Rama falenderon Juncker, nuk komenton Metën

Edona Llukacaj

Kryeministri Edi Rama mori në Bruksel mbështetjen e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker për hapjen e negociatave por edhe për zgjedhjet vendore.

Duke këmbëngulur që zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor, Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, deklaroi:

“Ka ardhur koha që të bëjnë atë që ne presim, të na ndezin dritën e gjelbërt për bisedimet. Nuk është fundi por një kapitull i ri që do të kërkojë shumë përpjekje, do kërkojë kohë dhe durim. Ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Brukseli por për të mirën e vendit tonë, për të mirën e fëmijëve tanë. Për të mirën e një vizioni të përbashkët se si duhet të jetë Shqipëria e brezave të ardhshëm. Ne kemi besim në miqësinë dhe mbështetjen tuaj. Deri në momentin që vendimi do merret të gjithë do jenë aty për t’ju dhënë shqiptarëve as më pak dhe as më shumë se sa meritojnë. Ju falenderoj edhe për qëndrimin që mbajtët në lidhje me situatën tonë të brendshme që zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe nga askush nuk duhet të pengohen”.

Rama nuk pranoi të komentonte në Bruksel deklaratën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta se pa dekretin e tij nuk do të kishte zgjedhje.

“Jam me presidentin e komisioni, dua të qëndroj me të dhe të mos komentoj presidentin e vendit tim. Do kemi kohë kur të kthehem atje, kur të përfundoj misionin tim këtu dhe të kem falënderuar komisionerin” tha ai.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Shenim: Kam 6 vjet qe me ka rene “goja lesh” se Edi Ra-
    men si kryeminister nuk em luan as Topi i “Selam Musait”
    dhe kete duhet ta kene te qarte jo opozita ne teresi por
    bandat mafioze me bashkekryetar: Berisha- Mete dhe “derivatet” e tyre fakire qe me naivitetin e tyre politik ndje-
    kin verberisht keta dy politikane te korruptuar deri ne me-
    tastaze. Per nje milion aresye,ca thuhen dhe ca nuk thu-
    hen Amerika dhe Bota Demokratike Perendimore, nga e
    Majta apo e Djathta shikojne te Rama njeriun e duhur ne
    momentin e duhur per Shqiperine.Europa,sidomod,zote-
    rinj : Sali, Meta,Medi, Ali. Kadi…. nuk i honepsin dot,nder-
    sa Rama i perfshine te gjitha “karakteristikat” apo “man-
    damente” e Bibles dhe te Kuranit,ne se doni ta theme me
    qarte e me haptas. Prandaj ju zoterinj, me Berishen,Me-
    ten,Bashen e soj e sorollop nuk vini ne pushtet kurre me
    veprimet tuaja gangstereske e aventuriere ! Forget it, tho-
    te Amerikani ! Ah po, ju mund te vini ne pushtet per “seva
    pe” te Amerikes dhe BE-se por pasi Rama te kete reali-
    zuar “Detyrat e Shtepise”, dmth. komplet Reformen ne
    Drejtesi,kur t’i kete d hene endrrave anarkiste e destruk-
    tive te opozites,me banditet Berisha- Meta ne krye. Kur
    keta “Peshkaqene te Medhenj” te paraqiten 5 here ne dite te guardianet e Burgut te Recit !!! Pasurine marra-
    mendese qe kane krijuar mbi gjakun e shqiptareve nuk
    do ta gezojne kurre….! SPAK-u dhe BHK-ja se shpejti do
    “ndezin motorret” duke kaluar ne site te gjithe politikanet
    e korruptuar, duke krehur te gjitha ligjet qe krijojne privile-
    gje marramendese per gjyqtaret e politikanet. Si eshte e
    mundur qe nje intelektual pensionist me 2-3 diplloma te
    marre nje pension mizerabel prej 140 mije leke te vjetra
    dhe nje “krric gomari” qe nuk ka as 8 klase shkolle,depu-
    tet jo vetem te marre nje rroge marramendese e honorare
    marramendes por pasi te jete zgjedhur 2-3 legjislatura te
    Kuvendit gezon te drejtes te paguhet perjetesisht me ate
    pension ?! Keta deputete gjakpires i kane bere ligjet sipas inteleresit te vet duke shkuar deri ne absurditet ku
    pensionistit nuk i del as per buken e gojes ndersa politi-
    kanet shijojne pushime eksteavagante nga Antalia e Tur-
    qise deri ne Piramidat e Chichenitza-s te Gadishullit Jukatan te Meksikes,pa permendur ketu ishujt e Maldi-
    vias ku i kalon pushimet Zeni Berisha e Co.?! Te gjitha
    keto duhet t’i dije ky kryeminister sepse Kapitalizmi nuk
    eshte ai qe perceptojne politikanet shqiptar. Dhe per kete
    mjafton t’i hedhesh nje sy kapitalizmit Amerikan apo atij
    Europian dhe do te shikoni se sa larg ,vite drite, qendron
    kapitalizmi i ketyre vendeve ne krahasim me kapitalizmin
    anarkist shqiptar, nje qind vjet mbrapa qe nga koha Al
    Capones.
    Dy propozime: Te reduktohet ne maksimum numuri i deputeteve shqiptare: Nga 140 qe jane sot mund te
    reduktohet ne 60-70 deputete e shumta dhe se dyti,
    Presidenti i Republikes te zgjidhet me referendum nga
    populli. Vetem atehere reputacioni i ketij presidenti do
    ndihet si i tille. Dhe se fundmi: Parlamenti te shikoje se-
    riozisht jo vetem raportet e pagave midis politikaneve dhe
    pensionistit ku diferencat jane si nata me diten por qe
    per bazen qe eshte pensioni i nje individi qe nuk per-
    mbush as minimumin e jeteses se ketij pensionisti. Ky
    Gjithashtu koha e te qenurit deputet : Qe me dy-tre le-
    gjislatura te gezoje pensionin e deputetit perjetesisht ?!
    TURPI BOTES ….! Babezitja nuk paska kufi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *