Rama, fjalim prekës për nënën dhe bashkëshorten

anazapta

Partia Socialiste ka organizuar sot një aktivitet me rastin e Ditës së Nënës. Kreu i PS-së ka mbajtur një fjalim prekës, përmes të cilit vlerësoi dhe falënderoi nënën e tij për mbështetjen në vite. Rama tha se nëna ka qenë për të pikë referimi gjatë gjithë jetës, ndërsa e ftoi atë së bashku me bashkëshorten, Linda, për një fjalim të shkurtër spontan.

“I konsideroj një privilegj që i njoh dhe punoj me to. Ne nuk jetojmë në një botë perfekte, por në një botë që duhet ta përmirësojmë dita-ditës dhe në përpjekjen tonë, në rrugëtimin tonë ne gjejmë përballë edhe ngjarje të një brutaliteti dhe shpërfilljeje të pashoqe, që prekin nëna, që prekin gra, vajza. Por megjithatë këto mbetem raste që nuk përbëjnë rregull. Rregulli është po ai: pa nënat ne nuk do të ishim as këtu ku jemi, as ata që jemi. Mësimi nga nënat tona është forma më e lartë e mësimmarrjes që tejkalon çdo shkollë, çdo universitet, çdo eksperiencë jete, ashtu sikundër falja e nënave tona për ne në momentet kur gabojmë apo harrojmë mësimet e tyre është forma më e lartë e faljes në këtë pjesë të jetës tokësore që na ka rënë të kalojmë falë atyre që na kanë sjellë në jetë. Ndoshta e rëndova pak gjendjen e përgjithshme të alegrisë që ndodhet këtu, por moment më të mirë dhe ditë më të duhur për të thënë fjalët e gjetura në thellësinë më të madhe të zemrës nuk kishte. Por e mbyll duke falënderuar gjitha ju nëna që jeni këtu bashkë me ne dhe përmes këtij falënderimi dhe të gjitha nënat që na dëgjojnë, gjyshet dhe nënat gra, shoqe të jetës, që na e lehtësojnë udhëtimin tonë në këtë botë. Shpresoj që pa mundur kurrë ndoshta të arrijmë në lartësinë e atyre vlerave që ju i mishëroni, të mundohemi çdo ditë  të përpiqemi drejt asaj lartësie, pa ju trembur perfeksionit që nënën time e ka bërë që shpesh herë të jetë e ashpër dhe shpesh të mos harrojë se perfeksioni nuk i takon kësaj bota dhe kështu të jetë edhe e ndjeshme, në atë masë që di të jetë vetëm një nënë për të falur gabimet e djalit të saj. Pa dashur të të kërkoj të mbash fjalim, do të doja që në këtë ditë kaq të madhe të ma shkulësh pak veshin.

Aneta Rama: Unë e di që kam qenë gjithnjë një pikë referimi për ty, por e thënë publikisht më ke emocionuar shumë.

 Edi Rama: Unë e dua shumë jetën dhe nuk resht asnjë herë së kërkuari prej saj, do të doja të plotësoja pjesën tjetër për t’u ndier plotësisht i lumtur mes dy grave të jetës time.

Linda Rama: Ju të PS-së kështu bëni, ta jepni fjalën edhe kur nuk je e përgatitur. Mora kaq emocion kur u ballafaqova me kaq shumë gra me flokë të bardha, që nuk e dinin se ç’ishte politika deri në momentin kur fëmijët e tyre futen në politikë. Këtu kam parasysh edhe nënën time, që i është dashur në tre vitet e fundit të mësojë se ç’është politika dhe natyra e saj e brishtë më ka bërë të mendoj se nuk do ta përballonte dot, me një figurë kaq … me një dhëndër kaq të mirë dhe personalitet publik me peshë në jetën e vendit. Më ka befasuar nëna ime, sepse në momentin që ka pasur një problem për shkak të shpifjeve dhe sharjeve, në asnjë moment nuk kam parë merakun për veten e saj. Ajo më ka thënë: Bëju Edit mbështetje.

