Në fjalën e tij gjatë punimeve të sesionit qendror të Samitit të Dytë të Diasporës, të zhvilluar nga kryeministri Rama dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, kryeministri i Shqipërisë e nisi me krahasimin dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në harkun kohor mes samitit të parë dhe këtij të tanishmit.
“Jo vetëm që shqiptarët në Shqipëri janë më mirë sot, se ç’ishin në kohën e samitit të parë, por ajo që konsiderohej si e pamundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot është realitet. Brenda këtij harku kohor, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut flitet shqip. Ne jemi të interesuar që ai shtet të ekzistojë, të përparojë drejt integrimeve euroatlantike dhe shqiptarët atje të jenë më mirë sot dhe në të ardhmen, sesa ç’kanë qenë dje. Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut, e aq më pak Maqedoni të Veriut në NATO apo BE”, deklaroi Rama.
Rama ftoi më tej shqiptarët në Tuz të Malit të Zi, të bashkohen dhe të lënë mënjanë armiqësitë e kota dhe të panevojshme me njëri-tjetrin, për të fituar dhe për të qeverisur në komunën e parë me shqiptarë në fqinjin tonë.
“Ti bashkohemi apelit të presidentit të Kosovës për shqiptarët në Tuz. Kudo shqiptarët bashkohen, janë më të mirët dhe fitojnë. Historia e ka treguar, nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin por edhe e sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne kudo ku bashkohemi nuk na mund dot askush. Ndaj shqiptarëve në Tuz iu them bashkohuni”, deklaroi Rama.
o.j/dita

Nga sondazhet e zhvilluara 79% e mjekeve shqiptare duan te largohen nga Shqiperia! Kur mjeket qe kane te ardhura mbi dore e nen dore nuk e durojne me gjendjen e rende ketu si pasoje e keqqeverisjes, kuptohet pastaj sa eshte perqindja qe kane mbare shqiptaret per ti ikur nje vendi qe qeveriset si mos me keq nga nje mburravec kokebosh si ky ne foto.
A mos je Edi Paloqja i SHQUP-t ti , more idjot , qe ne cdo koment qe ben , vjell vrer per gjithecka te mire qe behet per shqiptaret , sikur te ishe kolonel Janullatosi dv ?!
Shqiptaret ken qene te bashkuar drogaxhi komunist
Mos do me thane ky se diaspore na qenkan shqiptaret né makedoni e ne Tuz.duhet dikKush me i treguar ça eshte nje diaspore
Mos more E Rama ,deshiron ti ta besh te gjithe trojet Shqiptare komuniste , mos e dhente zoti . Leri denglat ,kete po e ben me deshiren e vet Amerika ,dhe mos u ngref si gjel ne maje te plheut o Rame .Je i djegur ,nuk te beson me njeri ty o anti zhvillim e anti Shqiptar .Je i vonuar ,hap krahun sa me shpejt o Ramush .
nuk can byth njeri per kete milet, keshtu qe rri i qete, se s’te mund vertet askush . kemi mund vetveten, me ciftin kriminel, meta- berisha dhe aventurir si …ti ne krye .
Mjekët gjermanë ikin në Norvegji ose Kanada sepse janë kushtet më të mira, mjekët hungarez e rumunë vijn në Gjermani se kushtet janë më të mira. Kështu është edhe me shqiptarët. Jo mirë por ky është realiteti.