Nuk mund të mungonte edhe reagimi i krerëve të politikës shqiptare për suksesin mëse të merituar të kombëtares sonë të futbollit.
“Ëndrra e pamundur u bë realitet! Shqipëria në historinë e Finaleve të Europianit! Mirënjohje Kuqezinjve dhe De Biazit”, shkroi në rrjetet sociale Kryeministri Rama.
Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një statusi të shkurtër në “Facebook” shpreh mirënjohjen e tij për kombëtaren, ndërsa kërkon edhe lirimin e Ismail Morinës.
“PERPARA SHQIPE! Mirenjohje Kombetares Kuq e Zi! Lironi Ballist Morinen!”, shkroi Basha.

“Lironi Ballist Morinen dhe lironi edhe detin per Greqine”
Mashkull me te peshtire se ky flokexheli nuk ka. Ciles shqipe i thote para, kur ne Shqiperi s’ka burra, se po te kishte do ta kish shkrepur ndonjeri per shitjen e detit.