Rama falënderon ministrat teknikë dhe u uron “Suksese në jetë”

Ornela
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, tre dite pas perfundimit te procesit te votimit per zgjedhjet lokale, ku ka prezantuar fituesen per kreun e bashkise se Konispolit Mimoza Arapi.

Në një deklaratë për mediat kryeministri Edi Rama falënderon ministrat teknikë të dorëhequr për kontributin e tyre në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet edhe pse shpreh qartë se raporti, si i njëanshëm politik rrëzon punën e mirë që ata u përpoqën të bënin gjatë mandatit disa mujor.

Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere.

Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.

Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!”

Share This Article
2 Comments
  • O zoti K/minister, ministrat teknike kane zbatuar udhezi-
    met e “nenes parti” ,me fal, kane zbatuar urdherat e ban-
    des se Sali Vicidolit sepse ne fund te fundit qente lehin
    aty ku hane buke. Edhe keta fakire ministra teknike do
    t’ja kthenin ” mirenjohjen” “godfather-it” ,qe keto dite po
    theket ne gjirin e Lalezit,sebashku me mikun e tij te zem-
    res e te ” nenujrave” ,qe PS e zgjodhi president te Rep-
    publikes keto dite. Kaq kisha per sot ..! FLM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *