Kreu i opozitës, Edi Rama, ka mbledhur në një darkë trupin diplomatik në Shqipëri. Rama ka festuar dhe ndarë urime me ambasadorët e huaj në vendin tonë dhe deputetë të Partisë Socialiste.
“Në ditët e fundit të vitit ishte një kënaqësi e veçantë të darkoja me miqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri. Këtu mund të gjeni disa nga fotot e kësaj mbrëmjeje. Gëzuar!”, shkruan Rama në Tuiter, ku ka postuar edhe disa foto nga darka festive.
