Rama-fermerëve: Pajisuni me NIPT, mos dëgjoni përrallat me gogola të horrave

Dita

Kryeministri Edi Rama ka garantuar fermerët se nuk do të paguajnë asnjë taksë shtesë nëse pajisen me NIPT.

Gjatë një takimi me fermerë të Lushnjes, Rama tha se ndryshe nga pretendimet e opozitës, NIPT-i është e vetmja rrugë që i çon fermerët drejt formalizimit dhe lehtësirave në rimbursimin e TVSH-së.

“Është shumë e rëndësishme të merrni NIPT-et dhe mos dëgjoni horrat që ju tregojnë përrralla me gogolë që po morët NIPT-in do paguanin taksa. Me NIPT-in jo vetëm që nuk do të paguani më shumë, por do të fitoni atë që sot në fakt e merr grumbulluesi sepse ai është i formalizuar”, tha Naço.

Duke ju bërë thirrje fermerëve të hyjnë në proçesin e formalizimit, kryeministri Rama tha se për ata që prodhojnë nuk do të ketë asnjë taksë.

Nuk do të kemi asnjë taksë për prodhimin për fermerin që prodhon, asnjë taksë. Mos dëgjoni kukuvajkat që duan vetëm natë dhe ju shqetësojnë natën”, shtoi Rama..

Gjatë ndalesës në një tjetër investim, në një pikë grumbullimi në Lushnje, shefi i qeverisë tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi fondi i garancisë prej 300 milion eurosh në dispozicion të fermerëve.

Ky fond do t’u mundësojë fermerëve financimin nga bankat e nivelit të dytë jo me kredi tregtare por me kredi me kushte të lehtësuara.

rama

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *