Rama firmos emërimin e drejtorit të pestë të propozuar nga PD

DITA Online

 

Zv/kryeministrja teknike e propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, Ledina Mandija në prani të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve prezantoi sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini, të emëruar në këtë detyrë nga shefi i ekzekutivit.

Gjatë prezantimit zv/kryeministrja Mandija u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, në kuadër të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

DREJTORËT TEKNIKË TË PROPOZUAR NGA PD

-Drejtori i OSHEE, Haki Mustafa

-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Ibrahim Morina

-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Arjan Bylykbashi

-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha

-Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Fadil Shahini

 

 

Share This Article
4 Comments
  • A ka mbet tjeter njeri per tu ba drejtor qe te heqim frigen e mos zgjedhjeve te lira.
    Keni vue drejtor nji nga propozimet e PD.Kur PD me keto drejoret e burgjeve ka fituar cdo zgjedhje.
    Mjeri ti z.Rama.Tue pase zholin ne dore per te fituar mbi 60-70% te zgjedhesve falimentove me trimerin fodulle nga frigacaket e ngujuem ne cader.
    Nuk ishe dasht asnji leshim.Te pakten nga eksperienca kur humbe kryebashkin me vota te vjedhura ne favor te Bashes ku rezultoi ma shume vota se votues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *