Rama-fermerëve: Punoni dhe përfitoni nga projektet

Elton Tafaruci

Programi për ujitjen dhe kullimin, Fondi Kombëtar i Garancisë, titujt e pronësisë të tokës bujqësore, sipas kryeministrit  Edi Rama,  janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.  Rama   bashkëbisedoi me fermerë në Vajkal të Fierit, të cilët i ka inkurajuar që në bashkëpunim me bashkitë, të hartojnë projekte për të përfituar nga Fondi i Garancisë në bujqësi.  Në Fier kryeministri ka bashkëbiseduar me maturantë, si dhe ka parë nga afër punimet për disa projekte infrastrukturore.

Kryeministri  Edi Rama ka bashkëbiseduar me fermeret në Vajkal të Fierit, mbi progarmin e qeverisë   për ujitjen dhe kullimin  dhe për fondin e garancisë   për sektorin e bujqësisë.  Kryemisnitri ka thksuar se titujt e pronsisë  janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.

Rama  inkurajoi fërmerët, që më mbështejen e bashkive  të hartojnë projekte serioze investimi që të mbështeten financiarisht nga Fondi i Garancisë.

Në Fier kryeministri Edi Rama, pati dhe një bashkëbisedim me  maturantë në Fier, në shkollën e mesme “Janaq Kilica”.  Rama theksoi se  sistemi i ri i aplikimit për studimet e larta garanton vlerësimin e meritës dhe të përpjekjeve të tyre gjatë viteve të shkollës së mesme.

Kryeministri  inspektoi dhe punimet infrastrukturore.  I shoqëruar nga  Kryetari i Bashkisë  Armando Subashi, ai pa nga afër   punimet për rrugën Rrugën “Mujo Ulqinaku”, dhe   rikonstruksionin e shkollës  9-vjeçare “Andon Xoxa”.   Kryemisnitri Edi Rama u ndal dhe në Roskovec ku pa nga afër rikualifikimin urban dhe punimet për hyrjen  dhe unazen e qytetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *