Rama flet në Samitin e Vjenës: Qeveria ime e ndjeshme ndaj Shoqërisë Civile

redaktor

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin e Shoqërisë civile, ku diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile.

Në fjalën e tij Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se Qeveria është ndjeshme ndaj shoqërisë civile. “Në Shqipëri dëgjohet mendimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ajo rregullon Qeverinë”, u shpreh zoti Rama.

Ai shtoi se njerëzit mbi të gjitha kanë nevojë për rezultate në ekonomi. “Duhet të ecim më shpejt, pasi është e nevojshme të forcojmë ekonominë”, tha Kryeministri.

Gjate takimit, do të promovohet, gjithashtu, marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, iniciative kjo, e ndërmarrë nga Kryeministrat Rama dhe Vuçiç.

UX1A1004

Aleksandër Vuçiç: Nuk ka tension mes serbëve dhe shqiptarëve

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha qeveria e tij ka ndërprerë shpenzimet në mënyrë që vendi të rimëkëmbej.  Sipas tij rezultatet janë mjaft të mira. Gjithashtu Vuçiç falënderoi bashkëpunimin që ka me kryeministrin Rama.

“Ishim të parët në rajon që nisëm prerjen e shpenzimeve ekonomike sepse donim të kishim një rimëkëmbje të vendit. Besoj se rezultatet kanë qenë mjaft të mira.  Jemi përpjekur të ulim papunësinë dhe rezultatet janë pozitive. Ka qenë edhe mbështetja e FMN-së, që ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik. Do përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Jam mirënjohës ndaj zotit Rama sepse është treguar mbështetës. Nuk ka tension mes serbëve dhe shqiptarëve. Ajo çfarë kemi synim është stabiliteti në rajon, sepse duam që të ecim përpara”, tha Vuçiç.

Share This Article
14 Comments
  • Ashtu eshte . Je shume i ndjeshem ndaj shoqerise civile qe po te iken per pune e nje ”’ ajn brocen ” . Madje kur te thane qe shqiptaret po ikin , ti u mbylle mbrenda tek kryeministria qe u vrane 4 veta , dhe qe ti e leve , me lekat e populit , duke qare 7 dite rradhazi me oji .sidomos per ata qe burgose per korrentin . Fulloni qe vjedh per hobi eshte i lire . Ata qe vjedhin se skane ti i rrase mrena se zbaton ligjin . Dhe do me bo shtet me ata qe skane buke te hane . Votat i more te denoje saliun , por ti denove femijet e veizerve …………. Premtove 300.000 vende pune ? Mos e kishe fjalen per ne gjermani mo rilindas bojaxhiu ? Sorros nga shendeti si eshte mo . Fyell kalami ? I dalin leket per buken e gojes . Keta jane mostra .

  • Ballisti i penduar ma sjell humorin me lezetet e tij komentuese .por o z. Ballist nuk kuptoj nje gje, a ka shoqeri civile ketu te ne ? Ndjej rralle vetem nje a dy kesisoj dhe inekzistencen absolute te te tjerave ! E Thone shume kete qe them une,shume! Atehere per ke shoqeri civile eshte i ndjeshem ky kryeministri yne ? Per ato qe nuk ndjehen gjekundi ? He mor zoti ballist si te te them. A ke pare zotrote ndonje nga keto shoqerite pa nam e nishan ? Te lutem kontrollo se mos jane futur ne ndonje qymez te atyre te papenduarve? Po i gjete griji me mitroloz ? Nderime !

    • Per ke do me pa e degjuar,53% te shoqerise shqiptare nuk morri hic pjese ne maskaraden e radhes te ketyre votimeve! Foli kush per kete shumice?

    • @Pëllumb Zaimi

      Ai ka nënkuptuar ndjeshmërinë ndaj shoqërisë civile që “ulëret”, siç “ulërinte” ALEATI i qeverisë Topi kur ishte president, i cili i “nxirrte” Berishës ujin e zi me heshtje.
      Këta janë të një gjenerate tjetër njerëzore mor Pëllumb vëllai, janë për shekullin XXII, jo për këtë tonin.
      Këtu shoqëria civile dëgjohet njësoj si te kënga e mrekullueshme e Pol Sajmën dhe Art Garfankëll të titulluar “The Sound of Silence” (Tingulli i qetësisë). Kështu edhe këta janë aq të aftë sa të ndjejnë tingujt që vijnë nga qetësia “shurdhuese” e këtyre organizatave, që në Shqipëri me plot të drejtë meritojnë të quhen OJF (Organizata Jofolëse).
      E di si është kjo punë? Është njësoj si numri i komenteve të tua, që është mpakur shumë këto kohët e fundit; një mpakje që në veshët e mi vjen si ulërimë e cila më thotë “së në këtë forum nuk shkruhet më, pasi niveli i tij intelektual po bie përditë e më shumë”. Ja pra, ashtu si unë dëgjoj tingullin e heshtjes tënde, ashtu edhe qeveria dëgjon “Tingujt e heshtjes së Organizatave Jofolëse”.

  • bravo piktori,
    Po per shoqerine civile marrin vesh se ekziston kur mer financoi met nga buxheti I shtetit.Ajo nuk ka kohe as te mendoje e te leshoje ze ,eshte nje kafshe qe ripertyp gjithe vitin paret e buxhetit.
    Sa per shpenzimet qeveritare kemi qeverine me te madhe pa llogaritesh qeverite hije me emrin komitete ,borde e dreqi me te bire qe jane be numer te madh.Vetem ne Shqiperin e Saliut dhe te Rames ndodh qe nje zyrtar te kete vec detyres dhe veprimtari be shume borde,Me se merret qeveria dhe ku e gjejne kohen Keta kopile qe te justifikojne deri ne dhjete paga.
    Si gjithmone piktori genjen.

  • mashtrues i pafytyre, ndjeshmeria ndaj banoreve ne dhermi me prishje te kishes naten si tinzar e quan ndjeshmeri mor barbar.
    po pas qafe do ta kesh mos kujto se te besojne jashte.

  • Ndoqa debatin online dhe me beri shume pershtypje pasi Rama nuk ju pergjigj asnje pyetje nga perfaqesuesit e shoqerise civile. Ne nje nivel me ministrin boshnjak. Vucici mbajti shenime dhe ju pergjigj nje nga nje dhe me seriozitet.
    Rama thjesht beri shown e readies. Te shohim si do ece sot me Merkelin.

  • shume i ndjeshem eshte po i prishtet terezia se ze gjumi me keq se sala qe thoshte jemi te paret ne bote dhe ky te njejten gje po thote dhe ka leshuare ne menyre te pameshirshme jeniceret e tatimeve dhe cetnikete dhe me dhune gjithe biznesite te vogel qe tha jeni pa taksa o taksate e o ne burg si ne 45 injorantet komuniste te njejten gje ben dhe sote po e njejta gje vetem nuk ka vrasje dhe varje ne litare mjer fukarane ce gjeti dhe kure shteti te masakrone ste jep asgje asnje sherbime dhe te kerkone gjithcka seshte shet po terorizem

  • Besojne se ne kemi nje keqkuptim me Zoti kryeministrin : shoqeria civile nuk Jane ato shoqata te financuarnga Sorosi,alla shoqatat e Erioni…
    Pra kuptoje pse ai eshte ne hene e ne ne toke e pse nuk e kuptoje se shqiptaret po ikin se nuk Kane buke me henger!

  • Pashe nja 5 minuta estrade me Edvin Palloshin qe bente sikur fliste anglisht. Po nje kuriozitet e kam, perse ky palloshi i leviz gjithmone krahet si mulli me ere? Duket qarte qe nuk ka ekuiliber mendor dhe vuan nga mania e madheshtise. Genjeshtar dhe mitoman i papare, po do t’i vije koha edhe ketij te shporret si te tjeret e pastaj te shkruaje kujtimet si tallte prapanicen me shqiptaret e shqiptaret ta blejne librin e te kenaqen duke lexuar historine e tyre moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *