uzurpuar. Te them ty, por edhe Artes! Ai sistem nuk pastrohet me lutje e temena, por me revolucion! Sa per letren! Komunikimi me njerezit eshte i domosdoshem, se pari qe njerezit te kuptojne realisht situaten ne te cilen ndodhet ky instuitucion dhe se dyti, rritja e ndergjegjes dhe e solidaritetit qytetare.

  • LSI steve ,me kallauz RAMEN ,i ka hyre frika ne palce .Cfare ke more Rama ,a e di ti se me kushtetute drejtesia ,ne kete rast Prokuroria eshte e pamvarur nga politika ?? Dhe ne qofte se nuk e di o Rama ,pyet dhe mesoje..Shkoni o Rama ,ne Parkament dhe formoni e votoni SPAK e Byrone e Hetimit ,apo ste vjen zeri .Pse aq budallenj e di ti masen ,popull o Luan ????Kjo eshte e keqja e juaj ,prandaj korrni me qetesi e dashuri ,ate qe mbollet .Juve o Luan me ju lepi qeni i rrugeve ngordh .Ska antibiotik qe tju shpetoje nga Reci .

    .

  • Epo lapanjozi I Mona rrugaces te jep mend, kritikon kreprokuroren njesoj si Saliu per Ina Ramen qe e ofendoi me ate epitet qe nuk ma nxe goja. Te liq deri ne ekstrem.

  • E konsiderojne veten politikane por nga politika dalin pro-
    fane.Tipa te tille si ky Luan Rama fluturojne me preshe ne
    b……..the. Po imitojne Tritanin ne kete fushe. Pyetja ime
    eshte shume e thjeshe: A keni turp ? Po namuz ? Ju ka
    plasur cipa ! Genjeni,mashtroni,manipuloni,shpifni, sajoni,
    e cfare nuk beni. Kam njohur nje njeri qe e therrisnim Beromi i Xhafes. Keshtu bente edhe Ai: genjejte,mashtro-
    nte dhe puna deri atje sa nuk e pranote me fshati ne me-
    xheliz. Une,sinqerisht cuditem si ju pranojne juve shqipta
    ret qe ne parlament cdo jave beni te njejten “pune” si Ai
    Beromi Llafazani.Te pakten Beromi rrente nje fshat kurse
    Juve rreni gjithe shqiptaret nga Veriu ne Juge,nga Lindja
    ne Perendim te Shqioerise.

  • Mos guxoi njeri te perflase , kukullen e Rame timonit, “Lajen e Keshillin” ne krye te prokurorise. Mjer shqiptaret nga kush presin drejtesi!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *