Kryesocialisti Rama u është bashkuar sot qytetarëve elbasanas dhe atyre të mbledhur nga i gjithë vendi, për të festuar Ditën e Verës. Rama ka zgjedhur Elbasanin për të festuar ditën që shënon ardhjen e stinës së re. Pavarësisht motit me reshje dhe të pafavorshëm për festime masive si vitet e tjera, Rama u është bashkuar festimeve dhe ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, duke e parë këtë festë si simbolin e shpresës për rilindje. Rama tha se tradita e festimeve e mposhti shiun dhe motin e keq. “Shpresojmë që pas 23 qershorit, Shqipëria të rilindë e klima e biznesit të përmirësohet”, tha Rama.
