Pas Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Jashtme, Kombëtarja u prit në godinën e Qeverisë nga Edi Rama.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Rama tha se lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit dhe në rrugët e qyteteve franceze lanë pas imazhin e një Shqipërie europiane.
Rama u ndal tek Etrit Berisha.
“Falenderoj të gjithë, nga Berisha im më i dashur, e deri tek autori i golit”, tha ai.
Kreu i Ekzekutivit pati edhe një premtim për lojtarët, premtim që do të mbahet me përfundimin e stadiumit të ri kombëtar.
“Do të ketë një pllakë me emrat tuaj ku do të shkruhet se ‘kjo arenë i dedikohet kombëtares kuqezi të Euro 2016’”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se të investosh për sportin do të thotë të investosh për shëndetin dhe kulturën, të investosh edhe për fuqizimin shpirtëror dhe ekonomik të një bashkësie dhe të një vendi.
Pas Kryeministrisë, ekipi kombëtar u zhvendos tek Fan Zone për të festuar me tifozë në shesh.

Me fal, ndokush e pyeti kryeministrin se cfare po behet me dy peshkataret e rrembyer? Jo per gje, jemi krenar per kombetaren por jemi krenar dhe per njerezit qe punojne per copen e bukes ndershemirsht. Ju lutem duhet te mbajme nen presiin qeverine dhe organet e shtetit qe ti kushtojne akoma me shume vemendje nje problemi jetik si ky sesa nje ndeshje futbolli.
Karagjozlleku rilindes i radhes.
Borxhi i jashtem i Shqiperise po i afrohet 100% te prodhimit bruto; pra Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Gjukates se Larte dhe asaj Kushteturese, Kryeprokurori dhe Kyespiuni Vish, Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelt e hajdutet e tij nuk kane me nevoje te merren me ekonomine e falimentuar te Shqiperise, le te merren me nje gol te skuadres se futbollit.
Komentuesi ‘info analitike” eshte kar-agjozi i rradhes.
hahahaahaha…ca peshkataresh do ti shoku,kemi halle te tjera ne halle qejfi….se jemi popull qejfli qe e mbushin barkun me golat dhe dizenjot e Rames dhe Sales.
Ne Albania u do q.re ca jane e ca nuk kane gjithe politikes.