Rama fiton gjyqin për shpifje ndaj ish deputetes, reagon Tabaku

Edona Llukacaj

Sipas raportimeve, Gjykata e Tiranës e ka mbajtur përgjegjëse ish deputeten e partise demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku është dënuar me 300 mijë lek gjobë, pasi u padit nga kryeministri Edi Rama. Në të njëjtën kohë, Tabaku  duhet të përgënjeshtrojë në faqen e saj në rrjetin social Facebook deklaratën e saj ku akuzon qeverinë për akte korruptive.

Në fillim të vitit 2019 qeveria hapi 17 gjyqe ndaj disa politikanëve të PD-së me akuzën e shpifjes.

Atë kohë kryeministri Rama deklaroi se me paratë që do të fitonte ndaj këtyre gjyqeve do të investohej në shkolla.

Një prej deputeteve të paditura atë kohë ishte edhe Jorida Tabaku për të cilën gjykata vendosi të enjten një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku nuk shprehet e penduar dhe duke e hedhur dyshim mbi paanshmerine e gjyqtares premton se do ta apelojë vendimin:

Në Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavertetat përgëzohesh. I qendroj deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë.

Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria.

Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime.

Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten.

E vërteta triumfon përherë”.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë rezulton të jetë politikanë që ka paditur më shumë rivalë politikë për shpifje.

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Mire ik paguaj leket tani dhe mesohuni mos llapni me si llapaqene si prijesi i Vicidolit.
    Jepni prova perpara se te shpifni si Saliu.
    Si majtas dhe djathtas mesohuni ti provoni me fakte ato qe akuzoni.
    Me nje te thene : ” Jam denuar politikisht ” nuk ja mbushni kujt mendjen. Kemi 30 vjet qe degjojme te njejtin refre. Paguani gjobat se te lek ju dhimbset sh ju.
    Ti je ajo qe ke thene: Do i vendos posobllok ne hyrje te Tiranes atyre qe nuk jane tironc eee?

  • Ju edhe kur thoni te verteten genjeni…
    Pyet ilirin dhe jozefinen per lulushen kur e pyet per oren

  • Jepi,denonco,sot 300 mije.por jo gjithenje me gjoba.kur perserit fajet,thellohet masa.moj korbe,moj korbe.mendo dhe per 3 foshnjat qe sapo polle.mos mendo vetem per “popullin.”

  • Po c’jane 300 mij per kete bukuroshen Tabaku; Ajo gati nji milion i mori para disa ditesh si shperblim per diegien e Parlamentit dhe te Kryeministrise sic muaren te tere rrugaceria “jashtparlamentare”per humbjet qe i shkaktuan ekonomise se vendit duke bllokuar rruge e mjete transpoti ne te gjithe vend!n

  • Nuk di te bej dallim midis dy te keqijave
    Te jesh karakurve familjare si Grida apo me shume se shtrige e keqe si kjoTabaku.

  • Në qoftë se nuk pendohet fajë dhe ta përgënjeshtoi në shtyp ,Tabakut duhet ti dyfishohet gjoba nga gjykata,edhe për akuzë e shpifje ndaj trupit gjykues. Kështu e do samarin .

  • Moj zonje , ku i kini gjetur keto shifra kaq “te sakta” dhe te besueshme , qe flisni me kaq bindje ?! Bindjen tende , nuk e kane as institucionet perkatese dhe vete drejtuesit kryesore te shteteve te rajonit , kurse ti , i mbajtke lidhjet me “Mesian” , qe flet kaq e sigurte ?! Keshtu te ndodh , kur hidhesh hu me hu , thote populli ,…me ne fund do te te ngulet nje hu , per te mos vazhduar me stilin e bajraktarit serb te Vicidolit , qe iu ka shperfytyruar te gjitheve , burra dhe gra ! Turp te kesh !

  • Kjo eshte nje femer nevrastenike , qe dridhet edhe kur flet . Ajo nuk mund te duroje me , te rrije pa pushtet , ndaj … , prej kesaj rrace mund te pritet gjithecka !

  • Shpifja eshte bere model sjellje ne PD prandaj kane humbur besushmerine ne publik.
    Keto gjobat mire ju bejne te vijne ne vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *