Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e djeshme ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”.
Në “foton e ditës” së prezantuar nga numri një i qeverisë shqiptare, ai është vendosur përpara fanellës së Etrit Berishës, në të cilën është shkruar edhe data 8 tetor 2015, dita historike e kualifikimit të Shqipërisë në Europian.
Së bashku me kryeministrin ka qenë i pranishëm edhe trajneri i njohur Arrigo Saçhi, i cili ka qenë i pranishëm dy ditë më parë në një ceremoni gala. Ish-numri një i stolit të Milanit ka mbetur i impresionuar nga zhvillimet e futbollit në vendin tonë.
Megjithatë duket se shohin anën tjetër të medaljes, ata e kanë kritikuar, duke i kërkuar që të lirojë Ballist Morinën. Disa i thonë se ai duhet të vendosë aty edhe panoramën e Ballistit.
Të tjerë i kërkojnë stadiumin e ri, ndërsa ka nga ata që bëjnë politikë, duke kujtuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit.