Share This Article
37 Comments
  • Nepermjet ketij komenti dua te uroj gjithe grate, nenat e dashura dhe te shumevuajtura shqiptare, qe gjithe jeten ia kushtuan families dhe rritjes e edukimit te femijeve te tyre. Ato nena qe kane bere aq shume sakrifica per femijet e tyre. Ato qe u dhane bekimin femijeve te tyre te shkonin ne emigracion per nje jete me te mire. Ato nena qe, per hir te se ardhmes te femijeve, lane atdheun e tyre dhe u enden vendeve te botes duke sakrifikuan aq shume. Uroj qe te gjitha nenat shqiptare kudo ku jane: Gezuar Festen e Nenave, paci nje jete me te mire ashtu si gjithmone e keni merituar!

    Pershendetje
    Livia, Australi

    • Nje fjalim te tille mund ta beje nje njeri i madh, nje njeri me zemer te madhe mund te bej nje fjalim te tille dhe aq prekes.

      • Populli Shqiptar meriton nje njeri si ti per Kryeminister dhe jo si ate qe kemi, ne meritojme per Kryeminister nje njeri me vlerat e tua qe tregon cdo here.

    • Ky eshte njeriu qe i duhet Shqiperise, ky eshte njeriu qe i duhet Shqiptareve, ky eshte njeriu qe duhet te behet Kryeminister mbas 23 qershorit sepse per njerez si ky kemi nevoje.

    • Je nje shembull i mire per te gjithe Z. Rama, je me te vertete nje njeri me vlera te larta, je nje njeri qe meriton te besesh Kryeminister mbas 23 qershorit.

    • Z. RAMA shihen qarte vlerat e tua, shihen qarte se ne cfare familje je rrit. Duke qarte diferenca e madhe qe ke me Saliun i cili eshte shume larg teje me vlera, JE ME I MIRI EDI RAMA.

    • Je i madh EDI RAMA, je me te vertet nje nder njerezit me te medhenje te Shqiperise, ti do te mbahesh mend gjate ne historine e Shqiperise per vlerat e tua dhe per sukseset tuaj.

    • EDI RAMA eshte nje shembull ideal per cdo Shqiptar nje njeri plot me vlera dhe virtyte te larta………..!!!!!!!! E GJITHE SHQIPERIA ESHTE KRENAR PER TY Z. EDI RAMA

    • A ka ndonjë Çil, ndonjë Çim, ndonjë Çan apo ndonjë Çup të Salih Shpellarit që të mund t’i verë në gojën e pistë të Saliut këto fjalë kaq të ndjera të EDI RAMËS?

  • Ky eshte Kryeministri Ideal qe do te kete shqiperia pas 23 Qershorit…krenare qe te mbeshtesim Edi Rama. Per ty ndjehet krenare jo thjeshte nena dhe gruaja jote por te gjithe shqiptaret.

  • Rama eshte nje shembull nga te gjitha aspektet,politikan,bashkeshort dhe bir i mrekullueshem!Respekti kaq i madh per diten e nenes dhe fjalet e thjeshta por me shume peshe,ia forcojne akoma dhe me shume imazhin Rames dhe familjes se tij!Ky eshte kryeministri qe meriton sot ne kete Shqiperia,nje vizionar qe po sjell ketu fuqine e munguar rilindjes!

  • Sot me shume se kurre cdo shqiptare dhe shqiptare eshte i bindur per te votuar Edi Ramen me 23 Qershore.

  • Edi Rama eshte shembulli ideal i nje djali familjare, i nje njeriu plot vlera dhe virtyte te larta…Nena jote dhe e gjithe shqiperia eshte krenare sot per ty Edi

  • Edhe pse ta shane e ta ofenduan deri ku nuk mbante me kujtimin e babait…edhe pse te perbalten nene, vellain, bashkeshorten…ti trgove maturi dhe dinjitet, per te mos u’a kthyer me te njetern monedhe….per te mos rene ne nivelin e te paudhit, ti tregove se je ndryshe nga ata qe perzijne familjen me poltiken. ti tregove se je i rralle dhe Bravoooo te qofte.

  • Edi Rama ti je me fat qe ke ne krah dy gra te mrekullueshme dhe po ashtu ata jane me fat qe kane ne krah nje djale si ju….E gjtihe skuadra e Rilindjes eshte krenare qe punon me ju.

  • Zonjave te nderuara Aneta dhe Linda Rama u uroj festen e nenave. Zotit Edi Rama i uroj nga zemra: Fitore ne 23 Qershor, per te Rilindur Shqiperine, per nje jete me te mire per te gjithe shqiptaret por ne vecanti per grate shqiptare.

    Pershendetje
    Livia, Australi

  • Ne sot me shume se kurre jemi te bindur se ju jeni Kryeministri i denje per shqiperin..dhe ndaj do t’ju mbeshtesim ne keto zgjedhje me shume se kurre.

  • Vetem nje grua e forte si Linda mundi te perballoje nje vale shpifjesh dhe akuzash per faktin e vetem se eshte bashkeshortja e Rames

  • Kristina: Te gjitha po ju a pranojm cfar ke shkruer per Ramen,po kur thuani bashkshort,behesh e pa besueshem.Si e quani I rregullt kur eshte martuar pes here

    • njeriu mund te martohet edhe 10 here sepse shkaqet i dine vete te zotet .ka koka politike qe bejne edhe gabime ne jeten e tyre private ,bill klinton,miteran, shnajder i gjermanise 3 here ,pier trudeu etj etj.por i kane dhene vendit e vendi i nderon per punen e vlera e tyre .turp jy qe flisni se ju nuk flisni per Edi rama por per ato zonja te nderuara qe arsyet i dine vetem ata.Shikoni cfare familje fisnike qe ka qe duruan shpifjet e paloceve qe nuk kane ndodhur ne asnje vend te botes .
      nderim per ty Edi e familjen tende .JEMI ME TY se duam rilindje .kush nuk veshe e sy e mendje flet kot.

  • Te gjthe krenar per ty Edi Rama, ti je Kryeministri i ardhshem, model i shqiperis….Je lideri me vizion europian, je lideri me ideale te larta…

  • Edi Rama ka stil eshte i kohes eshte qytetar .Nena dhe babai i tij jane njerez te thjeshte qe nuk i kan bere keq askujt.Kurse matane zulsi, antiplumbi valixhja drurit konviktori ,pabuksi,pa pashportizim,pa sapun,duke pritur radhen per te bere dush nje here ne 10 dite do te rrije ne pushtet akoma.ALIEN.

  • me ka pelqyer gjithmon zoti rama ,per vizion e madh qe ka.me te vertet duhen te na perfaqsojne keta njerez qe kan vlera,ejo injorantet qe jane sot ne qeveri.bravo

  • Dhe më në fundë do lindi dielli që kemi kaq kohë që kemi pritur me një politikan të tillë ruga drejtë Europës është dhe më e lehtë

  • Moderatoro
    Nuk e ndihmon dot Ramen duke censurue komentet qe thone te verteten.Jeni te mjere ju dhe Rama.Vetem per prind dhe familje Rama nuk flet dot.Dielli me shoshe nuk mbulohet.

  • e degjova Edin kur foli dhe ne fakt e dallova qe edhe ai u prek.Nena eshte me e madhe sesa bota.Rrofshin nenat tona bujare dhe te dashura,ato qe ankohen pak dhe sakrifikojne shume.

  • Or kelmendas o i pa fytyre edhe sot gjrte me thene dicka te keqe per ramen ,ai nuk foli per poltik por per nenat shqipetare,mor ndyresire,por ju klyshat e sales keshtu jeni qe te gjithe te ndyre.

  • shqipe: Vertet kur martohesh njerzit thon o linde ose vdiqe.Mire se nje her themi ishte fati.Po 4 femra nuk mund ti quajsh se jan me faje,deshiroj me te 5 te plaken bashk.Ne jemi shqiptar ,nuk duhet krahasuar me njers te komsive te tjera.Bile ju arritni ta krahasoni me njers qe I ka njoft bota e jo nipi I Spiro Kolekes.Ne se ju u duket normale 5 martesa,te uroj te keni edhe ju ate fate ne se je e till.

  • Vetem nje gje harroj Edi Rama ne kete bashkbisedim , nuk falenderoj Berishen qe ne cdo momente ja permende familjen e Edit, dhe nga ana tjeter Berisha ka harruar ta kujtoje nene dhe babin e tij, kurre nuk i ze ne goje PSE ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *