Rama flet për politikën e jashtme: Greqia, partner strategjik

DITA Online

 

“Greqinë ne e duam një partner strategjik dhe negociatat me vendin fqinj janë shumë serioze”.

Kështu deklaroi të premten kryeministri Edi Rama në konferencën tradicionale për shtyp në fund të vitit me gazetarët.

“Ne negociatat i kemi dashur, por jemi ulur dhe po negociojmë gjëra që deri dje as mund të mendohej se mund të negocioheshin për shkak të servilizmit qesharak të politikës këtu në Tiranë ndaj fqinjëve”, tha Rama.

Përsa i përket varrezave greke, Kryeministri u shpreh se është thjesht dhe vetëm zhbllokimi i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme”. “Është një proces i dakordësuar që zhbllokohet”, tha Rama.

“Greqinë e dëshirojmë partner strategjik”, shtoi kryeministri, duke theksuar se “e kemi pasur në programin tonë trekëndëshin e partneritetit strategjik me Italinë, Greqinë dhe Turqinë”.

“Jemi shumë të inkurajuar nga fakti që po negociojmë. Është negociatë reale nga grupe ekspertësh, negociatë intensive. Raundi tjetër do të jetë së shpejti në Shqipëri për të mbyllur kapituj që nga ligji i luftës një absurditet, por që ka pasur një fuqi të madhe në një aspekt shumë të rëndësishëm të marrëdhënieve që ka të bëjë me pronat. Kjo është një arsye për të vlerësuar qasjen tonë të re me politikën e ardhshme, jo në linjat kryesore por në mënyrën e sjelljes dhe qëndrimit ndaj të tjerëve”, tha Rama.

Në aspektin rajonal, ai përmendi rastin e Maqedonisë, ku sipas Ramës, po bëhet normë ligjore ajo që nuk mund të imagjinohej deri dje, gjuha shqipe.

Share This Article
4 Comments
  • O gjatoja e PS.
    Nese i lejoni greqis teritore varrezash ne shqiperi.Ju pa asnji lloje te drejte ligjore te ndonji ligji i bani pronar.Kur ne fakt asht e vetmja e drejte qe te vendoset nji permendore apo nji cop shkembi Jo ma shume se 2m/2 ku te shenohet se ne kete vend rane heroikisht forca greke ne lufte kundra fashizmit Italian.

  • politika e jashtme eshte arritja e vitit!

    sigurisht bashke me zgjedhjet e lira, dhe marreveshjen qe mundesoi ato.

  • Greqia eshte superfuqi strategjike.SHBA eshte nje shtet i falimentuar andej nga Alaska.Me ShBA mund te tallesh si te doje by..ty,por me Greqine kujdes!Maloku i dha detin,Gjatoshi do ta mbushi me varreza,,neser kushedi i vete deri ne torren e Surrelit,apo ka vendosur te aarratiset sapo te dorezoje pushtetin?

  • Ne qofte se do te ndertohen varreza te reja per kriminelet grek nga qeveria shqiptare kjo perben shkelje kombetare dhe kalon privatish atehere cfar do presim nga qeveria shqiptare si dje dhe sot e kan bere kombin loder dhe e kan degjeneruar deri ne kapitullim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *