Rama: Ekstremizmi dhe islami radikal, kërcënimi më serioz për ne

Dita

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Varshavë.

Ai nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. Sikundër ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj.

Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë.

Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global.

Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike”.

Kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s.

Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh kryeministri, është gjëja e duhur.

Share This Article
1 Comment
  • NA NXORE MALLIN E SALI SALEPIT!
    Me dogmat qe perrallis si udheheqesi yt shpirteror Sali Neroni duket ashiqare qe ti nuk ke lexuar asnje rresht nga ‘kushtetuta’ e Bathores e cila qe ne faqen e pare thote:”…me besim te zotit dhe/ose te vlera te tjera universale….’!?Me vlera te tjera universale kupto hajduterine krimin korrupsionin varferine e hajduterine!
    Me kete kushtetute e me tere antishqipetaret me imunitet qe kane uzurpuar si fondamentaliste shtetin e popullit çdo shqipetari te ndershem e moralshem do ti vinte turp te QUHEJ SHQIPETAR ne mos do perdorte shprehjet e Fishtes apo Konices!
    Mire Sali Neroni fjalen kAmunizem e perdorte si papagall i te tjereve e i detyruar po ti qe nga KOMUNIZMI nuk ke lexuar asnje rresht e sdi nga pierdh gomari si mund te quhesh u majte kur e perdor si DOGME!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *