Deklarata e Kryetarit te PS, Edi Rama gjate nenshkrimit te marreveshjes me Aleancën Popullore:
“Me thënë të drejtën duhet të pranoj që Saliu është fenomenal në konkurrencën e pashpirt që i bën Portokallisë, sepse sot tha: “Në 2009-n ishin 35 parti, sot jemi 25 dhe kjo është një tjetër arritje e madhe”. E quajti të djathtë dhe të qendrës, por në fakt për këdo që ndjek politikën në këto vite nuk është gjëkundi një koalicion i djathtë, por është një qendër grumbullimi mbeturinash politike, pas rrënimit të 8 vjetëve. Mbeturina republikane nga shpërthimi i korrupsionit në Gërdec, mbeturina monarkiste të mbretërisë së zullumeve këtu afër në ministrinë e Mbrojtjes, mbeturina demokristiane të disa llojeve të mbledhura në rrugën e ateizmit korruptiv, mbeturina balliste, nga koteci i pulave të korruptuara të oborrit të pushtetit të Saliut, mbeturina pseudoçame nga hallva korruptive e Havasë dhe nga bollokumja korruptive e Qifes, mbeturina gjithfarë, ku sigurisht nuk mund të mungonte, o Zot, si mund të mungonte kazani simbol i riciklimit të mbeturinave politike, Lufteri i madh, Xhuveli i përjetshëm, që këtë herë ka përpirë edhe Hamzain tonë Kastriot. Kjo është qendra që Saliu ia paraqet Shqipërisë në rrugën e luftës me Gjermaninë për të zënë “vendin e parë” në Europë për zhvillim ekonomik, se të dytin e ka zënë në këtë mandatin e tij të dytë. Skena është e qartë. Në qendër kemi mbeturinat e lartpërmendura, me Saliun në krye, në mes djathtas kemi një PD pa Saliun, që e quajnë FRD, ndërsa përballë koalicionit të mbeturinave të rrënimit 8-vjeçar kemi Aleancën për Shqipërinë Europiane, një front që shtrihet në të gjithë spektrin politik ku bëjnë pjesë shumë parti. Nga e djathta që vjen prej rrugëtimit të gjatë të përndjekjes komuniste, me Spartak Ngjelën, Kurt Kolën e të tjerë, tek e majta socialiste dhe progresiste që shtrihet mbi boshtin strategjik, PS-LSI, duke përfshirë edhe forca të tjera qytetare si kjo forcë e re, e lindur për t’i dhënë dinjitet një çështjeje shqiptare, siç është Aleanca Popullore. I uroj mirëseardhjen këtu në këtë Aleancë për Shqipërinë Europiane, Artur Dojakës dhe gjithë miqve të tjerë që i ftoj të na bashkohen në këtë moment të përfshirjes në koalicion të një partie që vjen duke pasur në zemër një çështje, çështjen çame, por duke i ofruar opinionit publik dhe politikës një qasje të re që është e materializuar edhe në marrëveshjen që ne kemi firmosur. Sepse për ne, Partinë Socialiste çështja çame është një çështje e përfshirë në programin për një Rilindje Shqiptare, por është larg së qeni një çështje që mund të shpërdorohet siç është shpërdoruar gjatë gjithë këtyre viteve dhe që mund të shfrytëzohet për t’i dhënë krah një ksenofobie të neveritshme, një nacionalizmi dallkauk dhe një keqtrajtimi të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të faktit se jetojmë në një botë të re, ku duam të ndërtojmë një Shqipëri Europiane dhe ku çështjet tona duam t’i zgjidhim në rrugë evropiane…”
Deklarata e Kryetarit te Aleances Popullore, Artur Dojaka gjate nenshkrimit te marreveshjes me PS:
“Jemi këtu pas konsultimesh të njëpasnjëshme me Komunitetin Cam dhe mbarë shqiptarët e kudondodhur që e mbështesin Kauzën Came. Jemi këtu sepse gëzojmë mbështetjen e faktorit ndërkombetar për ta zgjidhur drejt Cështjen Came, ashtu si e kërkon e drejta ndërkombëtare e lirive të njeriut. Jemi këtu si përfaqësues të Komunitetit Cam, për të shprehur qartë distancimin tonë nga uzurpatorët e PDIU me në krye Shpetim Idrizin të cilët e kembyen Kauzen tonë me drejtori matrapazesh dhe për tendera te korruptuar. Në emër të Aleancës Popullore të drejtuar nga Lëvizja Came falenderojmë PS dhe z.Rama për vleresimin që po i ben Cështjes Came duke ftuar në Koalicionin fitues të zgjedhjeve të 23 Qershorit, Aleancën Popullore si një parti pa ngjyrim politik, por si një parti gjithëperfshirëse mbarëpopullore. Cameria ka nevojë për ne dhe ne i duhemi sot”
**********
Rama firmos me Dojakën: 6 pikat e angazhimit të PS dhe AP për çështjen çame
“Me vullnetin dhe dëshirën për një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit dhe të mbrojtjes së promovimit të interesave të popullit shqiptar e të grupimeve të ndryshme të tij, në vështrim të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Aleanca Popullore bien dakort për përmbylljen e një koalicioni parazgjedhor. Si bazë e këtij koalicioni për Aleancën Popullore janë angazhimi programor i Partisë Socialiste për zgjidhjen e cështjes çame në bazë të akteve ndërkombëtare dhe të zhvillimit pozitiv e pa hije të marrëdhënieve me shtetin fqinj grek. Në mënyrë të veçantë, në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Aleancës Popullore”
Keshtu thuhet ne krye te tekstit te mareveshjes firmosur sot mes Artur Dojakes se Aleances Popullore dhe Edi Rames se PS-se. Pikat e marreveshjes jane 6 nder te cilat bie ne sy qe rezoluta e shumekerkuar nga komuniteti cam do dergohet për miratim në Kuvend brenda vitit të parë të qeverisjes. Pikat:
1- PS angazhohet për ta kthyer çështjen e pazgjidhur të popullsisë shqiptare me origjinë çame në një çështje kombëtare e politike që do të jetë në vëmendjen e vazhdueshme të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
2 – PS angazhohet gjithashtu që qeveria e koalicionit fitues do të raportojë rregullisht përpara Kuvendit të Shqipërisë për hapat politike dhe diplomatike të ndërmarra në funksion të zgjidhjes progresive te problemit Çam.
3 – Me anë të kësaj marrëveshjeje PS angazhohet të materializojë projekt-rezolutën e propozuar dhe publikuar së fundmi prej saj mbi çështjen çame, duke e përcjellë për miratim në Kuvend brenda vitit të parë të qeverisjes.
4 – Të dy palët bien dakort që qeveria e ardhshme do të angazhohet në gjetjen e një zgjidhje me shtetin Grek për të eliminuar pengesat që hasin qytetarët shqiptarë me origjinë çame për të qarkulluar lirisht në territorin grek, bazuar në rregullat dhe parimet e qarkullimit të lirë të vendosura nga BE.
5 – Të dy palët ranë dakort të çojnë përpara çështjen çame mbështetur në parimet e të drejtës ndërkombetare dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, duke ndarë qartë e me dinjitet kombëtar objektivin e zgjidhjes së çështjes çame nga konsumi banal dhe shumë i dëmshem i saj për interesat dritëshkurtra korruptive të politikës së ditës.
6 – Aleanca Popullore, si përfaqësuese e komunitetit çam, angazhohet të koordinojë veprimet e saj me Partinë Socialiste në funksion të arritjes së një rezultati maksimal gjatë zgjedhjeve dhe në qeverisjen e ardhshme në interes të popullit shqiptar dhe të integrimit europian.
Bravo,
Me Camet, Demokristianet, minoritetet Greke dhe Maqedonase me duket se ky koalicion eshte gjithperfshires dhe me siguri fitues me 23 Qershor
Bravo Rama qe pa paragjykime po hapet dhe pranon bashkepunimin me ato forca qe duan rotacionin.
Bravo partise se re came qe me ne fund kuptuan qe demagogu dhe diktatori Berisha asnjehere nuk ka punuar per Shqiperine
ore po ky Rama i i shan keshtu nga mema keta? C faj ka Havaja se c ben pjella e vet??/
BRAVO BRAVO BRAVO
Te gjithe per te rrezuar Sali Berishen.
Kushdo qe nuk do te futet ne Koalicion eshte Mercenar i Saliut.
Vetem ceshtjen Came mos zer ne goje mor halabak politikan, se e di fare mire se sa nostalgji dhe ndrvarje ke nga Athina. Me pordhe elektorale shqipetaret nuk duhet te lejojne te infektohet atmosfera e vendit tim mbasi tere ato pordhe qe leshon mor zdap halabak vet do tju maresh ere se askush nuk ju ve rendesi.c’ nxjerr nga goja mor cjap percak. Mbeti Shqiperia ta ndertosh ti byth jasht..
Mbas 6 shekujsh shqiptaret arriten te kuptojne se te bashkuar arihen objektivat madhore. Skenderbeu i bashkoje kunder turqve Rama kunder nje mbeturine shekullore sic eshte percarja. Shqiptaret kudo qe jane duhet ta kuptojne kete mezaxh qe jep sot klasa politike opozitare se midis tyre nuk ka azgje qe i ndane.Interesat e kombit jane mbi kedo qe do ecjen perpara te tije me nje shteti demokratik e dinjitoz.
Ne keto 23 vjete permbysje, politika shqiptare, e ideuar nga R.Alia dhe e zbatuar nga Berisha e Nano ka qene e cale per interesa personale e ne kurriz te popullit .Percarja qe ka egzistuar e egziston ne radhet e elektoratit shqiptare nuk ka sherbyetr per ta demokratizuar shtetin modern por per te siguruar sundimin e individve me metoda diktatorjale.Eshte momenti per tu zgjuar nga opjumi Berishjan,per tu larguar njehere e pergjithmone nga e vjetra ,per ti hapur rruge ketije populli qe ta meritoje bashkjetesen Evropjane.
BRAVO ME TE VERTET. CAMET DHE GREKET NE NJE TAVOLIN ” MOHIMI
VETES”. THIKE MBAS SHPINE QESHTJES CAME. ALEANCA POPULLORE
ARITI QELLIMIN “PERQARJA”
Akoma ju me ceshtjen came mo, po ik se na lodhet.
Nqs ty te lodh ceshtja came ajo eshte ne doren tende qe mos ti lexosh..po dhe te flasesh kshu ne ket menyre nuk ke te drejte..PO sikur ty te perzene me dhune nga shpia jote sot,si do mendosh neser qe sh mire ta bon???!!!!!!Nuk e di o njerez keni gjak brenda apo skeni qe mendoni vetem per te mirat materiale per sot dhe ajo qe eshte me e rendesishmja identiteti jeni gati ta shisni pa pare fare thjesht me disa fjale te bukur…Prandaj dhe ne sot jemi kaq bukur se ne nuk respektojme te kaluaren dhe per sa kohe vazhdojme kshu keq e me keq kemi per te shkuar….(Me falni nqs kam shkruar sh po kshu e ndjej,,,flm)
Kualicioni PS dhe AP eshte vetem per interes te votes qe te marre Rama. Greku e ka ligjeruar qe Cameria nuk egziston dhe nuk pranon asnje bisedim per Camerine ne drejtim te historise dhe te shkences. Edi Rama eshte lidhur me PASOKUN – PAPANDREUN qe jane kryesoret ne Greqi per ligjerimin e inekzistences came. Koha do ta gjykoje Dojaken per krimi dhe viktimen CAME.
Ky Idrizi nuk eshte politikan mor vlla. Te ishin paraqitur ne vende te tjera raste si ky i qeverisjes fare te brishte Berisha me dy vota qe ka Idrizi ia kishte marre Berishes me presion cdo gje qe i duhej ceshtjes came, ndryshe e rrezonte kur te donte. Po ky kurre nuk e kushtezoi voten pro qeverise se leshit Berisha me projektet came. keshtu qe mire ti behet, mendoj une. Camet duhet te provojne njerez te tjere. Une nuk e njoh kete Arturin personalisht, kam njohur Abaz Dojaken, po c rendesi ka, le ta tregoje veten. Ama Idrizi e pati ratin dhe e humbi. Ne menyr te perseritur. E beri zgjedhjen e vet. Ne vend te besnikerise ndaj nje kauze qe mund ta bente ne te ardhmen nje burre te vertete shteti. zgjodhi ca drejtori me let te shpejt, me llogjik doganash. Dava ordineresh. Faleminderit Dita per gjithcka keni bere per ceshtjen came gjithe keto muaj deri ne kete finalizim politik te saj qe eshte vetem fillimi i nje projekti te ri politik per Camerine. Rrofte Cameria, Zoti u dhente jete burrave qe dine te jene vertet burra dhe i cojne gjerat ne fund, e jo kurvave politike qe shesin dhe mamane per leke
Po mire o Rasim pse sflet per aleancen e partise ekstremiste greke MEGA dhe perfaqsuesit te Agimit te Arte ministrit Ksera qe ai Timi jot e ka votuar dhe e ka mbajtur ne kembe me PDIU.
Pse nuk thua qe Timi per mandatin e tij te deputetit duke u fut tek listat e PD po lidhet me ata qe i shiten detin grekut dhe jo me ato qe e demaskuan kete shitje ne gjykaten kushtetuese
Me mire von se kurr.Ky komunitet i vuajtur po e kupton kush eshte Dashi Haves dhe Tim Matrapazi qe gjat 4 viteve kur kishin me dhjetra raste nuk ben presion per ceshtjen ton por u kujtuan per te marr 2-3 poste drejtoresh.
Me pak fjale ato e shiten ceshtjen came prandaj skane me sy e faqe te dalin e te na kerkojne me voten
Më 24 qershor do të ndihem më i ri, ndonëse jam në moshën e të 60 -ave, me rënjen e komunistit të keq Sali Berisha.
Njeriu normal, i pangarkuar dhe i qetë në vlerësime nuk do të hezitonte për t’i dhënë votën koalicionit të Rilindjes Shqiptare.
Kush më shumë se gërdecasit e kanë përjetuar shkatërrimin dhe përbuzjen nga Sali Berisha?
Kush më shumë se familjet e dëshmorëve të demonstratave të 21 janarit 2011 e ka përjetuar krimin institucional të udhëhequr nga Sali Berisha?
Kush më shumë se populli i s’kamur shqiptar përjeton vjedhjet qeveritare, shtrenjëtimet e artikujve të obligueshme për të bijetuar?
Këto kategori përbëjnë 3/4 e popullit dhe këto kategori duhet të dalin në zgjedhje dhe t’i thonë një JO të madhe Sali mashtruesit dhe familjes së tij, të cilët kapën Shqipërinë nga të gjitha anët.
Shpresoj, kam të drejtë të shpresoj, madje kam bindjen e pathyeshme se Sali Berisha në këtë vit do të përballet me akuza të tmerrëshe, me akuza të cilat tani janë të pandritura, por ato do të marrin kthjelltësinë kur të vihet në funksion ligji dhe hetuesia.
Për fitoren e opozites së sotme e pozitës së pas 60 ditëve s’kam çtë them. Dua nga ata të punojnë që Shqipëria të lakmohet nga të gjithë popujt tjerë sepse ka potencial, ka dhuratë nga natyra dhe ka parakushte për të prosperuar. Paj edhe nëse vetvriten serbët e Serbisë, siç ka deklaruar kryeministri i tyre.
BRAVO “AP” !!!!!!!!! KUJT I PLAS TRAPI SE U MURZITEN MINORIKARET FALLCO TE HIMARES PER KETE ALEANCE,,,,ASHU DUA TI SHOF TE PLASIN NGA INATI,,,,,SE EKZISTON “CESHTJA CAME ” KA RENDESI QE E NJEH HISTORIA DHE USA+UK……KUSH E PJERDH GREQINE SE THOTE EKZISTON APO JO,,,,,,,MBAS KOSOVES E KA RADHEN CAMERIA,,,,,,GREKU ME ATE MENDJE TE IKI EDHE GJITHE PJELLAT E JANULLES &CO,,,,,,,,!!!!! “CAMERI DITA PO AFRON ” …..!!!!!!!!!!!!
Ne 2005- en Edi Paloka vs Shpetim Idrizi. Bashkim Kulla vret ne nje qender votimi te ndjerin Ton Vathi. Pra njeri ne dhe, e tjetri ne burg. Ndersa kurvat ulen bashk ne tavolin, harrojne gjithcka dhe na flasin edhe per moral. I zent haku I tyre.
Dy grupimet qe konkurojne kane diferenca te medha vlerash. Berisha ka mbledhur sahanlepiresit, servilet, sherbetore te shume zoterrinjve dhe njerezit pa dinjitet. Te vjen vertete keq kur sheh se si e ka degjeneruar sala partine e pare opozitare duke e privatizuar ate ne interes te familjes se tij.Lajmi me i keq ne kete mes eshte se nuk ka kurrfare shprese qe te rinovohet ajo. Per ironi te fatit komunisti Berisha ka asfiksuar komplet te djathten ne kete vend duke zgjedhur disa lolo perfaqsues te tyre. Fatkeqsi kombetare.
Mar shkas nga disa komente zhgenjyese nga disa njerez te cilet i ka lodhur ceshtja came dhe i pergjigjem ne nje menyre teper humane….PO sikur ty qe shkruan ato komente dhe per nje ceshtje e cila eshte genocid i paster, te perzene me dhune nga shpia jote sot,si do mendosh neser qe sh mire ta bon???!!!!!!Nuk e di o njerez keni gjak brenda apo skeni qe mendoni vetem per te mirat materiale per sot dhe ajo qe eshte me e rendesishmja identiteti jeni gati ta shisni pa pare fare thjesht me disa fjale te bukur…Prandaj dhe ne sot jemi kaq bukur se ne nuk respektojme te kaluaren dhe per sa kohe vazhdojme kshu keq e me keq kemi per te shkuar….
Ne pyetje per Idrizin, a ja ka bere dhomen e dyte te gjumit Nanos ? Per problemet dhe hallet e popullsise Came, nuk po e pyes se jane te dores se dyte. Ai dhe partia e tij i ka zgjidhur shume kohe perpara, shqetesimet e ngritura nga popullsise came dhe tani po hane frutet e punes se lodheshme, ne pozitat e z/ministrave, drejtor institucionesh dhe drejtorish.