Sërish një grua në krye të Tatimeve: “Është rishfaqur korrupsioni”

Elena Tase

Delina Ibrahimaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Tatimeve pas shkarkimit të Enton Duros, që qëndroi në detyrë vetëm 3 muaj.

Delina Ibrahimaj që sot ka marrë drejtimin e Tatimeve vjen nga INSTAT-i.

Në vitin 2016 ajo u emërua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave.

Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe më pas kaloi në Kryeministri, nga ku më pas u emërua në krye të INSTAT.

Ndërkohë në mbledhjen që po zhvillohet me punonjës dhe drejtues të Tatimeve, kreu i qeverisë foli me tone të ashpra pasi pranoi se janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive.

Si mundet të pranohet sot të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive? Kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë lidhur me këtë? Është ngritur një sistem që konsiderohet funksional në Tatime së bashku me FMN që Fondi e ka marrë si model për t’u përdorur në vendet e tjera dhe prapë ka anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive?”, tha Rama

e.t./dita

Share This Article
9 Comments
  • Po pse ti KM kompanite e kasave nuk i therret ne KM me iu kerkuar logari po bene lam lam ne FB , kush mendon ti se eshte pergjegjese pos teje qe nuk kontrollon ato qe kontrolojne!!
    Shkarkove direktorin, ok po ai nuk vepron pa udhezime e ti nuk i kembledh shpesh ne ministrin as tende as neministriye perkatese per me kerkuar logari e me propozuar zgidhje ! Jo presish qe i fundi i zinxhirit te te gjeje zgidhjen!!
    Pfff!

  • CV-ja e mirë goxha.Por fakti që po të promovon ky KM ti do fillosh fatëkeqsisht rënien jo sipas rrafshit të pjerrtë poe sipas vertikalesh me g=9.8 gr/cm2.
    Ti moj vajzë duhet ta dish se ky KM vuan nga një sëmundje që po merr në qaf jo ty që je e zonja dhe e bukur, por gjithë KOMBIN, DHE KJO Sëmundje e tij quhet :”PRIAPIZëM.
    Para se të të uroj sukses thonë që femrat kur luftonin në instikam nuk kishte burrë nëne ti shkulte. çmoje vendin dhe po të cimiti ndonjë pusht futja me grusht, por të thatë. Boll të bësh vaksinën AntiSpiropallë. Paç suksese dhe na nxirrni sa është inflacioni që të rikompensohet paga sipas Kodit të Punës, siç bëhet dhe jashtë.

  • Nje pyetje, sa te paguajme ne si taksapagues ty moj shoqe, sa merr ne banke ne fund te muajit.

    Keto duhet te jene te dhena publike, sepse nuk ka marreveshje pune ku njera pale e ka te ndaluar te marre informacion per pagen qe I jep pales tjeter, por ti duhet ta deklarosh vete, se ne Allbani jemi ketu.

  • Jane rishfaqur fenomenet e korrupsionit?
    A jane zhdukur ndonjehere?
    Apo eshte vala e rradhes qe ka kapluar KM per te bere fushate me buje, dhe per te marre me qafe ata qe nuk korruptojne dot inspektoret qe turren si qener neper lokale.
    Fytyra e shtetit eshte me e shemtuara ne kete histori.

  • Zgjidhje te mencura Zoti Kryeminister

    VETING NE TATIME DHE DOGANA +

    Smart Solution Mr. Primer +

    Jo mikroskop por me minkronskop per secilin prej tyre nga drejtori a kryetari i madh ne Tirane e deri tek ai i Ceremit apo Vermoshit…
    Perdorni spy shoppers ( bleres spiune ) ose spy clients ( kliente te fshehte )
    500 dollare per 8 ore u pagua nje klient imi per “ spiunim” ne autobuzet e nje lagjeje te Bronxit te shtunen qe kaloi…
    7500 dollare gjoba per pasagjere pa bileta autobuzi dhe 2500 dollare gjoba per shofere qe nuk zbatonin orarin e tyre solli ai ne arken e MTA- Metropolitan Transportation Agency te Nju Jorkut,
    Pra 2000 per qind 20 fishin fitim, vetem per nje dite !
    E keto metoda te thjeshta me fitim te madh e mesim edhe me te madh, ka tri, ndofta me shume Vite qe perdoren edhe ne restorante, plazhe me pagese, dyqane, motele e hotele, sherbime shoqerore, spitale private e publike…
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike Zoti Rama dhe mbare vellezer e motra 95 per qind proamerikane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *