Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Fakti që ambasadori i parë amerikan erdhi nga Beogradi dhe “u shoqërua” nga antishqiptari serbishtfolës Elez Biberaj, flet shumë dhe ndoshta ka ardhur koha për falje publike nga diplomacia. Por ajo që media dhe mazhoranca duhet të kryqëzojë Serberishën është fakti i mëposhtëm: Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj (top mafioz) sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serboboshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç. Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliçin) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.
Nga sa më sipër lind pyetja: A i duhet Shqipërisë aleanca fiktive me NATO-n kur jemi pushtuar nga Sali serbi që në 2 prill 1991 dhe vazhdon dhe sot edhe pse Rama si fitues ka çelësat e mullarit?
